web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk u ngope duke vjedhur”/ Akuza të forta ndaj Metës, i kujtojnë dhe grabitjen e floririt

25 Gusht 2021, 09:18, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta vijon pushimet, duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në rrjetet sociale nuk mungojnë edhe foto të tij, nga vende të ndryshme që viziton.

Së fundi, Ilir Meta ka qënë në Kepin e Rodonit, ku sigurisht nuk mund të mungonte edhe një foto e tij, që shijon perëndimin dhe bukuritë e asaj zone.

?Në Kepin e Rodonit, mrekullinë e bregdetit shqiptar.?-shkruan Meta, bashkëngjitur fotos së tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Metës, duke e akuzuar për vjedhjen e pasurive të shqiptarëve.

?Do kishte qënë më mrekulli mos të kishe vjedhur floririn e shqiptarëve?-shkruan një qytetar.

Kujtojmë këtu se ndër vite Meta është akuzuar për vjedhjen e floririt, por vetë presidenti i ka mohuar akuzat.

Personi që e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

?Nëqoftëse dikush mendon t?u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës?, ka deklaruar në atë kohë Berisha.

Një tjetër qytetar shkruan ?Ju keni zaptuar atë vend, ato toka me vila private. Për ne vendalit nuk ka ngel gjë. Ju po shijoni, ne ngelem rrugëve të Europës me ju pasuru juve. Ke mall me ardh ne vendin tënd. korrupsioni i lartë, çmimet të larta, rroga qesharake sdi ca më ju thanë?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?O Ilir floriri apo na jep dhe neve ndonje vilë ose euro nga ato që ke vjedhur se s?bëhet nami. Sa të ti marrë amerikani, jepja popullit se për hundesh do ju dalin ty dhe Mones, se nuk paskeni qënë të ngopur duke vjedhur?./CNA.al





Lajmet e fundit nga