"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, shkaktoi një rënie spektakolare të karrierës politike të guvernatorit Andrew Cuomo, i cili ka kaluar nga një figure e shquar e partisë demokrate në një politikan të papërfillshëm në harkun e pak muajve.
Ligjvënësit në kryeqytetin e Nju Jorkut, Albani, ku demokratët kanë shumicën legjislative, kanë hapur një hetim të veçantë mbi sjelljen e guvernatorit Cuomo si pjesë e një përpjekjeje për të kërkuar shkarkimin e tij. Carl Heastie, kryetari demokrat i asamblesë shtetërore, tha të martën se përshkrimi i sjelljes së Cuomos në raport pasqyron një njeri “që nuk është i përshtatshëm për detyrën e guvernatorit”.
Skandali shpërtheu në shkurt, kur dy ish-ndihmëse akuzuan guvernatorin për ngacmim seksual. Disa gra të tjera dolën menjëherë pas kësaj me rrëfimet e tyre për sjellje të papërshtatshme nga ana e guvernatorit.
Në komentet televizive të martën, Cuomo, 63 vjeç, përsëri mohoi të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe e bëri të qartë se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Akuzat se ai ka prekur dhe puthur në mënyrë të papërshtatshme gratë ishin, sipas tij, thjesht keqkuptime.
“Unë kam bërë të njëjtat gjeste në publik gjithë jetën time,” tha Cuomo, ndërsa fotot e tij duke përqafuar dhe puthur burra dhe gra shfaqeshin në ekran. “Kam për qëllim të përcjell ngrohtësi, asgjë më shumë … … Unë i puth njerëzit në faqe, në dorë. I përqafoj”.
“Unë jam i njëjti person në publik si edhe në jetën private,” tha Cuomo, duke shtuar se ndonjëherë mund të ketë bërë vërejtje që i kanë vënë njerëzit pa dashje në siklet.
Anëtarë të lartë të partisë së tij më parë i bënë thirrje që të japë dorëheqjen, përfshirë udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, dhe pothuajse të gjithë ligjvënësit e Nju Jorkut.
Cuomo ka vazhduar të grumbullojë fonde për një fushatë të mundshme për rizgjedhje në vitin 2022, megjithëse ai ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kërkojë një mandat të katërt.
Konferencat e tij të shtypit për koronavirusin vitin e kaluar, shpesh të transmetuara drejtpërdrejt nga pothuajse çdo rrjet televiziv, u bënë shumë të ndjekura në një kohë kur Presidenti Donald Trump po përpiqej të siguronte publikun dhe kur kandidati presidencial demokrat Joe Biden ishte i izoluar në shtëpinë e tij në Delauer.
Sidoqoftë, guvernatori Cuomo u përball me disa kritika për mos vendosjen e masave të izolimit më herët, si dhe hetimet nëse administrata e tij kërkoi të fshehë numrin e vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve. Cuomo ka mbrojtur veprimet e tij gjatë pandemisë dhe ka mohuar çdo manipulim në lidhje me statistikat e vdekjeve.
I lindur në qytetin e Nju Jorkut Andrew Cuomo filloi karrierën e tij politike si këshilltar kryesor i fushatës së babait të tij, Mario Cuomo, i cili shërbeu tre mandate si guvernator i Nju Jorkut nga viti 1983 në 1994.
Pas një periudhe të shkurtër si prokuror dhe avokat, Andrew Cuomo iu bashkua administratës së Presidentit Bill Clinton dhe shërbeu si sekretar i strehimit dhe zhvillimit urban. Ai gjithashtu hyri në një dinasti politike kur u martua me Kerry Kennedy-n në vitin 1990, megjithëse ata do të divorcoheshin në vitin 2005. Vëllai i tij, Chris, është një gazetar i profilit të lartë për kanalin CNN.
Përpjekja e parë e Andrew Cuomo-s për postin e guvernatorit të Nju Jorkut dështoi, kur ai nuk mori emërimin e Partisë Demokrate në vitin 2002 pavarësisht grumbullimit të madh të fondeve. Në vitin 2006, ai kandidoi me sukses për prokuror të përgjithshëm të Nju Jorkut, duke bërë që disa politikanë demokratë ta quanin atë si “rikthim të suksesit?.
Ai shihej kryesisht si një politikan me ideologji centriste – në 2018, ai mposhti një sfiduese liberale – aktoren e serialit “Sex and the City” Cynthia Nixon – megjithëse ai është zhvendosur më nga e majta vitet e fundit, së bashku me pjesën tjetër të Partisë Demokrate.
Ndërsa autoriteti i tij u rrit, Cuomo ndërtoi reputacionin e një politikani ambicioz, të pamëshirshëm i cili ishte i gatshëm të hakmerrej kundër kundërshtarëve dhe stili arrogant i të cilit larg syve të publikut, shpesh i acaronte të tjerët.
Në fillim të këtij viti, Cuomo thirri anëtarin e asamblesë së Nju Jorkut, Ron Kim, i cili e kishte kritikuar guvernatorin për krizën në shtëpitë e të moshuarvee dhe e kërcënoi sipas zotit Kim, se do ta sulmonte atë publikisht. Cuomo e bëri këtë një javë më pas në një konferencë për shtyp.
Grindja e tij shumëvjeçare me kryebashkiakun liberal të qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio u dha material gazetave rozë të qytetit, nga ato serioze e deri tek ato qesharake. Në vitin 2016, të dy u grindën për fatin e një dreri që ishte shfaqur në rrugë në Manhattan; kur dreri vdiq, secila palë fajësoi tjetrën.
Armiqësia mes tyre shkaktoi disa herë konfuzion gjatë pandemisë. Në pranverën e vitit 2020, de Blasio njoftoi se shkollat e qytetit do të mbylleshin për pjesën tjetër të vitit, vetëm për t’u korrigjuar nga Cuomo, i cili tha se vetëm guvernatori kishte autoritetin për ta bërë një gjë të tillë.
Cuomo ka kapërcyer skandale të tjera të sikletshme. Në vitin 2014, ai shpërndau një komision kundër korrupsionit vetëm nëntë muaj pasi e krijoi atë, duke shkaktuar një hetim të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Zyra e Prokurorit në Manhattan arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se kishte ndodhur ndonjë shkelje./VOA
?Ka ngacmuar shumë gra, ka shkelur ligjet?/ Prokurorja e Nju Jorkut ?gozhdon? Guvernatorin Cuomo
“Trauma si mburojë”/ Kritika ndaj strategjisë së Guvernatorit Cuomo
Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Socialdemo...
Zjarret në pyje nuk janë të rralla gjatë verës në jug të Tur...
Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koron...
Moti i nxehtë në Evropën jugore, ushqyer nga erërat e forta ...
Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksina...
Deklarimet e Albin Kurtit rreth përgatitjeve për ta vendosur...
Në përgjigjen e tij ndaj një hetimi të pavarur që zbuloi se ...
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja:...
Qeveria meksikave ka ngritur padi ndaj kompanive amerikane p...
Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nx...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku nj...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndë...
Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elef...
Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë...
E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh...
Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtua...
Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit...
Duke e quajtur një arritje të madhe, Presidenti Joe Biden nj...
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...