Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Nga Artan Fuga
Në media kurrë nuk del ky fakt. Unë e di që ka gazetarë që do ta kishin qarë si lajm dhe si raportim. Por, unë e kam thënë: Gazetarët i prish media dhe median e prish politika dhe politikën e prish elektorati. Dhe elektorati pëson informacionin e mangët dhe politikën e keqe.
Hidhet vallja rrotullo!
Në fakt e kam fjalën se takoj pa fund njerëz të cilët as nuk vaksinohen, as duan të vaksinohen, madje kanë mosbesim të rëndë kur bëhet fjalë për të. Janë rob Zoti, nuk bëjnë protesta “antvax” si në Perëndim, por thjesht në heshtje nuk vaksinohen vetë, nuk vaksinohen familjarët, dhe kur bie fjala në biseda japin të gjithë argumentat e tyre se përse nuk duhet vaksinuar.
Që të sqaroj ndonjë keqkuptim, unë vetë dhe të gjithë rrotull meje e kemi cpuar trupin me vaksina. Pra, nuk po jap ndonjë shembull mosvaksinimi, përkundrazi. Edhe Covidin e kalova edhe vaksinën e bëra.
Por, që nga shoferi i traksisë, hidrauliku, kamarjeri, pa fund shtresa të gjera të popullsisë nuk kanë besim te vaksina. Unë nuk e di sa e mirë apo sa e keqe është kjo gjë. Këtë e dinë profesionistët. Por, unë gjykoj vetëm si profesionist në shkencat sociale dhe humane dhe si studjues i opinionit publik.
Kanë ikur tashmë teoritë konspiracioniste madhore që i kam trajtuar disa muaj më parë. Përse dyshojnë?
Dikush më thotë: Unë e kam kaluar Covidin, nuk pësova gjë, atëhere kur e kalova, përse të shtoj një rrezik potencial mbi trupin tim? Po më kapi, unë antikorpe do të kem dhe nuk kam arësye të mendoj që një infektim i dytë do të jetë më i rëndë.
Unë nuk e di nëse ky arsyetim është apo jo i drejtë. Por, di që unë nuk kam asnjë argument, në biseda kafenesh ta kundërshtoj atë.
Thjesht rri si budalla e dëgjoj duke tundur kokën për t’i bërë qejfin bashkëbiseduesit dhe ta bëj të më rrëfejë edhe më shumë nga vetja e tij.
Dikush më thotë: E ku janë eksperimentuar pasojat afatgjata të vaksinave? Ku e di unë që pas tre a katër vjetësh nuk do të japi pasoja negative? Kush e ka eksperimentuar nga këta që hiqen si të gjithëditur duke na dhënë sigurira të kota?
Unë nuk e di nëse ky argument ja vlen ose jo. Unë për vete kam bërë llogaritë e mia kur jam vaksinuar, por nuk ja bëj dot llogaritë tjetrit. Nuk mund ta mbroj dot nga vetja e tij.
A kam argumenta të sigurta se vaksina nuk ka asnjë pasojë negative mbi trupin e njeriut pas dhjetë vitesh pasi ai e ka marrë atë? Nuk e di fare. Nuk e kundërshtoj dot.
Mua në përgjithësi, si i pasionuar pas Niçes, më pëlqen rrezistenca popullore ndaj nesh intelektualëve, mobesimi i masave të gjëra ndaj nesh, ndaj politikës, ndaj diplomacisë, pavarësisht se populli mund ta ketë gabim. Mund ta kemi edhe ne gabim. Madje në historinë e Shqipërisë të gjitha poshtërsitë, maskaralliqet, hajdutlliqet, tradhëtitë kombëtare i kanë bërë familje të mëdha, elitat që mos qofshin, ata që drejtojnë dhe jo populli. Jo të gjithë, por vesi ka qenë jo te populli, siç thonë gjoja këta antipopulistët, kjo rracë egoiste, narciste e sëmurë, pothuajse psikopatë.
Dikush më tha: C’ta bëj vaksinën, kur ikën një virus dhe vjen tjetri? Pse o cdo vit do rri të bëj vaksina unë? Ik o mos u tall!
Unë nuk kam argumenta ta kundërshtoj! Di që janë rrezistenca të arsyeshme dhe pa argumenta të arësyeshëm, unë i shoh me admirim ata që rrezistojnë.
Unë vetë nuk rrezistoj, e bëra, ca nga frika, ca nga histeria e propagandës, ca nga shkalla e lartë e bindjes dhe e nënshtrimit që na karakterizon, ca nga inati, ca se hiqem si partizan i shkencës, o pika mua!
