web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisma për “Open Ballkan”/ Rama me qëndrim të prerë

27 Shtator 2021, 09:12, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është shprehur me qëndrim të prerë, në lidhje me nismën ?Open Ballkan?.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mosdakordësinë për këtë nismë, e ka konsideruar vetëm politike, por që nuk ndikon në marrëdhëniet mes tyre.

Rama tha se themeli i dakordësisë mes tyre është kombëtare e vëllazërore. Në Prishtinë, Rama theksoi edhe njëherë se nisma ‘Open Balkan’ është rruga e Rajonit për të mirën e përbashkët.

“Kam pas shumë mesazhe këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht toneve, thelbi ishte: ‘po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë?’. Por tani jam dhe më i bindur që ‘Ballkani  Hapur’ është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht që kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, marrdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi këtë mosdakordësi. Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie tjetër politike. Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të vijë kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme në Kosovë. Pyetja është çfarë mund të bëjmë ne për ta afruar atë ditë. Por këto arsyetime nuk janë kurrsesi arsye për të vënë në pikëpyetje dashurinë për atdheun dhe vëllazërinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën”, tha Rama.

Duke u ndalur tek situate në veri të Kosovës, Rama theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për çështjen e reciprocitetit të targave.

Rama tha se në këtë çështje nuk ka se çfarë të ndërmjetësohet, pasi e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë.

?Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç thonë ato bashkëkombasit ne rrjetet e mia sociale, me vëllain tim Vuqiqi, nuk ka çfarë ndërmjetësohet, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq kjo është shumë e qartë. Kështu që ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar, leximi çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë Teatër në Serbi është leximi më i gabuar. Parafytyroni sikur të ndodhte diçka, i takon kryeministrin në krah të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe mos të ngrij konfliktin. Unë e kam mbështetur tarifën 100% për të shtruar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar, për shkak se kaloi nga në akt për të shtruar problemin në një problem. Këtu nuk ka çfarë të ndërmjetësohet, ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rëndit dhe të sigurisë së Kosovës. Çfarë do ambasadori rus në kufi.?- tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga