Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financiar të sektorit energjetik me krizën që po ndodh në tregun botëror, e vërteta është se qytetarëve po u ngarkohet fatura e një krize korrupsioni. Kjo nuk është demagogji, por matematikë. Konsideroni 4 vitet e fundit.
Në periudhën 2018-2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike në tregun e parregulluar duke arkëtuar plot 200 milionë euro. Këto janë të ardhura shtesë, veç të ardhurave të garantuara për mbulimin e kostove të operimit, mirëmbajtjes dhe investimeve në Kaskadë. Pse?
Çdo vit KESH shet 3.9 terra vat energji tek OSHEE për të furnizuar familjet dhe biznesin. Mbi këtë sasi, Ministria e Energjisë i përcakton KESH një çmim shitje të tillë, i cili garanton të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht kostot e operimit të Kaskadës, por edhe investimet në HEC-e. Aktualisht ky çmim është 1.5 lekë për kilovat dhe i siguron KESH-it 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro të ardhura në vit.
Pra për ta thënë shkurt, KESH ka nevojë për 50 milionë euro në vit që të operojë Kaskadën e Drinit si dhe të financojë investimet për të cilat ajo ka nevojë. Por arkëton mesatarisht dyfishin e kësaj shume ose 100 milionë euro në vit. Pyetja tani shtrohet, ku kanë shkuar 200 milionë eurot shtesë që KESH arkëtoi në katër vitet e fundit?
Përgjigja është një; në tendera. Shpesh në tendera të çuditshëm, që nuk kanë lidhje as me sigurinë e furnizimit të vendit me energji, as me rritjen e efficencës në prodhimin e energjisë. Vetëm këtë vit ka dy shembuj ulëritës, të cilat tregojnë qartë se sa babëzisht menaxhohet Korporata Elektroenergjetike.
Në shkurt të këtij viti, KESH hapi një tender 20 milionë euro për ndërtimin e një rruge nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në atë të Komanit. Në fakt ajo është një rrugë ekzsituese nacionale, që i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por babëzia për tendera kishte arritur deri në atë pikë, sa që KESH po bënte dhe tendera rrugësh. Tenderi u anullua për shkak se kompanitë u ankuan për korrupsion dhe më vonë filloi kriza energjetike. Por ky nuk është rasti i vetëm. KESH ka bërë tendera për parkime, për mole jahtesh dhe tragetesh, për zbukurim rrugësh me drita etj. Këtu fluturuan 200 milionë eurot.
Nëse 200 milionë eurot do të ishin përdorur për të krijuar fondin e garancisë, një instrument i cili mbledh paratë në vitet e mira energjetike për t?i përdorur në kohe te veshtira, sot Shqipëria nuk do të kishte asnjë krizë energjetike. Çmimi i energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh nuk do të kishte nevojë të rritej dhe borxhi publik i vendit nuk do të shtohej me 200 milionë euro për shkak të garancisë sovrane.
Në fakt, fondi i garancisë nuk është një projekt abstrakt. Krijimi i këtij instrumenti ka qenë në plan që në vitin 2010. Por babëzia për të bërë tendera ka qenë më e fortë se sa nevoja për të siguruar furnizimin e vendit me energji ndaj fondi ka mbetur thjesht në letër.
Shifrat tregojnë qartë se sektori energjetik shqiptar është i aftë të garantojë plotësisht furnizimin e vendit me energji edhe në kohë krizash globale si kjo, pa patur nevojë të zhytet në borxhe, të marrë subvencione nga buxheti i shtetit apo të rrisë çmimet për qytetarët. Ndaj tani ka ardhur koha, që kompanitë publike të energjisë të vihen të gjitha nën hetim. Çdo tender, çdo qindarkë e shpenzuar dhe çdo transaksion për shitje apo shkëmbim energjie. Sepse është e qartë që kjo është krizë korrupsioni, e cila ka përgjegjës me emra./ CNA.al
Nga Dr. Alban HaxhiSi një shtetas shqiptar, si një mjek i pë...
Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit ...
Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK ka ...
24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e i...
Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim...
Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi plan...
Nga Ilir Levonja Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berish...
Nga Miron ÇakoKriza nga ana ekonomike si fjalë e ka kuptimin...
Nga Ekrem SpahiuAhmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga st...
Nga Erion Piciri Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare ni...
Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet ...
Nga Zef ZefiMe sa duket edhe Drejtoria e Sigurimit të Shteti...
Nga Elvi FUNDO Lulzim Basha është njeriu me më shumë ...
Kryeministri Rama nuk mund të bëjë analistin e tregut, por d...
Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës ...
Nga Skënder MinxhoziKa qenë e paparashikuar që Sali Berisha ...
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri Gjatë parashtrimit të programit të...
Ka disa gjëra me të cilat identifikohet Kryetari i PD, që ia...
Nga Elvi FUNDOFatbardh Kadilli, një nga personazhet më të dë...
Nga Gent StrazimiriNuk ka një “çështje Berisha” në PD!Ka një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...