Por, si filozof, së paku i diplomuar kështu, asnjë argument nuk kam se përse u vaksinova dhe përse ata që nuk vaksionohen e kanë gabim që nuk bëjnë si unë.
Pse të bësh si unë është mirë dhe të mos bësh si unë nuk është mirë?
Nuk e di, unë u vaksinova, por i bindur nuk jam që bëra mirë, kur shihem te vështrimi tallës i atyre që nuk vaksinohen. Por, edhe atyre të drejtë nuk u jap sepse argumentat e tyre bazohen te skepticizmi : Kush më garanton?
Nga informacionet që qarkullojnë në web, gjithçka është bërë lesh arapi. Gjen çfarë të duash, si ta duash, ta besosh, mos ta besosh?
As mjeku nuk besohet sepse ai nuk e ka prodhuar vetë vaksinën! Një teori që mbrojti një ekip i kryesuar nga një akademik se gjoja po krijohej imuniteti i tufës, dhe për këtë nuk dihet sesa miliona po harxhohen, doli krejt fyçkë dhe nuk po vërtetohet fare. Më duket sikurse e kam thënë pa asnjë besueshmëri.
Atëhere çfarë faji ka mileti, sic e quajnë këta antipopulistët e ndyrë, që e trajtojnë popullin si tufë injorante, që nuk beson argumentat për vaksinën?
Puna është se as rrezistuesit nuk më bindin. Por, ata nuk më thonë : Mos e bëj vaksinën! Thjesht më shohin me sy ironik, me tallje dhe dhëmshuri. Pse unë duhet t’u çaj veshët me propagandë : Bëje vaksinën!
A nuk u bë vaksinimi pjesë e fushatës elektorale të zgjedhjeve të kaluara për deputet? Deputet kEmi parlament nuk kemi. As do të kemi. Kush e ndan nëse : bëj vaksinën! – është për të mirën time apo që unë të jap votën?
Mua më pëlqen rrezistenca popullore dhe kur nuk ka të drejtë. Por, po sikur mos kem unë të drejtë? Skepticizmi është shpëtimtar afatgjatë.
Pse nuk beson populli? Nuk beson sikurse tregojnë sondazhet se ka pak besim te qeveria, pak besim te opozita, aspak besim te politika, pak besim te shkollat, drejtësia, etj. Po aq pak besim ka edhe te vaksinat! Sepse shkalla e besueshmërisë institucionale e opinionit publik është me natyrë sistemike. Nuk mund të ketë besim te vaksina më shumë sesa ka besim te qeveria, nuk mund të ketë besim te vaksina më shumë sesa te Akademia, nuk mund të ketë më shumë besim te vaksina sesa te sistemi i shëndetësisë.
Media këtë anë nuk e kap dot. Antenat e saj këtu nuk kapin sinjale. Sepse nuk merret me popullin, i duket si populist populli, sikurse u duket qeveritarëve, politikanëve dhe ca intelektualëve që në propagandim e sipër bien ndesh me vlerën më të lartë të shkencës, dhe atë popullore: Skepticizmin!
Bindeni popullin, ndryshime ai ka argumenta për të mos u frikësuar nga argumenta që nuk i qendrojnë logjikës së tij!
E thashë, unë e kam bërë vaksinën sepse… jam i nënshtruar, argumentat që përdora për t’u vaksinuar janë thjesht pretekste për të mos i nxirë faqen vetes para vetes sime! Nuk e di a bëra mirë a keq! Por, unë u hodha me parashutë nga avioni pa parë poshtë ku do të bija§ Sepse avioni kishte marrë flakë./CNA.al
Doktoreshë Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes...
Doktoreshë Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes...
Cilat ishin risitë e zgjedhjeve dhe si mund të lexohet rezul...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me disa lajme ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me kabine...
Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje për mediat sot, ka vle...
Në fjalimin e tij përmbyllës të mandatit të dytë të qeverisj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se javën e ardhsh...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për mediat,...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, ka reaguar p...
Presidenti Ilir Meta vijon pushimet, duke shijuar bukuritë e...
Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji shtator, kur dhe pritet të...
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shpërthyer në akuza të forta ...
Ish drejtori i marrëdhënieve me publikun në Qeverinë Berisha...
Analisti Kim Mehmeti, ka bërë një tjetër shkrim kundër kryem...
Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ësh...
SHBA ka kaluar Shqipërinë në nivelin 3 të riskut prej COVID-...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...