web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Merkel mbërrin në Pallatin e Brigadave/ Pritet nga Rama

14 Shtator 2021, 08:35, Aktualitet CNA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur te Pallati i Brigadave. Aty është pritur nga kryeministri Edi Rama, më të cilin nis edhe turin e vizitës së saj.

Vizita e Merkel në Tiranë vjen në kuadër të ?Procesit të Berlinit?

Në Rinas Zyrtarja e lartë gjermane u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Pas pritjes zyrtare në Pallatin e Brigadave, kancelarja Merkel do të zhvillojë një takim ?kokë me kokë?, me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa pas takimit me Ramën, Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al





Lajmet e fundit nga