Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë
Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrje...
Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. Vizita e tij të martën vjen mes tensionesh që po rriten me shpejtësi në rajon dhe një sulmi me dron mbi një cisternë nafte të menaxhuar nga Izraeli që ndodhet në Gjirin e Omanit, për të cilin qeveritë perëndimore fajësojnë Teheranin.
Javën e kaluar, pati gjithashtu një përshkallëzim të konfliktit ndërkufitar mes Hezbollahut, grupit radikal libanez të mbështetur nga Irani, dhe Izraelit. Hezbollahu lëshoi disa raketa që ranë pranë pozicioneve ushtarake izraelite, çka nxiti sulme hakmarrëse nga ana e Izraelit mbi Libanin jugor.
Të dyja palët u treguan të kujdesshme për të shmangur viktimat, por të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah paralajmëroi se mund të urdhërojë një përshkallëzim të sulmeve.
Irani ka mohuar se qëndron pas sulmit me dron të muajit të kaluar ndaj cisternës së naftës HV Mercer Street, gjatë të cilit u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik dhe një rumun. Por zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se ky zhvillim i përshtatet një modeli të sjelljes luftarake në rritje nga ana e Iranit, veçanërisht gjatë gjashtë muajve të fundit.
Gjatë vizitës së tij tre-ditore, zoti Burns pritet të takohet me Kryeministrin Naftali Bennett, homologun e tij izraelit, David Barnea, i cili kryeson Agjencinë izraelite të Zbulimit Mossad si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes. Temat kryesore do të jenë programi bërthamor i Iranit, veprimet rajonale të Teheranit dhe drejtimi i mundshëm i politikës së jashtme të Presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisi, një ish-gjykatës islamik i vijës së ashpër, ndaj të cilit SHBA ka vendosur sanksione lidhur me dyshimet për përfshirje në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në fund të viteve 1980 në Iran.
“Ardhja e një presidenti të vijës së ashpër në Iran ka nxitur parashikime të zymta në lidhje me drejtimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të Iranit“, vuri në dukje Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një grup kërkimor me bazë në Bruksel, në një raport të lëshuar më 5 gusht.
?Ekzistojnë arsye për shqetësim. E kaluara e Raisit, retorika e tij gjatë dhe pas fushatës elektorale si dhe kontrolli i konsoliduar i ekstremistëve mbi instrumentet e pushtetit në Iran mund të sinjalizojnë një qasje më ideologjike dhe më pak pragmatiste, veçanërisht ndaj Perëndimit“, shtohet në raport.
Të hënën, gjatë një bisede telefonike zoti Raisi i shprehu Presidentit Francez Emmanuel Macron vendosmërinë e Teheranit për të “ruajtur” siç tha kapacitetet e vendit për “parandalimin” e sulmeve në Gjirin Persik.
Takimi me zotin Barnea kreun e Mossad-it, do të jetë i pari i zotit Burns si drejtor i CIA -s. Ai vjen mes një ngërçi në përpjekjet e SHBA-së për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015. Presidenti Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja dhe që nga ajo kohë Irani është akuzuar për shkelje të saj dhe për përpjekje për të prodhuar një bombë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
Bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, sanksionet ndaj Iranit u hoqën në këmbim të angazhimit të Teheranit për të respektuar kufizimet e rrepta lidhur me programin e tij bërthamor. Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur se do ta bëjë sërish SHBA pjesë të marrëveshjes nëse Irani do të zbatojë kushtet e saj.
Megjithatë, negociatat kanë ngecur. Javën e kaluar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Uashington se “SHBA i bën thirrje Iranit t?u kthehet negociatave së shpejti në mënyrë që të mund të të përfundojmë punën tonë”. Ai tha se koha po kalonte, duke shtuar, se ?mundësia për të arritur një kthim reciprok në përputhje me marrëveshjen nuk do të zgjasë përgjithmonë”.
Në një raport të Bloomberg-ut, që citon zyrtarë amerikanë, thuhej se administrata po shqyrton mundësinë për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme sipas së cilës do të lehtësoheshin disa sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të pranimit nga ana e tij që të ngrirje programin bërthamor. Zyrtarët izraelitë u kanë thënë mediave lokale se ata presin që zoti Burns t?u japë detaje mbi këtë qasje të re.
Izraeli, së bashku me disa vende arabe të Gjirit Persik kundërshtare të Iranit, kanë qenë prej kohësh kundër marrëveshjes së vitit 2015 me Teheranin dhe janë kundër ringjalljes së saj.
Javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Irani ka mjaft materiale bërthamore për të prodhuar një bombë brenda pak javësh.
Zyrtarët izraelitë thonë se veprimet e fundit të Iranit në Gjirin Persik me sulme të përshkallëzuara ndaj cisternave të naftës, anijeve të mallrave dhe anijeve të tjera duhet ta bëjnë administratën Biden të mendojë dy herë përpara së të kërkojë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore./voa
Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrje...
Dy drejtori arsimore në Teksas po sfidojnë një urdhër të lës...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Parlamenti i Lituanisë ka votuar për ndërtimin e një muri në...
Në Turqi zjarrfikësit vijuan betejën me zjarret në qytetin K...
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal të Serres...
Para samitit të landeve me federatën gjermane sot, sipas një...
Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv ...
Koreja e Veriut dënoi stërvitjet ushtarake të Shteteve të Ba...
Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë v...
Gjermania po e përgatit veten për negociata komplekse për fo...
Kërcënohet me jetë Papa Françesku. Një zarf me tre plumba ës...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht ...
Pasaporta e vaksinimit anti Covid bëhet e detyrueshme në Fra...
Një komision i Kombeve të Bashkuara që trajton çështje që li...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë sh...
Politikani serb, Nenad Çanak, i cili është edhe Kryetari i L...
Vala e protestave nuk e rrëzoi nga pushteti Aleksander Lukas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...