"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorëheqjen për shkak të serisë së akuzave për ngacmim seksual në një rënie spektakolare nga pika kulmore e karrierës së tij një vit më parë, kur u përshëndet gjerësisht në shkallë vendi për njoftimet e tij të hollësishme të përditshme dhe udhëheqjen gjatë ditëve më të errëta të COVID-19.
Vendimi i guvernatorit demokrat që ka shërbyer për tre mandate, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh, u njoftua ndërsa po shtoheshin përpjekjet në legjislaturën e shtetit të Nju Jorkut për ta shkarkuar atë. Vendimi erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që zbuloi se guvernatori Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.
Hetuesit thanë se ai i detyronte gratë për puthje të padëshiruara; i prekte në mënyrë të papërshtatshme; bënte batuta për pamjen e tyre dhe jetën e tyre seksuale; dhe krijoi një mjedis pune “të mbizotëruar nga frikë dhe kërcënimi”.
Mënyra më e mirë që mund të ndihmoj tani është të tërhiqem mënjanë dhe të lejojë qeverinë t?i kthehet punës,” tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi.
Zëvendës-guvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare demokrate dhe ish-anëtare e Kongresit nga zona e Bufalos, do të bëhet guvernatorja e 57-të e shtetit dhe gruaja e parë që mban këtë post.
Skandali i epokës #MeToo ndërpreu jo vetëm një karrierë politike, por një dinasti: babai i Cuomos, Mario Cuomo, ishte guvernator në vitet 1980 dhe ’90, dhe Andrew Cuomo shpesh përmendej si një kandidat i mundshëm për president, një post që babai i tij i famshëm mendonte të kërkonte. Edhe pse skandali u zgjerua, Cuomo po planifikonte të kandidonte për t?u rizgjedhur në vitin 2022.
Cuomo ende përballet me mundësinë e akuzave penale, me një numër prokurorësh në të gjithë shtetin e Nju Jorkut që kërkojnë ta hetojnë atë.
Vargu i akuzave që çuan në rënien e guvernatorit, filluan të shpalosen në lajme dhjetorin e kaluar dhe vazhduan për muaj të tërë.
Cuomo i quajti disa prej akuzave të fabrikuara, duke mohuar me forcë se kishte prekur ndonjë njeri në mënyrë të papërshtatshme. Por ai e pranoi se i kishte vënë disa nga ndihmëset e tij në siklet me komentet, që ai tha se ishin pa keqdashje dhe kërkoi falje për disa nga sjelljet e tij.
Ai i portretizoi disa nga takimet si keqkuptime që i atribuohen dallimeve “mes brezave ose kulturave”, një referencë pjesërisht për edukimin e tij në një familje të dashur italo – amerikane.
Ndërsa fillimisht guvernatori Cuomo u shfaq sfidues për të mbajtur postin, ligjvënësit e shtetit filluan një hetim për shkarkimin e tij dhe pothuajse i gjithë institucioni demokratik në Nju Jork e braktisi atë-jo vetëm për akuzat, por edhe për shkak të njoftimeve se administrata e tij kishte fshehur mijëra vdekje nga COVID-19 në mesin e pacientëve të shtëpive të pleqve.
Hetimi për ngacmimet i urdhëruar nga Prokurorja e Përgjithshme dhe i kryer nga dy avokatë të jashtëm vërtetoi akuzat e grave dhe shtoi informacione të reja të hidhura. Publikimi i raportit e la guvernatorin më të izoluar se kurrë, me disa nga mbështetësit e tij më besnikë që e braktisën. Edhe Presidenti Joe Biden iu bashkua zërave që i bënë thirrje të jepte dorëheqjen./voa
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal të Serres...
Para samitit të landeve me federatën gjermane sot, sipas një...
Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv ...
Koreja e Veriut dënoi stërvitjet ushtarake të Shteteve të Ba...
Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë v...
Gjermania po e përgatit veten për negociata komplekse për fo...
Kërcënohet me jetë Papa Françesku. Një zarf me tre plumba ës...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht ...
Pasaporta e vaksinimit anti Covid bëhet e detyrueshme në Fra...
Një komision i Kombeve të Bashkuara që trajton çështje që li...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë sh...
Politikani serb, Nenad Çanak, i cili është edhe Kryetari i L...
Vala e protestave nuk e rrëzoi nga pushteti Aleksander Lukas...
Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëhe...
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me...
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngja...
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin g...
Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryeso...
Të dielën (8 gusht) Izraeli hapi qendra për testime të shpej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...