Takimi me anëtarët e KPK/ Yuri Kim mesazh të fortë: Shqipëria ka nevojë për drejtësi
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon të përcjellë me...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po shënon përparime të mëtejshme në përpjekjet e saj në ndihmë të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për ngritjen e një qendre trajnimesh për gazetarët e rinj të transmetuesit publik dhe studentët e gazetarisë.
Në datat 7-9 shtator 2021, Prezenca trajnoi shtatë gazetarë dhe redaktorë të mirënjohur të RTSH-së, të cilët do të jenë trajnuesit e ardhshëm të kësaj qendre trajnimesh. Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Trajnimit të Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU).
Ky kurs trajnimi për trajnuesit u konceptua dhe realizua nga menaxheri i trajnimeve të EBU-së, Frederic Frantz. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përfituan aftësi mësimdhënëse dhe metoda për përcjelljen e njohurive të reja, të cilat do t?i bëjnë ata të aftë që të zhvillojnë trajnime të suksesshme me punonjësit e RTSH-së në përgjithësi dhe gazetarët e rinj të transmetuesit publik në veçanti.
Bledar Zaganjori, Drejtori i Lajmeve dhe Aktualitetit në RTSH theksoi se: ?kurset e trajnimit të mbajtura kohët së fundmi rreth gazetarisë e lëvizshme me telefon dhe atë konstruktive ishin tepër të nevojshme dhe u mirëpritën. Ai shtoi se pas një viti trajnimesh online, ata do të dëshironin që trajnimet të organizoheshin me prani fizike, ku gazetarët dhe personeli teknik të kishin mundësinë të zhvillonin punë praktike gjatë trajnimeve.
Veç kësaj, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po ndihmon transmetuesin publik në hartimin e planeve afatshkurtra dhe afatmesme të trajnimit të personelit të tij. Më 10 shtator, Prezenca mundësoi organizimin e një tryeze diskutimi me drejtuesit e lartë të RTSH-së për zhvillimin e një strategjie trajnimesh dhe planin e trajnimit për dy vitet e ardhshme.
Strategjia në fjalë do t?i hapë udhë ngritjes së një Akademie Trajnimesh funksionale dhe efikase për RTSH-në. Prezenca e ka pajisur transmetuesin publik me pajisje teknike, si për shembull kamera, programe montazhi, sete ndriçimi, mikrofona dhe tripodë që do të përdoren për përgatitjen e programeve të reja dhe qëllime trajnimi.
Asistenca e ofruar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri është pjesë e programit dyvjeçar të rritjes së kapaciteteve profesionale për RTSH-në, organizuar në bashkëpunim të ngushtë me EBU-në në kuadër të projektit ?Media në Fokus?, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE). Ky projekt ka si qëllim kryesor fuqizimin e RTSH-së përmes rritjes së kapaciteteve të gazetarëve dhe ndihmës për prodhimin e programeve kryesore të reja./CNA.al
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon të përcjellë me...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme te tuneli tek is...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën në fshati...
Aktivistët kanë thirrur një protestë në Tiranë, për të kërku...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së Pre...
Namir Lapadhaja, drejtues i PD në Berat, një përçarës lokal,...
Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon ...
Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar informacione nga Struktura ...
Kreu i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, ka nxjerrë një vendim për...
Me 15 shtator me rastin e inaugurimit të Teatrit Kombëtar të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një taki...
Nisja e sezonit të ri politik me fillimin nga puna të Kuvend...
Mbrëmja e sotme ka sjellë trafik të rënduar automjetesh në a...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjit...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Ditën e sotme një banesë në zonën e Shkozës është përfshirë ...
GJKKO ka lënë në qeli Lutfi Miftarin drejtorin e IKMT në Dib...
Dashnor KaloçiPublikohet historia e panjohur dhe e rrallë e ...
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë ka goditur mbrëmjen e sotm...
Sot është shënuar 20-vjetori i sulmit terrorist mbi Kullat B...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...