Senol Gynesh jep dorëheqjen nga kombëtarja e Turqisë
Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh ka dhënë dorëheqjen nga pos...
Për herë të parë në kampionatin shqiptar, Kategoria Superiore do të ketë një sponsor. Këtë të premte, në ambientet e stadiumit ?Air Albania? u firmos një marrëveshje 3-vjeçare mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë së internetit Abissnet, që do të jetë sponsor i Kategorisë Superiore. Duke nisur nga ky edicion e në tre vitet e ardhshme, përkatësisht, 2021-2022, 2022-2023, 2023-2024, ky kompeticion nuk do të quhet më Kategoria Superiore, por ?Abissnet Superiore?. Kjo kompani u shpall fituese më 3 qershor, pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kampionati, pasi paraqiti ofertën më të mirë.
Kjo marrëveshje e rëndësishme, e lidhur mes institucionit të vetëm të futbollit në vend dhe kompanisë së internetit ka si qëllim të sigurojë të ardhura shtesë për klubet e futbollit dhe që është bërë në shembullin e kampionateve më të mira europiane. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i kompanisë ?Abissnet?, Koço Kokëdhima, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore si dhe përfaqësues nga media.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Presidenti Duka i uroi suksese kompanisë Abissnet në këtë rrugëtim të ri. ?Sot në këtë event firmoset një marrëveshje e rëndësishme për Kategorinë Superiore Shqiptare që nga sot do të quhet Abissnet Superiore. Ky është rezultat i vetë Ligës Profesioniste, që dha frytet e para pas krijimit të Ligës, arritjen e kësaj marrëveshje, me një nga kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së internetit në Shqipëri, Abissnet. Uroj dhe jam i bindur që do t?i sjellë fat më shumë kampionatit shqiptar, jo thjesht për paratë që do të vijnë, por të ketë këmbën e mbarë për të pasur sa më shumë sponsor për kampionatin e Kategorisë Superiore. Kjo përkon edhe me hapjen e sezonit të ri futbollistik, që nis sot, me ndeshjen e parë ceremonial Teuta-Partizani në Elbasan Arena, për të vazhduar edhe me 4 ndeshjet e tjera dhe me këtë rast, unë uroj një fillim të mbarë të këtij edicioni. Uroj biznes sa më të mirë edhe kompanisë Abissnet, që të ketë mundësi ta mbështesë sa më shumë Kategorinë Superiore në Shqipëri. Edhe njëherë, falenderoj presidentin e Abissnet, Koço Kokëdhima, për vëmendjen karshi futbollit dhe Edvin Libohovën që ka arritur deri në finalizimin e marrëveshjes?.
Edhe Presidenti i Abissnet, Koço Kokëdhima, në fjalën e tij u shpreh se morën këtë vendim për t?u futur në ankand për të blerë emrin e Kategorisë Superiore, pasi kompania ka vlerësuar punën e vazhdueshme të klubeve të futbollit dhe rritjen e këtij kampionati. ?Falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për të gjithë kontributin e tij në zhvillimin e futbollit shqiptar në përgjithësi dhe për zhvillimin e futbollit të Kategorisë Superiore në veçanti. Ky zhvillim ka bërë që të perceptohet në mënyrë të qartë një vlerë tregu për emrin e kompeticionit të Kategorisë Superiore. Abissnet ka konstatuar dhe ka vlerësuar se emri dhe niveli i futbollit të Kategorisë Superiore në Shqipëri është rritur falë përpjekjeve shumë të mëdha dhe kontributit të posaçëm të presidentëve të këtij kampionati, nën drejtimin dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sot kemi një kompeticion ku promovohen shumë lojtarë shqiptarë në nivele të larta të futbollit, ku iu mundësohen përfitime të rëndësishme. Puna e vazhdueshme e klubeve të Kategorisë Superiore dhe e FSHF-së e ka bërë këtë kampionat tashmë tërësisht të pastër, të besueshëm dhe për këtë shkak ne kemi vendosur të bëjmë këtë bashkëpunim, të përdorim emrin e kompanisë sonë, Abissnet në këtë kompeticion, duke i dhënë emrin që do të mbajë për tre vite, Abissnet Superiore. Ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të shkojnë në stadiume dhe të ndihmojnë klubet e tyre, pasi nuk janë fitimprurëse. Ashtu sikurse ftoj edhe të gjitha kompanitë e Shqipërisë që kanë mundësi dhe vetëdije të lartë publike, të bëhen donatorë dhe sponsorë të klubeve të Kategorisë Superiore në veçanti dhe futbollit në përgjithësi, për t?i dhënë një mbështetje më të madhe futbollit të Shqipërisë?.
Abissnet Superiore do të nisë rrugëtimin e saj që sot, me ndeshjen e parë hapëse që do të luhet në stadiumin ?Elbasan Arena?, Teuta ? Partizani.
Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh ka dhënë dorëheqjen nga pos...
Skënderbeu do të startojë kampionatin këtë fundjavë me një t...
Ishte një start perfekt për Hansi Flikun i cili në tri ndesh...
Një mbrëmje historike dhe një rekord tjetër i pushtuar. Lion...
Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese...
Kristian Vieri ka dhënë një lajm të bujshëm në emisionin e t...
Partizani ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në prag t...
Paulo Dibala dhe Juventusi vazhdojnë të mbeten 2 milionë eur...
Hungaria ka lënë për të dëshiruar në ndeshjet e këtij muaji,...
Visar Bekaj kthehet në stërvitje me Tiranën, pak orë pasi në...
Sot starton edicioni i 83-të i Kategorisë Superiore. Sfida e...
Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për femra...
“Ne kemi vendosur të riorganizojmë kalendarin ndërkombëtar t...
Klaus Lundevkam është një nga ata ish-futbollistë të cilët e...
Aleksander Çeferin e ka cilësuar si të papranueshme idenë e ...
Momente tmerri në ajër, për futbollistët e kombëtares gjerma...
Premier League e këtij sezoni pritet të jetë shumë e luftuar...
Sulejman Starova do të kandidojë për postin e FSHF. Në vitin...
Klajdi Kola tërhiqet nga arbitrimi. Një nga gjyqtarët e njoh...
Kombëtarja mbylli 3 ndeshje kualifikuese me një rezultat mja...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...