"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Sulmet ajrore amerikane po ndihmojnë në dobësimin e përparimit të talebanëve në të gjithë Afganistanin, megjithëse zyrtarët e Pentagonit paralajmërojnë se fuqia ajrore amerikane nuk do të jetë e mjaftueshme për të penguar ofensivën e kryengritësve.
Për javë të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme nga baza e saj ajrore Al Udeid në Katar dhe nga Gjiri Persik, duke goditur talebanët.
Por janë hedhur pikëpyetje lidhur me efektivitetin e sulmeve, ndërsa zyrtarët talebanë pohojnë se grupi ka kapur shtatë kryeqytete provincash gjatë pesë ditëve të fundit, kurse të martën shkroi në rrjetin twitter se kryeqyteti i tetë, Faizabad, në provincën Badakhshan të Afganistanit, ishte para rënies.
“Ne jemi të bindur se sulmet po godasin atë që ne po synojmë dhe po ndikojnë mbi talebanët,” u tha të martën gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, duke theksuar se sulme shtesë janë kryer “gjatë disa ditëve të fundit”.
Zoti Kirby pranoi se vetëm sulmet ajrore amerikane nuk do të jenë të mjaftueshme për të bllokuar luftëtarët talebanë.
“Askush nuk po thotë, askush nuk ka thënë këtu në Pentagon, se sulmet ajrore janë një ilaç që do të zgjidhë të gjitha problemet, të gjitha situatat në terren,” tha ai.
“Ajo që ne kemi thënë është se forcat afgane kanë aftësinë, kanë mundësinë dhe përparësinë numerike?, shtoi zoti Kirby, duke theksuar se ?çështja është te udhëheqja dhe vullneti për t’i përdorur ato aftësi”.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden i bëri jehonë të martën kësaj thirrjeje.
“Ata duhet të duan të luftojnë,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar se nuk do të ketë rishqyrtim të vendimit të Shteteve të Bashkuara për të përmbyllur tërheqjen e saj ushtarake deri më 31 gusht.
“Kemi shpenzuar mbi një trilion dollarë gjatë 20 viteve. Ne kemi trajnuar dhe pajisur me mjete moderne mbi 300,000 forca afgane,” tha presidenti Biden. “Ata janë më të shumtë se talebanët”.
“Ata duhet të luftojnë për veten e tyre, të luftojnë për kombin e tyre,” tha ai.
Zyrtarët amerikanë argumentojnë se lufta do t’i mundësojë qeverisë afgane të fitojë ndikim në negociatat me talebanët. Por, pavarësisht një njoftimi në fillim të këtij muaji nga presidenti afgan, Ashraf Ghani, se ushtria kishte nisur një fushatë të re për të stabilizuar vendin, ka pasur pak shenja përparimi në terren.
Në një seri postimesh në rrjetet sociale të martën, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, tha se luftëtarët talebanë kishin kapur kryeqytetin e provincës Farah të Afganistanit dhe tha se ishin “në prag të hyrjes në qytetin Feyzabad”, kryeqyteti i provincës Badakhshan.
Zëri i Amerikës nuk arriti të vërtetojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga zyrtarët e qeverisë afgane.
Zyrtarët amerikanë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë përtej afatit të 31 gushtit për tërheqjen ushtarake të Uashingtonit. Kjo përfshin një financim të propozuar prej 3.3 miliardë dollarësh për forcat afgane të sigurisë në buxhetin e propozuar për vitin 2022.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu thonë se Shtetet e Bashkuara tashmë u kanë siguruar forcave ajrore afgane tre helikopterë të rinovuar Black Hawk që kur filloi tërheqja majin e kaluar dhe se 34 të tjerë janë rrugës.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu në procesin e blerjes së më shumë avionëve sulmues A-29 Super Tucano për Afganistanin dhe vazhdojnë të ofrojë mbështetje mirëmbajtjeje nga larg. Uashingtoni, gjithashtu, ka premtuar se do të vazhdojë të furnizojë forcat afgane të sigurisë me ushqime e pajisje dhe të paguajë pagat e tyre.
Zyrtarë amerikanë, shfaqën shpresës se përpjekjet e tyre mund të gjejnë një mënyrë për të bindur udhëheqësit talebanë se ofensiva e tyre aktuale nuk është në interesin e askujt.
“Ka vend për përparim diplomatik”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke vënë theksin te prania në Doha të zotit Zalmay Khalilzad, përfaqësuesit të posaçëm amerikan për Afganistanin./VOA
Një biznesmen kanadez është dënuar nga një Gjykatë e Kinës, ...
Pas katër orësh video-konferencë, qeveria dhe landet në Gjer...
Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William ...
Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrje...
Dy drejtori arsimore në Teksas po sfidojnë një urdhër të lës...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Parlamenti i Lituanisë ka votuar për ndërtimin e një muri në...
Në Turqi zjarrfikësit vijuan betejën me zjarret në qytetin K...
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal të Serres...
Para samitit të landeve me federatën gjermane sot, sipas një...
Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv ...
Koreja e Veriut dënoi stërvitjet ushtarake të Shteteve të Ba...
Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë v...
Gjermania po e përgatit veten për negociata komplekse për fo...
Kërcënohet me jetë Papa Françesku. Një zarf me tre plumba ës...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht ...
Pasaporta e vaksinimit anti Covid bëhet e detyrueshme në Fra...
Një komision i Kombeve të Bashkuara që trajton çështje që li...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...