Reforma në drejtësi/ Polonia sinjalizon kompromis me BE
Në grindjen mes Polonisë dhe BE, qeveria e Varshavës duket s...
?Lusim Zotin të mos sëmuremi sepse të arrish te doktori dhe ilaçet, pothuajse është e pamundur?, thonë për Radion Evropa e Lirë, të burgosurit në burgun e Idrizovës në Shkup.
Këto vërejtje ishin apostrofuar edhe në raportin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, me ç’rast, nga autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut, është kërkuar ?që të ndërmarrin veprime konkrete për jetësimin e rekomandimeve?, të cilat tashmë prej disa vitesh janë përmendur si detyrë për vendin.
?Mbrojtja shëndetësore që u ofrohet të burgosurve nuk është kualitative, për shkak të mungesës së gatishmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë veprime strategjike?, theksohet në raportin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës.
Por, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në përgjigjen ndaj kritikave të apostrofuara në këtë raport në fund të muajit korrik, janë përgjigjur se ?kushtet në burgjet e vendit dukshëm janë përmirësuar?.
Në pjesën që ka të bëjë me përkujdesjen shëndetësore, në përgjigjen e qeverisë, shkurt theksohet se me ndryshimet ligjore të vitit 2019, personat që vuajnë dënimin në izolim, për çdo ditë duhet t?i vizitojë mjeku dhe nëse konstatohet se kanë probleme me shëndetin, atyre u ndërpritet masa disiplinore, përkatësisht vuajtja e dënimit në izolim.
Të burgosurit ankohen për kushtet në burgje
V.L (që për shkaqe sigurie nuk deshi të identifikohet, por identiteti i tij është i njohur për redaksinë) i cili po vuan dënimin me burgim në burgun e Idrizovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se e ka shumë të vështirë të arrijnë deri te mjeku, nëse kanë probleme shëndetësore.
?Nëse flitet për shërbime shëndetësore, mjekësi apo për marrjen e terapive për njerëzit e sëmurë, këtu në burg, atëherë lirisht mund të them se ky është luks i madh. Kushtet janë jashtë normales. Këtu vetëm dy mjeke punojnë. Pra formalisht, dy mjeke janë në punë, por edhe ato nuk janë të rregullta në punë, punojnë nga dy orë, përderisa vetëm një ndërtesë ka 500 veta (të burgosur). Në mbrëmje nuk ka asnjë mjek kujdestar. Problem tjetër është se na përziejnë me ata të cilët janë të sëmurë nga Hepatiti C dhe e dimë se kjo sëmundje bartet,…. kemi frikë se jo vetëm ne do të infektohemi, por këtë do t’ua bartim dhe familjarëve tonë gjatë vizitave?, thotë V.L.
V.L thotë se problematike mbeten hapësirat e pamjaftueshme në dhomat e parapara për tre apo katër të burgosur, aktualisht qëndrojnë shtatë apo tetë persona të burgosur.
Ai rrëfen se si krevatet në vend se të jenë me dy kate, janë të improvizuar në tri kate. Kjo, thotë ai, ka bërë që të mos jenë stabilë dhe që gjatë natës, nga lëvizja më e vogël në gjumë, të bien poshtë duke pësuar lëndime në kokë.
?Tash, po këtë javë kishim një rast kur një i burgosur ra nga krevati, jo një, por dy persona janë rrëzuar dhe njëri prej tyre e ka çarë kokën”.
REL: Pse ra nga krevati?
“Sepse krevati nuk është i rehatshëm. Në katin e tretë detyrohen me fjetë të burgosurit dhe gjatë gjumit një lëvizje më e vogël mund të rrëzohesh. Kushtet janë katastrofale, ka njerëz që detyrohen të flenë përtokë (në dysheme)?, tha i burgosuri i intervistuar nga REL-i.
Përderisa në raportin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, ishte apostrofuar si vërejtje dhe fakti se një pjese të të burgosurve u janë refuzuar takimet me fëmijët e tyre, gjë që e konfirmon edhe V.L., duke treguar për REL se personalisht ai pasi është burgosur, nuk ka arritur t’i takojë fëmijët e tij për 12 muaj e gjysmë.
