Menaxhimi i pandemisë/ PD akuza Qeverisë
Deputetja e PD Albana Vokshi ka hedhur një sërë akuzash kund...
LRE – Lëvizja e Re ka vijuar aktivitetin e saj politik me takime ngado nëpër Shqipëri me anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e kësaj partie.
LRE është e vetmja parti e re që mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e cila pavarësisht rezultatit zhgënjyes që pati në këto zgjedhje, nuk e ndali ritmin dhe aktivitetin e saj politik.
Ditën e sotme LRE mblodhi Asamblenë e Degës së Tiranës.
Takimin e Asamblesë e hapi Sekretari i Përgjithshëm i LRE z. Luljan Strazimiri.
Strazimiri u shpreh se “LRE sot për sot është e vetmja alternativë reale e re përballë Rregjimit Postkomunist PS – PD – LSI – Tom Doshi. Unë kam jetuar 25 vite në SHBA dhe jam shtetas amerikan – vijoi Sekretari i Përgjithshëm i LRE z. Luljan Strazimiri – dhe jam rikthyer në Shqipëri vetëm për LRE. Në SHBA kam punuar në profesionin tim si Inxhinier dhe kam arritur deri edhe Drejtues i Lartë në Kompani Amerikane të Prodhimit dhe Robotikës me qindra punëtorë, por tani jam këtu në atdheun tim sepse dua që përvojën time profesionale në SHBA ta sjell në Shqipëri. E kam gjetur veten në LRE sepse e shoh LRE si të vetmen parti politike vërtetësisht idealiste, realisht të djathtë dhe sinqerisht të pastër.”
Më tej Asamblenë e LRE për Tiranën e përshëndetën Sekretarja e LRE për Tiranën znj. Kristina Nano dhe NënKryetarja e LRE për Tiranën znj. Elma Kraja e Sekretari Organizativ i LRE për Tiranën z. Tomorr Laze.
Në përfundim të Asamblesë, bëri përshëndetjen e tij edhe Kryetari i LRE z. Arian Galdini.
“Nuk është e lehtë të jesh Ideatori, Nismëtari dhe Kryetari i një partie të mohuar dhe dënuar me harresë nga Rregjimi Skuthokratik dhe i Korruptuar PS – PD – LSI – Tom Doshi. – u shpreh Kreu i LRE Arian Galdini -. Unë e vuaj shumë pamundësinë tonë për ta prezantuar tek shqiptarët projektin dhe komunitetin tonë politik. Por ja që Rregjimi Skuthokratik e i Korruptuar PS – PD – LSI – Tom Doshi, na ka dënuar me harresë dhe me mohim, refuzim, bllokim, izolim, e shpërfillje mediatike.
Të qenurit parti e mohuar, na e vështirëson pamasë punën. Ama ne ja ku jemi, të mohuar, të dënuar me harresë, të pamediatizuar, por në rezistencë e aktivitet të pandalshëm politik. Jemi e vetmja parti reale e re politike që takon njerëz realë ngado nëpër Shqipëri. Jemi e vetmja parti e re djathtë politike që as kemi lindur e as ekzistojmë si fragmentatizim i PD apo i ndonjë partie tjetër. Jemi e vetmja parti e re e djathtë dhe opozitare që nuk jemi krijuar nga të pakënaqurit e PD, të zemëruarit e PD, të lënët pasliste nga PD… Askush nuk na akuzon dot se ne përçamë PD, kafshuam PD, lënduam PD apo i bëmë dëm PD… Askush. Sepse ne fushatën tonë elektorale e bëmë pa asnjë ekuivok dhe krejt të ndershme. Ne u thamë haptazi mbështetësve dhe votuesve tanë se ne nuk duam as votat dhe as mbështetjen e demokratëve të inatosur apo demokratëve të zemëruar apo demokratëve të pakënaqur me PD.
Ne u thamë haptazi votuesve dhe mbështetësve tanë se ne nuk duam në LRE asnjë ish apo zyrtar të korruptuar të PD apo të pushteteve të PD. Ne u thamë haptazi e krejt ndershmërisht votuesve dhe mbështetësve tanë se LRE është qartazi kundër Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI. Pra asnjë nga votat tona nuk do të kishte shkuar kurrë për PD. Kurrë. Pra ne si LRE nuk i kemi hequr asnjë votë PD. Kush ka votuar LRE nuk do ta kishte dhënë kurrë votën për PD. Me pak fjalë, 3771 votat e LRE janë prova se një e djathtë e re opozitare po lind në Shqipëri. Prandaj ne e kemi mision rritjen dhe fuqizimin e kësaj të djathte të re opozitare në vendin tonë. Ne jemi LRE, ne jemi e djathta humane, ne jemi shpresa e re që vjen nga Lëvizja e Re, jo nga fantazmat e së shkuarës. Ne jemi e djathta humane dhe partia opozitare antihajni, antikorrupsion, pro Reformës në Drejtësi dhe pro SHBA e pro BE.”
Deputetja e PD Albana Vokshi ka hedhur një sërë akuzash kund...
“Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetshme, nëse ka përpl...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar mbi situatën e fundit në ...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, ka zbuluar lëvizjet ...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka dhënë alarmin se PD-së i ja...
Ilir Vrenozi, zëri rebel i qytetarëve, i ka bërë thirrje kry...
Agron Gjekmarkaj, analisti i dikurshëm dhe deputeti i sotëm ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila një ditë më parë u pa në kra...
Foltorja e Demokratëve e iniciuar nga lideri historik Sali B...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari i është përveshur...
Ish-kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit, ka reaguar ashpër për ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rë...
Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë t...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Ball...
Kryedemokrati Lulzim Basha, pas braktisjes nga demokratët, d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në qytetin e Vlorës ...
Pas Tiranës dhe Fierit, lideri historik i demokrateve, ish-k...
Ish kryeministri Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga...
Ish kryeministri Sali Berisha nuk është kursyer aspak me aku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...