Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë nga Kabuli shtetasit amerikanë, ata që janë banorë të përhershëm të SHBA-së (mbajtësit e kartave jeshile), aleatët dhe afganë të tjerë në rrezik edhe nëse kjo do të nënkuptonte tejkalim të afatit për largimin e forcave amerikane nga Afganistani, që është fundi i këtij muaji.
Nuk ka “asnjë afat për të evakuuar amerikanët dhe afganët që duan të largohen pas 31 gushtit”, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
“Ata nuk do të harrohen”, theksoi zoti Blinken ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “Siç thashë, ne do të përdorim çdo mjet ndihmës, që kemi në dispozicion, diplomatik apo ekonomik, për të ushtruar presion mbi talebanët në mënyrë që ata të lejojnë njerëzit të largohen nga vendi”.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se rreth 1500 amerikanë presin ende të evakuohen nga Afganistani, një shifër që sugjeron se kjo pjesë e operacionit ajror, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund të përfundojë para afatit të vendosur nga Presidentit Joe Biden për largimin e plotë të trupave nga ky vend, që është 31 gushti. Ndërkohë me mijëra afganë në rrezik po hasin vështirësi të hyjnë në aeroportin e Kabulit.
Zoti Blinken tha se Departamenti i Shtetit vlerëson se që prej fillimit të operacioneve të evakuimit më 14 gusht, ishin rreth 6,000 amerikanë që donin të largoheshin nga Afganistani dhe se deri tani rreth 4.500 prej tyre janë evakuuar. Shifra prej 6,000 vetësh është vlerësimi i parë publik nga Departamenti i Shtetit lidhur me numrin e amerikanëve që kanë kërkuar të largohen nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.
“Disa kuptohet që janë shumë të frikësuar”, tha zoti Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.
Rreth 500 amerikanë janë kontaktuar me udhëzime se kur dhe si të shkojnë në aeroportin kaotik të Kabulit.
Krahas tyre, 1,000 persona ose ndoshta më pak, janë duke u kontaktuar për të përcaktuar nëse duan të largohen. Zoti Blinken tha se disa prej tyre mund të jenë larguar tashmë nga vendi, disa mund të duan të qëndrojnë dhe disa mund të mos jenë në fakt shtetas amerikanë.
Nga 1000 persona, numri i atyre që “kërkojnë ndihmë në mënyrë aktive” për të lënë Afganistanin “është shumë më i ulët, e ka të ngjarë të jetë dukshëm më i ulët”, tha zoti Blinken.
Sipas sekretarit amerikan të shtetit 45 deri në 46 për qind e rreth 82,000 njerëzve që janë evakuuar deri tani, kanë qenë gra e fëmijë.
Të mërkurën zyrtarët amerikanë në Departamentin e Shtetit, Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë, vazhduan të hedhin poshtë kritikat mbi kaosin në portat hyrëse të aeroportit të Kabulit, duke theksuar suksesin e evakuimit të më shumë se 82,000 personave që nga fundi i muajit korrik, gjysma e të cilëve gra e fëmijë.
“Ne po shkojmë drejt realizimit të operacionit me të madh ajror në historinë e vendit. Dhe unë mendoj se kjo flet vetë”, u tha gazetarëve Jen Psaki, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
“Është e vështirë të mbivlerësohet kompleksiteti dhe rreziku i kësaj përpjekjeje?, tha sekretari Blinken në Departamentin e Shtetit.
“Ne po veprojmë në një mjedis armiqësor, në një qytet dhe vend tashmë të kontrolluar nga talebanët, me mundësi reale të një sulmi nga ISIS-K. Ne po ndërmarrim çdo masë paraprake, por situata është shumë e rrezikshme?, tha ai.
Disa ligjvënës kanë kërkuar zhvillimin e seancave dëgjimore në lidhje me atë që shkoi keq gjatë procesit të largimit të SHBA-së nga Afganistani.
“Komisioni i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve synon të kryejë një proces shqyrtimi me synimin për të vlerësuar politikat që çuan në rivendosjen e kontrollit të talebanëve në vend, përfshirë ato që nxitën marrëveshjen e administratës Trump në shkurt 2020, dhe se si ajo mund ta ndikojë strategjinë më të gjerë amerikane kundër terrorizmit”, thuhej në një deklaratë të mërkurën të kreut të komisionit, demokratit Gregory Meeks.
?Biden ka nënshkruar urdhrin e vdekjes për mijëra afganë që na ndihmuan”, tha senatori republikan Lindsey Graham për rrjetin televiziv Fox News, duke bërë thirrje për nisjen e procesit për shkarkimin e presidentit nën akuzën se ka “shpërfillur detyrën” si komandant i përgjithshëm.
Zoti Blinken u pyet nga një gazetar të mërkurën nëse administrata Biden, në pushtet tashmë prej shtatë muajsh është e gatshme të pranojë përgjegjësinë lidhur me atë që ndodhi me Afganistanin.
“Unë e marr përgjegjësinë. E di që presidenti ka thënë se e ai e merr përsipër përgjegjësinë. E di që të gjithë kolegët e mi në të gjithë qeverinë ndihen njësoj”, tha zoti Blinken.
Ai shtoi se do të ketë kohë për të parë pas se çfarë mund të ishte bërë ndryshe dhe në mënyrë më efektive, por tani për tani siç tha ai: “përqëndrimi im është tek misioni që kemi në dorë?.
Ambasada amerikane në Kabul sinjalizon rrezik në aeroport
Të mërkurën Ambasada amerikane në Kabul këshilloi qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë drejt aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai gjatë kësaj kohe, sipas një alarmi sigurie të lëshuar të mërkurën.
Ndërkohë në njoftim u kërkohej atyre shtetasve amerikanë që ndodhen në porta hyrëse të aeroportit që të largohen menjëherë.
Njoftimi u postua në faqen e internetit të ambasadës, dhe nuk jepte detaje rreth arsyeve.
Ai pason paralajmërimet e Presidentit amerikan Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të administratës për një kërcënim nga Shteti Islamik ndaj operacioneve te evakuimit, ndërsa turmat e njerëzve në portat e aeroportit po rriten, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi. / VOA
A u transmetua Covid-19 nga kafshët apo erdhi nga laboratori...
Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani, pas m...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën (25 gusht) se ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 2,541 ras...
Policia greke ka vënë në pranga një 62-vjeçar, I cili akuzoh...
“Sa më shpejt që ta përmbyllim aq më mirë.” Me këtë fjali, p...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, e kontrolluar ng...
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se i përmba...
Një numër historik grash po udhëheqin aktualisht shtetet ame...
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra...
Të gjithë mësuesit e shkollave publike në Nju Jork City, si ...
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ka deklaruar se ...
Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën pandemike...
Në Kosovë vetëm brenda një jave u regjistruan 42 të vdekur d...
Qeveria greke ka marrë masa të tjera përsa i përket situatës...
Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë n...
Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Krivaqën, i dyshu...
Në takimin virtual të G7-s, kryesuesja e radhës, Britania e ...
Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i d...
Dy muaj më parë, udhëheqësit e shtatë demokracive më të indu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...