‘Rritja e çmimeve”/ Tabaku zbardh mesazhin e Ramës
Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku, ka den...
Nga Klodian Tomorri
Në vitin 2009, qeveria e Sali Berishës hoqi tatimin mbi vleren e shtuar për shërbimet arsimore. Politika, e cila ishte pasojë e lobimit të fortë nga universitetet private, pra një lloj korrupsioni i butë, u justifikua në publik se do të ulte çmimet për studentët duke lehtësuar familjet shqiptare nga kostoja e arsimimit të fëmijëve.
Taksa 20 për qind u bë zero, por tarifat e universiteteve private, jo vetëm që nuk u ulen por u rriten. Rezultati i vetëm i politikës ishte se përmes saj qeveria transferoi 5 milionë dollarë në vit nga taksat e qytetarëve tek llogaritë private të pronarëve të universiteteve.
Kur e pa se kishte bërë një vrimë të madhe në ujë, administrata e atëhershme nisi të kërkonte llogari nga universitetet private se pse nuk i ulen tarifat me 20 për qind. Përgjigja e tyre ishte epike: kemi rritur cilësinë e mësimdhënies. Për ata që e kanë harruar, ishte koha kur për dy ditë mund të bëheshe fizikant bërthamor me diplomë.
Historia ka tregur se politikanët dhe qeveritë janë shumë më iracionale se individet. Në rrafshin individual, vetëm një idiot mund të bëjë të njëjtin eksperiment disa herë dhe të presë rezultate të ndryshme. Por politikanët dhe qeveritë e bëjnë shpesh këtë.
Në vitin 2017 erdhi radha e socialistëve për të çarë TVSH-në. Këtë herë ishin hotelet, të cilëve u hoq TVSH e fjetjes. Justifikimi ishte sërish i njëjti; do nxisim turizmin dhe do ulim koston e pushimeve për qytetarët. Në 2018-en, vit me vit çmimet e fjetjes në hotel u rriten me 4.7 për qind sipas INSTAT.
Përdorimi i taksave si instrument për masa sociale është gjithmonë një politikë e keqe. Madje, shumë e keqe. Për tre arsye.
Se pari, ulja e taksave nuk shkon asnjëhere në ulje cmimesh për konsumatoret, por mbetet si fitim tek tregtarët dhe prodhuesit. Kjo pasi ekuilibri i cmimeve është shumë i vështirë për t?u thyer me heqje taksash.
Se dyti, edhe sikur ulja e taksave te reflektohej plotësisht në uljen e çmimeve, ata që do të përfitonin më shumë, do të ishin ata që konsumojnë më shumë. Domethënë të pasurit. Pra nga politike sociale, ulja e taksave kthehet në një instrument regresiv që favorizon të pasurit duke hequr para për të varfrit nga buxheti publik.
Së treti, në rastin e prodhimeve bujqësore, ulja e tvsh-së dërrmon prodhimin vendas. Qumështi i fermerëve shqiptarë do të nxirret jashtë loje nga ai i fermerëve serb, qe do hyje ne dogane pa tvsh. Keshtu per grurin, miellin, vezet etj.
Propozimi i opozitës për të ulur ne 6 për qind tvsh-ne e shportes se artikujve baze është përpjekja më e gabuar që një opozitë mund të bëjë për t?u dukur se po bën opozitë. Sigurisht, ndërhyrjet ne taksa janë politike. Dhe Edi Rama nuk është votuar për të ulur tvsh-në e miellit. Madje as opozita nuk e ka patur këtë në programin e saj. Ndaj e gjitha kjo është një përpjekje jo serioze për t?u dukur gjallë.
Politikat sociale janë shumë më efektive në kahun e shpenzimeve. Kur rriten cmimet, qeveria kompeson shtresat e marzhinalizuara duke rritur shpenzimet e mbrojtjes sociale. Kjo është eficente dhe targeton pikërisht ata që kanë nevoje duke mos shpërdoruar burimet publike për të financuar të pasurit.
Po. Ka një rast kur politika fiskale mund të justifikohet si politikë sociale. Eshtë rasti kur shteti kontrollon cmimet dhe masa i prek të gjithë. Kjo ndodh tek çmimet e utiliteve si energjia apo uji. Nëse qeveria do të ulte tvsh-në e energjisë apo ujit në 6 për qind, fatura e çdo familjeje shqiptare për këto shërbime do të lehtësohej automatikisht me 14 për qind. Sërish ata që do të përfitonin me shumë do të ishin të pasurit, por të paktën politika mund të justifikohej sepse do të lehtësonte të gjitha familjet, përfshire të varfrit.
Do të ishte shume më serioze nëse opozita do të propozonte uljen e tvsh-së për energjinë dhe ujin. Janë të paktën 15 vende të BE-se që kanë tvsh të zbutur për këto shërbime. Por me sa duket opozita është kapur në panik dhe i duhet të tregojë se po bën opozitë. Duke bërë vrima në ujë./CNA.al
Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku, ka den...
Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Le...
Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e CO...
Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të h...
Nga Beogradi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Be...
Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vi...
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti,...
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, ...
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...