Industrisë gjermane i mbaron lënda e parë
Nga druri deri tek granulatet plastike, nga çeliku tek chip-...
Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u vunë nën kontroll gjatë natës, por vazhdojnë të jenë aktivë dhe nuk është mënjanuar rreziku nga përhapja e tyre.
Për momentin ende janë aktiv 13 zjarre dhe në terren gjenden ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizma, pjesëtarë të ushtrisë, të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe qytetarë, të cilët po ndihmojnë. Zjarri në Koçan i cili kërcënon të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv.
“Pas intervenimit këtë mëngjes në vendet që u prekën nga zjarri përreth Koçanit dhe Trkanjës, erdhëm në përfundimin se nuk ka rrezik që të përhapet përsëri, por zjarrfikësit do të qëndrojnë në terren për të kontrolluar gjendjen. Tani do t’i japim përparësi shuarjes së zjarrit në zonën e fshatrave malorë Kostin Doll dhe Novoselani, ku po digjen disa dhjetëra hektarë pyll. Pa mbështetje ajrore, atje është e pamundur të ndërhyhet?, deklaroi kryetari i Koçanit Nikolçe Iliev.
Ushtria po ndihmon për shuarjen e zjarreve
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellovka, tha se nëse nevojitet do të propozohet të shpallet gjendje krize në një pjesë të territorit apo në tërë territorin e vendit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me propozim të Shtatmadhorisë së Ushtrisë, urdhëroi të shpallet alarm në tërë efektivin ushtarak për t’u përballur me fatkeqësitë elementare.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, tha se mbi 50 hektarë hapësira të përfshira nga zjarri gjatë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë vënë tashmë nën kontroll. Gjendja më kritike paraqitet në Koçan, edhe se gjatë natës 500 zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë dhe banorë lokalë, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë.
“Një problem që po paraqitet në shuarjen e zjarreve përmes avionëve është se avionët për shuarjen e zjarreve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë jashtë funksionit, pasi nuk i janë nënshtruar shërbimeve të kontrollit.” – tha Bekim Maksuti.
Zaev: Presim ndihmë edhe nga vendet e NATO-s
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në vend aktualisht ka 13 vatra aktive zjarrit, shumica të lokalizuara. Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të ushtrisë, ndërkaq pritet që katër helikopterë të vijnë për ndihmë nga Serbia. Ndërkohë vazhdon edhe komunikimi me vendet e NATO-s për ndihmë.
“Dy helikopterë po marrin pjesë intensivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO-s në rajon të cilët janë gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren. Aktualisht 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit?, tha kryeministri Zaev.
Qeveria kumtoi se prej sot hyn në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në viset malore dhe në pyje. Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos lëvizin në rajonet malore të vendit si për të mbrojtur sigurinë e tyre personale dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve./DW
Nga druri deri tek granulatet plastike, nga çeliku tek chip-...
Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia J...
Atletja olimpike bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya tha të m...
Pas ashpërsimit të masave, nga e diela në Gjermani kontrollo...
Gjendet trupi i pajetë i aktivistit bjellorus, Shishov i shp...
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet...
Turqia prej ditësh tashmë gjendet në një situatë shumë alarm...
Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaks...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Përfaqësuesi i ri i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, politikan...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e sot...
Tetë persona kanë vdekur si rezultat i më shumë se 100 zjarr...
Hakerat kanë sulmuar serverat në qendrën e vaksinimit kundër...
Duke marrë parasysh përhapjen e rasteve të variantit delta t...
Vrapuesja olimpike bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, plan...
Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinim...
Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Iran...
Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po rapo...
Gjermani Christian Schmidt më 1 gusht merr detyrën e përfaqë...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një turiste 2...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...