Zgjedhjet në Gjermani/ AfD fuqi në mediat sociale
Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2021 facebo...
Qeveritë perëndimore paralajmëruan të enjten mbi rrezik për një sulm terrorist në aeroportin e Kabulit në Afganistan. Zyrtarë u kërkuan njerëzve të mbledhur në këtë zonë, që të zhvendosen në një vend të sigurt.
Në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Kabul thuhej se “për shkak të kërcënimeve mbi sigurinë jashtë portave të aeroportit të Kabulit, shtetasit amerikanë këshillohen që në këtë kohë të shmangin udhëtimet drejt aeroportit, përjashtuar rasteve kur marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë një gjë të tillë?. Po kështu zyrtarët e ambasadës u kërkuan “amerikanëve të mbledhur në portat e aeroportit, që të largohen menjëherë”.
Ministri i Forcave të Armatosura Britanike James Heappey tha për radion BBC se “ka njoftime tejet të besueshme për një sulm të afërt”.
Departamenti australian i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë paralajmëroi gjithashtu për një “kërcënim të lartë e vazhdueshëm terrorist”.
Ndërkohë kryeministri belg Alexander De Croo tha se qeveria e tij u dha fund operacioneve të evakuimit pasi dëgjoi nga Shtetet e Bashkuara e burime të tjera, për një sulm të mundshëm.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të mërkurën se Shtetet e Bashkuara shohin një kërcënim të mundshëm në Afganistan nga një grup i lidhur me Shtetit Islamik.
Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara “po operojmë në një mjedis armiqësor, në një qytet dhe vend tashmë të kontrolluar nga talebanët, me mundësinë shumë reale të një sulmi nga ISIS-K. Ne po marrim çdo masë paraprake, por situata është shumë e rrezikshme”.
Shtetet e Bashkuara janë zotuar të vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar nga Afganistani shtetasit amerikanë, ata që janë të pajisur me karta jeshile, aleatët si dhe afganë të tjerë në rrezik nga grupi taleban, edhe nëse kjo përpjekje do të kërkojë tejkalimin e afatit të vendosur për tërheqjen e trupava amerikane nga Afganistani, që është 31 gushti.
Nuk ka “afat për evakuimin e amerikanëve dhe afganëve që duan të largohen pas 31 gushtit”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të enjten se që nga 14 gushti, Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar ose ndihmuar në evakuimin e rreth 95,700 personave me avionë ushtarakë amerikanë e të koalicionit./VOA
Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2021 facebo...
Në aeroportin e Kabulit gjendja e sigurisë po përkeqësohet, ...
Polonia dhe Belgjika i dhanë fund operacioneve të tyre të ev...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara u zotua se do të vazhdojë pë...
A u transmetua Covid-19 nga kafshët apo erdhi nga laboratori...
Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani, pas m...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën (25 gusht) se ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 2,541 ras...
Policia greke ka vënë në pranga një 62-vjeçar, I cili akuzoh...
“Sa më shpejt që ta përmbyllim aq më mirë.” Me këtë fjali, p...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, e kontrolluar ng...
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se i përmba...
Një numër historik grash po udhëheqin aktualisht shtetet ame...
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra...
Të gjithë mësuesit e shkollave publike në Nju Jork City, si ...
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ka deklaruar se ...
Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën pandemike...
Në Kosovë vetëm brenda një jave u regjistruan 42 të vdekur d...
Qeveria greke ka marrë masa të tjera përsa i përket situatës...
Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...