Si u zgjodh Basha në krye të PD?/ Ibsen Elezi zbardh manipulimet me votat
Ish kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi është rikt...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar kërkesën e Partisë Demokratike, për ndryshimet kushtetuese, ku ndër të tjera flitet edhe për reformën territoriale.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se më kërkesën për rikthimin e komunave, Basha po tenton të bëjë pazare, me premtimet se do i kandidojë për kryetar komunash.
Por, sipas Nishanit premtimet e Bashës janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet. Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.
?Lulzim Basha nuk heq dorë nga praktika e gënjeshtrës, hipokrizisë dhe teatrit vulgar në sjelljen e tij si politikan me opinionin publik dhe institucionet.
Ka dy arsye për këtë.
Ose nuk di mënyrë tjetër komunikimi dhe sjellje në këtë raport ose e ka pjesë të karakterit këtë model.
Të ashtuquajturat ?iniciativa për ndryshime kushtetuese? që ju servirën opinionit publik në përpëlitjet e pavlera të Lulzim Bashës, për ti ikur diskretitimit të madh që po pëson në sytë e të gjithë opinionit publik dhe atij ndërkombëtar, tregojnë edhe njëherë këtë problem të madh të tij.
Të prezantohesh si iniciator i rikthimit të organizimit territorial vendor në modelin siç ishte përpara 2015 me 300 e kusur bashki e komuna, pa një projekt konkret, të një harte konkrete ndarjeje territoriale, tregon cektësinë me të cilën e kupton përgjegjësinë e komunikimit publik si dhe paaftësinë totale për tu ulur e bërë një punë minimale.
Natyrisht që qëllimi është gjetkë e kushdo që ka ?dy pare mend? e kupton.
Do të dëshiroja t?u kujtoja të gjithë atyre personave që : në këmbim të mbështetjes, në këto kohë të izolimit të madh që anëtarësia e partisë i ka bërë L. Bashës, premtimet për tu kandiduar si kryetarë komunash, janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet.
Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.
Kjo jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të ketë 400 komuna, por mbi të gjitha sepse L. Basha nuk do të ketë më kurrë në dorë të caktojë kandidaturat për bashki, komuna e deputet të Partisë Demokratike !?-shkruan Nishani.
Më tej, ai ka komentuar edhe ?Vettingun e politikanëve?, të cilin e cilëson si një plan djallëzor të Ramës dhe Bashës.
?Po aq djallëzor është skenari Rama-Basha për ti ikur vetingut real të politikanëve.
Loja me gjoja amendamente për vetingun nga SPAK-u, nuk mashtron dot më askënd.
A e ka dëgjuar ndokush L. Bashën të flasë për ; ?sekuestrim të pasurive të paligjshme të politikanëve? ? Askush !
Atë ka tmerr ta përmend L. Basha !
Vetingu nuk është procedurë normale, formale apo e zakonshme që t?ja kërkojmë SPAK-ut apo ASPAKUT, sa për tu tallur me shqiptarët.
Jo ! Vetingu organizohet pikërisht si një proçes ?ekstra? nga struktura të posaçme ngritur enkas për të, pikërisht për faktin se institucionet aktuale formale nuk e ndërrmarrin dot aktin ligjor të pastrimit, këtë rast të politikës nga vjedhjet dhe grumbullimi i pasurive të paligjëshme.
Vetingu i politikanëve do të bëhet, do apo nuk do aleanca Rama-Basha.
As nga SPAK-u e as nga askush i pa zoti e i pa aftë, i kapur apo peng i pengmarrësve.
Shteti shqiptar do të kontraktojë auditë të nivelit të lartë dhe gjyqtarë të pavarur, nga vendet evropiane me sistemet gjyqësore dhe audituese më profesionale dhe të konsoliduara për të bërë një veting model të politikanëve.
Esenca dhe konkluzioni i të cilit nuk do të jetë thjesht nxjerrja jashtë politikës dhe administratës shterërore të këtij vendi të korruptuarve dhe inkriminuarve, por mbi të gjitha sekuestrimin e çdo pasurie të paligjshme e të pajustifikuar.
Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë !?-përfundon posimin e tij ish-presidenti Bujar Nishani./CNA.al
Ish kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi është rikt...
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngj...
Ish-Ministrisë Drejtësisë Ylli Manjani ëhstë shprehru pro Ve...
Test LinkBrenda kultit global të Al Kapones/ Pse gangsteri i...
Kreu i PD në detyrë Lulzim Basha, është zgjuar herët sot në ...
Aktivistja shqiptarja, Evi Kokalari ka reaguar sërish ashpër...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxjerrë sot në mb...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë me një video...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “A...
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 i dhanë PS-së drejtim...
Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhë...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu ka komentuar vettingun e poli...
Kreu i Partisë Demokratike Basha ka deklaruar sot se ka mbës...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka reaguar menjëherë pas lajmit ...
Vetingu i politikanëve ka qenë një nga pikat e amendamentit ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur lidhur me shtyrjen...
Në një mbledhje urgjente që po zhvillohet në degën lokale të...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi ditën e sotm...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpra ...
Lulzim Basha po ndihet çdo ditë dhe më i humbur. Ish kryemin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...