"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Vala e protestave nuk e rrëzoi nga pushteti Aleksander Lukashenkon. Tani regjimi i tij po e rrit me çdo ditë presionin ndaj kundërshtarëve.
Bilanci një vit pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.
Dhjetorin e kaluar pamje të tilla ishin pjesë e restrospektivës së vitit: protestat më të mëdha në Bjellorusi që nga pavarësia e Republikës, të ndezura nga Svetlana Tihanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika Zepkalo. Njerëzit protestuan nga 9 gushti i vitit të kaluar në mënyrë të rregullt kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, që nxorrën fitues Aleksander Lukashenkon. BE është e mendimit, se shumica e votuesve ia kishin dhënë votën një kandidateje tjetër: Svetlana Tichanovskajas. Bashkëshortja e një blogeri opozitar, Sergej Tihanovski u fut në fushatë në vend të bashkëshortit të saj të arrestuar. Megjithëse fituesja me gjasë e zgjedhjeve duhet të shkonte disa ditë pas votimeve në ekzil, qindra mijëra vetë u grumbulluan në rrugë dhe kërkonin në mënyrë paqësore dorëheqjen e Lukashenkos dhe zgjedhje të ndershme. Për shkak të masës së jashtëzakonshmë të njerëzve në protesta u përhap ndjesia, se regjimi do të merrte fund brenda ditësh ose pak muajsh. Shumë vetëve Lukashenko që pozonte me kalashnikov dhe jelekë antiplumb u dukej më shumë një figurë komike.
Regjimi Lukashenko u duk se po lëkundej…
Një konkluzion i gabuar, siç u kuptua më vonë. Një këshill i thirrur shpejt i opozitës nuk mund t’i jepte më impulse lëvizjes protetuese. Shtyllat kryesore të regjimit, aparati i sigurisë dhe pushtetit i qëndruan besnike regjimit. Edhe grevat në fabrikat shtetërore, me rëndësi për Lukashenkon ishin më të vogla se pritej.
Nga ana tjetër Rusia – në një union me Bjellorusinë u pozicionua, në fillim me gjysmë zemre pastaj plotësisht në favor të Lukashenkos. Presidenti mundi të fitonte kështu kohë për kundërsulm. Maria Kolesnikova, që në fushatë zgjedhore drejtoi ekipin e ish-bankierit Viktor Babarikos, ndërkohë të dënuar me 14 vjet, e që pas largimit në ekzil të Tihanovskajas dhe Zepkalos në gusht 2020 u bë fytyra kryesore e lëvizjes protestuese, duhet të paguante një çmim të lartë për luftën e përbashkët. Në shtator ajo u detyrua të largohej nga vendi, po për shkak se Kolesnikova e grisi pasaportën dhe nuk donte të largohej nga vendi, u arrestua. Këto ditë zhvillohet pas dyerve të mbyllura procesi kundër saj. Kolesnikovën e kërcënojnë 12 vjet heqje lirie.
Kështu regjimi i Lukashenkos ia doli të shtypë protestat në rrugë në vjeshtën e vitit 2020. Rrugët u boshatisën. Flamujt e bardhë me shirit të kuq, simbol i opozitës, të varur në shtëpi, të stilizuar në veshje apo të vizatuar në fytyra nuk u panë më nëpër rrugë. Pas kësaj fshihej ndërhyrja brutale e policisë. Ka pasur një numër të madh raportimesh për tortura, kampe të ngritura me shpejtësi, ku njerëzit mbaheshin në kushte të padurueshme, pa ujë e ushqim. Disa njerëz ndërruan jetë si pasojë e dhunës shtetërore. Raste të tilla vdekjeje nuk janë zbardhur deri më sot.
Perëndimi reagon me sanksione, Rusia me para për Lukashenkon
Bota shihte se si sunduesi bjellorus godiste me brutalitet kundërshtarët e tij dhe nuk lëvizi shumë nga vendi. Republika 9 milionëshe në Europën Qendrore iu la vetes. SHBA dhe BE reaguan me një spirale sanksionesh, por sipas një analize të Deutsche Welles, masat ndëshkuese e kanë goditur fare pak regjimin e Lukashenkos.
Nga ana tjetër pushtetmbajtësit në Minsk i erdhi një ndihmë zemërgjerë nga Rusia: Në fillim të verës Bjellorusia mori edhe pjesën tjetër të një kredie ruse në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Para gjashtë muajsh ishte paguar e njëjta shumë për Minskun. Megjithëse flitet, se Putini ka një marrëdhënie të vështirë me Lukashenkon, në takimet e fundit sundonte harmoni si kurrë më parë.
Bjellorusia “paralele” po shkatërrohet
Për katër vite mund të ndjeheshe i lirë në Bjellorusi e mund të bashkekzistoje me shtetin, pa t’u prerë rruga nga lakejtë e Lukashenkos. Shoqëria civile po lulëzonte, me teatro alternativë, shoqata artistësh dhe OJQ, edhe falë ndihmës nga perëndimi. Në vitin 2021 regjimi i ka vënë kyçin kësaj jete, që në Bjellorusi, quhej jeta paralele. Pika kulmore ishte në maj 2021, kur avionë ushtarakë bjellorusë detyruan një avion të Ryanair të zbresë në Minsk nën pretekstin e një bombe, por në fakt u arrestua blogeri i arratisur në Lituani, Roman Protaseviç. Blogeri i ri bashkë me Stepan Putilon drejtonte një nga kanalet më të suksesshëm në telegram Nexta me mbi 1 milionë ndjekës.
E është pikërisht mbështetja kaq zemërgjerë e Moskës, që e bën Lukashenkon të ndjehet kaq i sigurtë saqë pas takimit në korrik me Putinin në Shën Peterburg ai filloi një valë represionesh kundër kundërshtarëve të tij, me kontrolle në të gjithë vendin e arrestime si tek OJQ-të ashtu edhe mes gazetareve e gazetarëve të paktë të pavarur në vend. Më 23 korrik për shkak të presionit shtetëror u mbyllën më shumë se 50 OJQ. Dhjetëra akivistë, reporterë dhe kulturbërës lanë vendin nga frika e raprezaljeve. E si e tregon edhe historia e sportistes olimpike bjelloruse, Kristina Timanovskaja, regjimi Lukashenko as nuk ka ndërmend të lirojë vidat./DW
Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëhe...
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me...
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngja...
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin g...
Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryeso...
Të dielën (8 gusht) Izraeli hapi qendra për testime të shpej...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë Perëndimore, si p...
“Lusim Zotin të mos sëmuremi sepse të arrish te doktori dhe ...
Në grindjen mes Polonisë dhe BE, qeveria e Varshavës duket s...
Maria Licardi, 70 vjeç, e dyshuar si një nga boset e mafias ...
Londra është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm të një dite ...
Agjencitë amerikane të zbulimit pritet t’i dërgojnë një rapo...
Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtat...
Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhape...
Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidenti...
Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Julie Fisher, tha se zh...
Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ...
Rusia fillon këtë javë stërvitje masive ushtarake me aleatët...
Kompania e fluturimeve, United Airlines ka informuar punonjë...
Turqia po “lufton” flakët prej 10 ditësh, ndërsa sot një zja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...