"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me akuza kriminale nëse hetuesit arrijnë në përfundimin se është i besueshëm një kallëzim penal që e akuzon guvernatorin se ka prekur një ndihmëse në pjesë intime vitin e kaluar, tha të shtunën zyrtari më i lartë i rendit të qarkut Albany.
Sherifi Craig Apple premtoi një hetim ?gjithëpërfshirës? në partneritet me zyrën e prokurorit të qarkut Albany, por tha se do të ishte e parakohshme të flitej për një afat kohor ose nëse vetë Cuomo do të merrej në pyetje.
?Kemi për të bërë shumë hetime për gjetje faktesh. Duhen bërë shumë intervista?, tha zoti Apple për gazetarët. ?Nuk do të nxitojmë për shkak se për kë bëhet fjalë, por as nuk do ta ngadalësojmë çështjen?.
Ankesa e paraqitur këtë javë, është shembulli i parë i njohur ku një grua ka bërë një akuzë zyrtare pranë një agjencie të zbatimit të ligjit për shkelje të supozuara nga guvernatori demokrat.
Paditësja thotë se vitin e kaluar kur ishin vetëm në Pallatin Ekzekutiv, rezidenca e guvernatorit të Nju Jorkut gjatë mandatit, zoti Cuomo i futi dorën poshtë këmishës duke e ledhatuar. Ajo po ashtu u tha hetuesve të zyrtës së prokurorisë së përgjithshme se në një rast, Cuomo i fërkoi të pasmet ndërsa po pozonin së bashku për një fotografi.
Avokatja e guvernatorit Cuomo, Rita Glavin, ka thënë se akuza ishte e sajuar.
?Ai është 63 vjeç dhe ka 40 vjet në sherbimin publik, dhe papritur u akuzua për një sulm seksual nga një ndihmëse ekzekutive që ai me të vërtetë nuk e njeh?, tha avokatja Glavin.
Sherifi Craig Apple nuk pranoi të publikonte ankesën të shtunën, por e përshkroi akuzën si të ?një natyre seksuale?. Ai tha se zyra e tij ka një ?histori të provuar? në ndihmë të viktimave, duke shtuar se ai nuk ka frikë nga hakmarrja në hetimet ndaj një zyrtari kaq të lartë.
?Unë jam sherifi i qarkut. Nuk do të trembem. Unë nuk do të thyhem. Veprime të tilla nuk do të ishin të mira për askënd?, tha ai.
Guvernatori Cuomo është përballur me thirrje të reja për të dhënë dorëheqjen pasi një hetim i pavarur i mbikëqyrur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit arriti në përfundimin se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 gra dhe u hakmor ndaj njërës prej akuzuesve të tij.
Raporti i prokurores së përgjithshme përshkruan një seri rastesh kur janë ngritur pretendime se zoti Cuomo ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me ndihmësen e përshkruar si Asistentja Ekzekutive #1, duke arritur kulmin me prekjen e pjesëve intime në rezidencën e guvenatorit nëntorin e vitit 2020.
Sipas gruas, guvernatori Cuomo e tërhoqi atë për një përqafim ndërsa ajo përgatitej të largohej nga zyra e guvernatorit në rezidencën zyrtare. Ajo tha se i kishte thënë atij se, ?ti do të na fusësh në telashe? dhe guvernatori Cuomo i ishte përgjigjur, ?nuk e kam problem? dhe kishte përplasur derën. Sipas askuzës së gruas, guvernatori i futi dorën poshtë bluzës duke i prekur gjoksin mbi sytjena.
?Në atë moment isha aq e tronditur saqë mund t’ju them se thjesht mbaj mend se kisha ulur kokën duke parë dorën e tij, duke parë pjesën e sipërme të sytjenave të mia?, u tha ajo hetuesve.
Ajo tha se ishte shkëputur prej tij, duke i thënë zotit Cuomo: ?Ti je i lajthitur?. Hetuesit thanë se ndihmësja nuk e mbante mend datën e saktë, por siguroi një fotografi të datës 16 nëntor 2020, që ajo tha se ishte pranë ditës së incidentit./voa
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngja...
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin g...
Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryeso...
Të dielën (8 gusht) Izraeli hapi qendra për testime të shpej...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë Perëndimore, si p...
“Lusim Zotin të mos sëmuremi sepse të arrish te doktori dhe ...
Në grindjen mes Polonisë dhe BE, qeveria e Varshavës duket s...
Maria Licardi, 70 vjeç, e dyshuar si një nga boset e mafias ...
Londra është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm të një dite ...
Agjencitë amerikane të zbulimit pritet t’i dërgojnë një rapo...
Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtat...
Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhape...
Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidenti...
Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Julie Fisher, tha se zh...
Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ...
Rusia fillon këtë javë stërvitje masive ushtarake me aleatët...
Kompania e fluturimeve, United Airlines ka informuar punonjë...
Turqia po “lufton” flakët prej 10 ditësh, ndërsa sot një zja...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të...
Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...