Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës
Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nx...
Qeveria meksikave ka ngritur padi ndaj kompanive amerikane prodhuese dhe shpërndarëse të armëve të zjarrit. Padia e paraqitur në një gjykatë federale amerikane argumenton se këto kompani ndjekin praktika neglizhente dhe të paligjshme tregtare që kanë rezultuar në një situatë kasaphane në Meksikë.
Ndër ata që përmenden në aktpadinë e paraqitur në Boston janë emrat më të mëdhenj të prodhimit të armëve si Smith & Wesson; Barrett; Glock dhe Beretta. Një tjetër i akuzuar është kompania e shitjes me shumicë të armëve, Interstate Arms, e cila operon në zonën e Bostonit dhe shet produkte nga thuajse të gjitha kompanitë e përmendura në akuzë.
Kompanitë e akuzuara nuk iu përgjigjën kërkesës për komente.
Qeveria meksikane argumenton se këto kompani janë të vetëdijshme se praktikat e tyre kontribuojnë në trafikun e armëve drejt Meksikës dhe e ndihmojnë atë. Meksika ka kërkuar kompensim për kaosin dhe gjakderdhjen që kjo situatë ka shkaktuar në vend.
Sipas statistikave të qeverisë meksikane, 70% e armëve të trafikuara në Meksikë janë sjellë nga Shtetet e Bashkuara dhe se vetëm në vitin 2019 të paktën 17,000 vrasje ishin lidhur me këto armë që e kishin origjinën nga kontrabanda ndërkufitare e armëve.
Shoqata që përfaqëson kompanitë e prodhimit të armëve e quajti padinë të pabazë. ?Qeveria meksikane është vetë përgjegjëse për krimin dhe korrupsionin që kanë dalë jashtë kontrollit në vend,? tha një zyrtar i shoqatës.
Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje shifrat që ka paraqitur qeveria meksikane lidhur me numrin e armëve të sjella nga Shtetet e Bashkuara dhe të gjetura në skena krimesh, duke thënë se në realitet ato përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të totalit të përdorur në vrasje e krime të tjera.
Sipas një jurisiti, në fillim të viteve 2000 rreth 30 qytete amerikane ngritën padi të ngjashme ndaj prodhuesve të armëve duke argumentuar se po ndesheshin me kosto të larta për ruajtjen e rendit, shtrimet në spitale dhe probleme të tjera të shkaktuar nga dhuna me armë.
Pasi gjykatat dolën me vendime në dëm të industrisë së armëve, këto kompani i kërkuan Kongresit një status imuniteti nga paditë gjyqësore. Por juristi nuk beson se imuniteti ka vlerë kur flitet për dëme të shkaktuara jashtë Shteteve të Bashkuara./VOA
Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nx...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku nj...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndë...
Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elef...
Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë...
E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh...
Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtua...
Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit...
Duke e quajtur një arritje të madhe, Presidenti Joe Biden nj...
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guve...
Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpej...
Në rast se pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Të Gjelbr...
Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghe...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori nj...
Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke di...
Banorët e Atikës Veriore po jetojnë momente makthi nga zjarr...
Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...