Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gushti, përpara se talibanët të hynin në kryeqytetin afgan.
Shtëpia e Bardhë tha se gjithsej, që nga fundi i muajit korrik ishin evakuuar rreth 22,000 njerëz.
Ndër 17,000 të evakuuar gjatë javës së kaluar 2,500 janë amerikanë, tha Gjenerali amerikanËilliam Taylor të shtunën në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve se ai nuk kishte një “shifër të saktë? se sa amerikanë kanë mbetur në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.
Të premten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se numri i përgjithshëm varet nga disa faktorë. Ai shtoi se Departamenti i Shtetit po punon për të kontaktuar të gjithë qytetarët amerikanë që kanë njoftuar departamentin si dhe afganët në rrezik që kërkojnë ndihmë nga SHBA.
Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë “një kapacitet të jashtëzakonshëm transportit ajror”, zoti Price tha se “ne do të bëjmë aq sa mundemi, për aq kohë sa mundemi, për të evakuuar sa më shumë njerëz që mundemi”.
Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti të premten premtimin për të qëndruar në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen dhe afganët që rrezikuan jetën e tyre duke punuar për qeverinë amerikane gjatë 20 viteve lufte në Afganistan.
Zoti Biden tha gjithashtu se administrata e tij do të bëjë “gjithçka mundet” për të evakuuar në mënyrë të sigurt “aleatët afganë, partnerët dhe afganët që mund të jenë në shënjestër (të talibanëve)”.
Presidenti është përballur me kritika nga ligjvënësit amerikanë se administrata e tij nuk ka vepruar aq shpejt sa duhet për të zhvendosur amerikanët dhe afganët në rrezik, ndërsa talebanët po përparonin me shpejtësi në të gjithë vendin.
Gjenerali Taylor u tha gazetarëve të premten se në aeroportin e Kabulit ka rreth 5,800 trupa amerikane që po ndihmojnë në përpjekjet për evakuim.
Megjithë kaosin dhe dhunën e herëpashershme jashtë aeroportit, presidenti ka theksuar se ushtria amerikane e ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon me mijëra vetë, me qëllim që ata të largohen nga vendi deri më 31 gusht.
Ndërkohë po rriten shqetësimet rreth njoftimeve se afganët dhe qytetarët amerikanë kanë probleme të shkojnë në aeroport për shkak të pikave të kontrollit të talebanëve. SHBA-ja po vazhdon të komunikojë me komandantët lokalë talebanë për të mundësuar qarkullimin e njerëzve nëpër pikat e kontrollit.
Ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim të ri të shtunën duke këshilluar amerikanët të mos shkojnë në aeroport pa “udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane”, kjo për shkak siç u tha, të kërcënimeve të mundshme që paraqiten nga Shteti Islamik jashtë portave të aeroportit.
Zyrtarët amerikanë, që folën në mënyrë anonime, nuk pranuan të japin detaje rreth kërcënimeve që paraqet ISIS-i, por thanë se ato janë serioze./ VOA
Khalil Haqqani, një prej terroristëve më të kërkuar nga Shte...
Mes kritikave të forta për tërheqjen kaotike nga Afganistani...
Autoritet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se gjatë ...
Me dhjetëra mijëra njerëz në Afganistan vazhdojnë të presin ...
Presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë se Qeveria ...
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka ...
Bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Baradar, ka mbërritur ...
Twitter ka bllokuar llogarinë e zëdhënëses së guvernatorit t...
Ministrat e jashtëm të NATO-s, gjatë një takimi për situatën...
Për vizitorët nga Austria, hyrja në Spanjë nga dita e hënë e...
Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitari...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Moska dhe Berlini ...
Gazetarët afganë thonë se ata po jetojnë në frikë dhe janë t...
Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një deklara...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHKP) në Kosovë...
Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që kur ta...
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara...
Talebanët kanë rritur kërkimet e tyre për njerëzit që punoni...
Sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e R...
Gjenerali i Bundeswehr-it Jens Arlt, i cili drejton misionin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...