Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Ja në sa bashki pritet të ndahet vendi
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Duke e quajtur një arritje të madhe, Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 110 milionë doza të vaksinës së koronavirusit në 65 vende që janë ndër më të goditurat në botë nga pandemia.
“Kjo përbën më shumë se donacionet e të 24 vendeve që kanë dhuruar vaksina për vendet e tjera, përfshirë Kinën dhe Rusinë,” tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti theksoi se Uashingtoni nuk po bën kërkesa në këmbim të dhurimit të vaksinave. “Dhe nuk ka asnjë favorizim dhe asnjë detyrim. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë njerëzish për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha Presidenti Biden.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës nëse vendet e tjera me të ardhura të larta duhet të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, presidenti u përgjigj: “Unë mendoj se ato vende që kanë qenë në gjendje të mbulojnë popullsinë e tyre me vaksina dhe kanë aftësinë të japin ose fonde ose vaksina për 100 vendet e varfëra që kanë nevojë për ndihmë duhet ta bëjnë një gjë të tillë”.
Presidenti Biden shtoi se disa vende nga grupi i G-7, që bënë premtime të tilla në samitin e tyre të fundit në Britani, i kanë përmbushur këto angazhime.
“Ne kemi mbajtur premtimin se do të bëjmë atë që thamë, të dhurojmë më shumë se të gjitha vendet e tjera të kombinuara së bashku deri tani,” vuri në dukje presidenti.
Tom Hart, shefi ekzekutiv i fushatës ONE, një organizatë globale që lufton varfërinë ekstreme dhe sëmundjet e parandalueshme, pajtohet me thirrjen e Presidentit Biden, që vendet e tjera të pasura të bëjnë më shumë.
“Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën globale kundër COVID-19, por pjesa tjetër e botës duhet të bëjë më shumë për të barazpeshuar ambicjen dhe veprimin e administratës së Presidentit Biden. Ndërsa COVID-19 është përhapur në të gjithë globin dhe variantet e reja që shfaqen vazhdimisht, vendet e pasura kanë një zgjedhje: të ndajnë më shumë doza dhe të shkurtojnë kohëzgjatjen e pandemisë, ose të vazhdojnë të mbajnë vaksinat dhe të zgjasin pafundësisht pandeminë”, tha zoti Hart në një deklaratë.
Një samit në shtator që presidenti amerikan planifikon të organizojë “duhet të jetë një pikë kthese, me angazhime të reja shtesë për të marrë vaksina për të gjithë dhe për të adresuar ndikimin shkatërrues ekonomik të COVID-19.,” shtoi zoti Hart.
“Përpjekjet e administratës Biden për të ndarë dozat e tepërta të vaksinave me vendet e tjera, do të shpëtojnë jetë dhe do të ndihmojnë në përfundimin më të shpejtë të pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën,” i tha Zërit të Amerikës Sean Simons, sekretari i shtypit për ?Fushatën ONE?. “Ne nuk do t?i japim dot fund pandemisë në asnjë vend, nëse nuk e mposhtim atë kudo”.
Shumica e dozave të vaksinave amerikane janë dërguar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe përmes partneriteteve rajonale si Bashkimi Afrikan dhe Komuniteti i Karaibeve.
Presidenti Biden tha se administrata e tij e ka përmbushur zotimin për të falur së paku 80 milionë vaksina për vendet e tjera në mbarë globin dhe se ato janë pjesa e parë e qindra miliona dozave të tjera që Shtetet e Bashkuara do të japin në javët e ardhshme.
“Duke filluar nga fundi i këtij muaji, administrata do të dërgojë gjysmë miliardë vaksina Pfizer që Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do t’i blejnë dhe do t’i dhurojnë për 100 vende me të ardhura të ulta” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Njoftimi i presidentit vjen mes rritjes së infeksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, të nxitura nga varianti shumë ngjitës, Delta.
Gjatë muajit të kaluar, rastet e reja mesatare ditore të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara shkuan në mbi 85,000. Kjo është shifra më e lartë nga kulmi i parë verën e kaluar dhe është në një nivel që nuk është parë që nga mesi i shkurtit të këtij viti.
Presidenti Biden, në komentet e tij të së martës, kritikoi vendimet e disa shteteve amerikane për të mos respektuar udhëzimet për vënien e maskës./VOA
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guve...
Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpej...
Në rast se pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Të Gjelbr...
Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghe...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori nj...
Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke di...
Banorët e Atikës Veriore po jetojnë momente makthi nga zjarr...
Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u...
Nga druri deri tek granulatet plastike, nga çeliku tek chip-...
Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia J...
Atletja olimpike bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya tha të m...
Pas ashpërsimit të masave, nga e diela në Gjermani kontrollo...
Gjendet trupi i pajetë i aktivistit bjellorus, Shishov i shp...
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet...
Turqia prej ditësh tashmë gjendet në një situatë shumë alarm...
Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaks...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Përfaqësuesi i ri i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, politikan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...