"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 deri më 15 shtator, sipas një dokumenti që ka arritur të sigurojë agjencia e lajmeve Associated Press. Ky afat mund të shtyhet nëse vaksina merr miratimin përfundimtar të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve ose normat e infeksionit vazhdojnë të rriten.
“Unë do të kërkoj miratimin e presidentit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme jo më vonë se mesi i shtatorit, ose menjëherë pas “miratimit të rregullt të vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve”, cilado që të vijë e para”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në një dokument dërguar trupave, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rregullin e ri.
Aishtoi se nëse niveli i infeksioneve rritet dhe ka potencial për të ndikuar në gatishmërinë ushtarake?do të veprojë pa hezitim më shpejtësi ose do t’i rekomandoj Presidentit të ndjekë një tjetër drejtim nëse do të jetë e nevojshme. Për të mbrojtur këtë vend, ne kemi nevojë për një forcë të shëndetshme dhe në gatishmëri”.
Rregulli pritet të njoftohet zyrtarisht të hënën.
Vendimi i Sekretarit Austin vjen pak më shumë se një javë pasi Presidenti Joe Biden u tha zyrtarëve të mbrojtjes që të zhvillojnë një plan për të bërë të detyrueshëm vaksinimin për ushtarët si pjesë e një fushate më të gjerë për të rritur nivelin e vaksinimit tek punonjësit federale. Masa pasqyron vendime të ngjashme tëndërmarra nga qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën, ndërsa vendet po luftojnë me variantin shumë më ngjitës delta të koronavirusit që ka shkaktuar një rritje të rasteve të reja të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, të shtrimeve në spitale dhe të vdekjeve që nuk është parë që nga dimri i vitit të kaluar.
Sekretari Austin thotë në udhëzimin e tij se repartet ushtarake do të duhet të bëjnë përgatitjet në javët e ardhshme për të përcaktuar sasinë e vaksinave që u nevojiten dhe mënyrën se si do të zbatohet rregulli i ri. Koha shtesë, megjithatë, është gjithashtu një shenjë e përçarjes së ashpër politike mbi vaksinën dhe mendimin se detyrimi për vaksinën ka të ngjarë të shkaktojë kundërshtime në mesin e kundërshtatëve të këtij veprimi brenda qeverisë shtetërore dhe asaj federale, Kongresit dhe publikut amerikan.
Kjo gjithashtu i jep më shumë kohë Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të dhënë miratimin përfundimtar për përdorimin e vaksinës Pfizer, që pritet të ndodh në fillim të muajit tjetër. Pa këtë miratim formal, Sekretari Austin do të kishte nevojë për një masë përjashtuese nga Presidenti Biden për ta bërë vaksinimin të deturueshëm për ushtarët.
Ushtarët shpesh jetojnë dhe punojnë në grupe nëpër kazerma dhe luftanije, duke rritur rrezikun e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në mesin e tyre. Dhe çdo shpërthim i madh i koronavirusit në ushtri mund të ndikojë në aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten në rastë të një krize.
Vendimi do të shtojë vaksinën kundër COVID-19 në një listë të vaksinave të tjera që ushtarët tashmë janë të detyruar të bëjnë. Në varësi të vendndodhjes së tyre në të gjithë botën, ushtarët mund jenë të detyruar të bëjnë deri në 17 vaksina të ndryshme.
Në udhëzimin e Sekretarit Austin gjithashtu thuhtet se për momentin, Pentagoni do të respektojë urdhrin e Presidentit Biden për kufizime shtesë për çdo anëtarë të personelit federal të pavaksinuar. Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskës, distancimin fizik dhe kufizimin e udhëtimeve të lidhura me punën.
Sipas Pentagonit, më shumë se 1 milion ushtarë janë vaksinuar plotësisht dhe 237,000 të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid-19./voa
Gjermania po e përgatit veten për negociata komplekse për fo...
Kërcënohet me jetë Papa Françesku. Një zarf me tre plumba ës...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht ...
Pasaporta e vaksinimit anti Covid bëhet e detyrueshme në Fra...
Një komision i Kombeve të Bashkuara që trajton çështje që li...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë sh...
Politikani serb, Nenad Çanak, i cili është edhe Kryetari i L...
Vala e protestave nuk e rrëzoi nga pushteti Aleksander Lukas...
Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëhe...
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me...
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngja...
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin g...
Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryeso...
Të dielën (8 gusht) Izraeli hapi qendra për testime të shpej...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë Perëndimore, si p...
“Lusim Zotin të mos sëmuremi sepse të arrish te doktori dhe ...
Në grindjen mes Polonisë dhe BE, qeveria e Varshavës duket s...
Maria Licardi, 70 vjeç, e dyshuar si një nga boset e mafias ...
Londra është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm të një dite ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...