web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Suedia publikon listën për sfidën me Kosovës, grumbullohet edhe Ibrahimovic

28 Shtator 2021, 11:25, Sport CNA

Në tetor zhvillohen ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Kombëtarja e Suedisë më 9 tetor përballet me Kosovën, ndërsa më 12 tetor luan me Greqinë.

Trajneri suedez, Jane Andersson tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.

Për këto përballje është ftuar edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic i cili momentalisht është i lënduar megjithatë duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Kombëtaren.

Suedia pas katër ndeshjeve të zhvilluara ka nëntë pikë të grumbulluara dhe zë vendin e dytë në grupin B të kualifikimeve. Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Kombëtarja e Suedisë.





Lajmet e fundit nga