Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në prezantimin e programit për shëndetësinë dhe mbrojtjes sociale, tha se programi i transformimit të shëndetësisë 2030, do të prekë të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, duke theksuar se është koha të ridimensionohet çdo qelizë e sistemit shëndetësor.
?Zbatimi i Modelit të Autonomisë Spitalore do të jetë kryefjala e kësaj reforme. Do ta pilotojmë gjatë 2022, dhe deri në 2025 ky model do të jetë eksportuar në spitalet e tjera. Objektivi ynë është që spitalet tona publike të administrohen, sipas një sistemi që shpërblen mbi bazën e performancës. Një sistem që eleminon çdo abuzim dhe papërgjegjshmëri në kurriz të qytetarëve?, tha Manastirliu.
Manastirliu në fjalën e saj tha se kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të infrastrukturës në gjitha rajonet, duke theksuar se brenda vitit 2025 do të kemi katër pole spitalore.
?Kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të tjera të infrastrukturës spitalore. Do të finalizojmë brenda këtij mandati projektet e mëdha të modernizimit të spitaleve universitare dhe rajonale. Do zgjerojmë kapacitetet në spitalet universitare dhe rajonale për të përballuar urgjencat kardio-vaskulare dhe cerebrale-vaskulare. Viti 2025 do ta gjejë tërësisht të rehabilituar infrastrukturën e të gjithë rrjetit të qëndrave shëndetësore dhe ambulancave në çdo cep të Shqipërisë?, bëri me dije Manastirliu.
Duke theksuar filozofinë e qeverisë së Partisë Socialiste, drejt mbulimit shëndetësor universal, duke e konsideruar shëndetin si një e mirë publike, Manastirliu bëri me dije angazhimin për financimin për shëndetësinë.
?Deri në vitin 2030, ne synojmë ta çojmë financimin publik për kujdesin shëndetësor, në 70% të shpenzimeve totale për shëndetësinë. Eshtë një objektiv ambicioz, por ne jemi të qartë dhe të vendosur: asnjë familje shqiptare nuk duhet të bjerë në varfëri, për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor?, u shpreh ministrja Manastriliu në fjalën e saj.
Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës së saj se, programi i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale parashikon zgjerimin e programeve për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale.
Programi parashikon edhe krijimin e 10 qendrave model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio ?shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë dhe kujdesin paliativ brenda 2024.
Teksa ka vënë theksin ne sigurimin e aksesit periodik të shërbimit shëndetësor për qytetarët, Manastirliu tha se do të investohen ne modernizimin me tej të rrjetit të Urgjencës Kombëtare dhe do të ndërtohet Programi Kombëtar i mjekësisë së specializuar të lëvizshme, me qëllim që qytetarët në zonat më të thella të vendit të kenë akses periodik në shërbimin shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se siguria dhe cilësia e barnave që qarkullojnë në treg mbetet prioriteti i punës së strukturave të MSHMS, duke rritur gjithashtu alternativat dhe disponueshmërinë e barnave.
Gjithashtu Manastirliu bëri me dije se brenda këtij mandati do të ndërtohet Platforma e Integruar e Shëndetit që zgjeron sistemet e shëndetësisë elektronike, sistemet e përgjigjes ndaj epidemive, tele-konsultat, me qëllim përmirësimin e efiçencës së sistemit shëndetësor dhe reduktimin e barrierave gjeografike dhe financiare për përfituesit.
Duke u ndalur tek situata e pandemisë, Ministrja Manastirliu ka deklaruar se fokusi i mandatit të tretë qeverisës në këto sektorë, do të përqëndrohet në vaksinimin e popullatës së targetuar dhe mirëmenaxhimin e pasojave post-COVID.
?Programi ynë Kombëtar i Vaksinimit, pavarësisht skepticizmit, nisi në një kohë kur jo pak vende nuk kishin ende qasje në vaksina. Kjo bëri të mundur një mbrojtje më të hershme të popullatës dhe rezultatin mund ta shohim sot, nëse bëjmë krahasimin me vendet fqinje, apo vendet e ngjashme me Shqipërinë. Deri më sot, kemi kryer 1 milion e 625 mijë vaksinime. Programi ynë do të vazhdojë pa u ndalur, sepse ne do të garantojmë furnizimin me vaksina, me objektiv final vaksinimin e plotë të popullatës target. Në mandatin tonë të tretë fokusi do të jetë në menaxhimin sa më efektiv të pasojave post ?COVID?, deklaroi Manastirliu.
Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu tha se do të zgjerohet skema e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë, duke e ndërthurur me rritjen e aksesit në punësim.
?Do të zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe rrisim aksesin në punësim, nëpërmjet programit “Mbështetje për Ri-integrim”, i cili nga ana e vet, do të plotësohet nga programi “Shqipëria Punon?, duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara, për të arritur daljen nga skema e Ndihmës Ekonomike?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e vuri theksin edhe tek reforma e aftësisë së kufizuar, si një shtyllë e rëndësishme e programit të mbrojtjes sociale të qeverisë.
?Do të finalizojmë shtrirjen e Reformës së Aftësisë së Kufizuar bazuar në vlerësimin e ri bio-psikosocial, duke siguruar pagesat financiare dhe mbështetjen sociale për personat me aftësi ndryshe?, tha Manastirliu.
Duke e konsideruar si një program universal për familjet, Manastirliu tha se të vijojë mbështetja e mbi 30 mijë fëmijëve të porsalindur çdo vit, duke financuar Programin e Bonusit të Bebes.
Në prezantimin e programit të qeverisë për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale, ministrja Manastirliu u ndal edhe tek mekanizmi i Fondit Social, nëpërmjet të cilit do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave./ CNA.al
Lulzim Basha sot më një strategji të tij, u përpoq që ti ngu...
Nënkryetarja e PD, Grida Duma gjatë fjalës së saj në foltore...
Ish kryeministri Sali Berisha zbuloi aksionin e tij politik ...
Avokat Spartak Ngjela ka reaguar nëpërmjet një statusi në rr...
Gjatë takimit të Sali Berishës me demokratët në Tiranë nuk k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka rikthyer shpresën tek demok...
Kryedemokrati Lulzim Basha, nuk pranoi të mbajë fjalën sot n...
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra kun...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vendimin për përj...
Ish kryeministri Sali Berisha është pritur nga qindra milita...
Anëtari i “Grupimit për PD”, Bislim Ahmetaj, ka injoruar kre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Ish kryeministri Sali Berisha tha se Basha për interes të ka...
Pasditen e sotme, duket se ka filluar edhe beteja mes ish-kr...
Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një int...
Ish-presidenti Bujar Nishani, Voltana Ademi, Flamur Noka, Tr...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone mjaft...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se tento...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin e kryeminist...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...