?Dymbëdhjetë muaj e gjysmë saktësisht, nuk kam mundur ta shoh fëmiun tim. Si mund të ndiehet njeriu kur nuk mund të mësojë asgjë për fëmijët?, thotë V.L.
Por, në përgjigjen e qeverisë, theksohet se për momentin nuk ka kufizime për sa i përket vizitave të fëmijëve të mitur te prindërit e tyre që ndodhen në paraburgim.
Avokatët mbrojtës të të dënuarve, thonë se të burgosurit edhe pse kanë dy mundësi për të shprehur ankesat e tyre, edhe atë te drejtoria e burgut dhe Avokati i Popullit, ata shumë vështirë arrijnë në realizimin e të drejtave elementare për të pasur një jetë me dinjitet gjatë vuajtjes së dënimit.
Naser Ziberi, Avokat i Popullit, për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet e burgjeve si prioritet parësor duhet të vendosin përmirësimin e shërbimeve mjekësore për të burgosurit, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë, kur një infeksion i vogël mund të jetë fatal për shëndetin.
Ziberi thotë se kujdes i veçantë duhet kushtuar personave të varur nga lëndët narkotike.
Ai nënvizon se dhe në raportin e institucionit që drejton, është theksuar se këta persona jo gjithmonë e marrin në kohë terapinë e duhur, gjithashtu problematikë paraqitet edhe kuadri i pamjaftueshëm mjekësor.
?Në këtë pjesë nuk ka vend për kalkulime dhe shtyrje. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat. E drejta e mbrojtjes shëndetësore, për çdo person të privuar nga liria, është e garantuar me ligj dhe kjo duhet zbatuar?, thotë Ziberi.
Avokatja Svetllana Saviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit krahas mungesës së përkujdesjes shëndetësore, ankohen edhe për kushtet e këqija në burgje për sa i përket ngrohjes, pastërtisë dhe hapësirave.
?Po ata më janë ankuar se dimrit është shumë ftohtë dhe verës shumë nxehtë. Higjiena lë për të dëshiruar shumë. Burgjet mbeten të mbipopulluara, nuk ka hapësira të mjaftueshme për të burgosurit. Ka shumë vështirësi rreth mbajtjes së higjienës etj. Këto janë kryesisht ankesat?, thotë Saviq, duke shtuar se ?mungesa e kushteve elementare ka bërë që të burgosurit të mos flasin për mungesën e trajtimit psikologjik, gjendjen emocionale, edukimit brenda në burgje etj?.
Por, në përgjigjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj vërejtjeve për kushtet në burgje, theksohet se po punohet me intensitet në përmirësimin e kushteve në burgje, me atë që ?në burgun e Idrizovës në Shkup, vazhdon rikonstruimi i dy të tretave të dhomave edhe pse dinamika varet nga kushtet që imponon pandemia e koronavirusit të ri?.
Në raportin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, si shumë negative apostrofohet dhe emërimi i drejtuesve të burgjeve, pasi siç theksohet, ata kanë lidhje të ngushta me drejtuesit e partive në pushtet.
Por, në përgjigjen e qeverisë, këto akuza janë mohuar, me ç’rast, është theksuar se në krye të burgjeve janë vendosur profesionistë me përvojën e nevojshme për punë në institucione siç janë burgjet, duke u theksuar se këta persona janë zgjedhur në konkurs publik./rel
Në grindjen mes Polonisë dhe BE, qeveria e Varshavës duket s...
Maria Licardi, 70 vjeç, e dyshuar si një nga boset e mafias ...
Londra është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm të një dite ...
Agjencitë amerikane të zbulimit pritet t’i dërgojnë një rapo...
Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtat...
Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhape...
Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidenti...
Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Julie Fisher, tha se zh...
Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ...
Rusia fillon këtë javë stërvitje masive ushtarake me aleatët...
Kompania e fluturimeve, United Airlines ka informuar punonjë...
Turqia po “lufton” flakët prej 10 ditësh, ndërsa sot një zja...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të...
Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur...
Dy trajnerë të ekipit të Bjellorusisë janë dëbuar nga Lojrat...
Policia italiane ka vënë në pranga, Domenico Paviglianiti, i...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ...
Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut...
Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Socialdemo...
Zjarret në pyje nuk janë të rralla gjatë verës në jug të Tur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...