Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara
Rreth 200 afganë që kualifikohen për statusin e imigrantit s...
Lufta kundër COVID-19 ?ka ndryshuar” për shkak të variantit shumë ngjitës Delta, thanë të premten Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), duke propozuar një mesazh më të qartë, vaksina të detyrueshme për punonjësit e shëndetit dhe një rikthim tek mbajtja e maskave.
Një dokument i brendshëm i CDC-së tha se varianti, i zbuluar së pari në Indi dhe tani dominues në të gjithë globin, është po aq ngjitës sa lija e dhenve dhe shumë më ngjitës sesa ftohja ose gripi i zakonshëm. Ai mund të transmetohet edhe nga njerëzit e vaksinuar dhe mund të shkaktojë sëmundje më serioze sesa llojet e mëparshme të koronavirusit.
Në dokument, i titulluar “Përmirësimi i komunikimit rreth përparimit të vaksinave dhe efektivitetit të tyre”, thuhet se varianti kërkon një qasje të re për të ndihmuar publikun të kuptojë rrezikun – përfshirë sqarimin se njerëzit e pavaksinuar kishin mbi 10 herë më shumë gjasa se ata që janë të vaksinuar që të sëmuren rëndë ose të vdesin.
“Duhet pranuar se lufta ka ndryshuar,” thuhej në dokument. “Duhen përmirësuar komunikimet mbi rrezikun mes të vaksinuarve.”
Një listë e masave parandaluese të rekomanduara përfshin bërjen e vaksinave të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor për të mbrojtur më të dobëtit dhe një rikthim tek përdorimi universal i maskave.
CDC-ja konfirmoi vërtetësinë e dokumentit, për të cilin u njoftua fillimisht nga Washington Post.
Megjithëse personat e vaksinuar kanë më pak të ngjarë të infektohen, kur ata preken nga Delta – ndryshe nga variantet e mëparshme – mund të kenë po aq gjasa sa edhe të pavaksinuarit për ta transmetuar sëmundjen te të tjerët.
“Ngarkesat e larta virale sugjerojnë një rrezik në rritje të transmetimit dhe ngrenë shqetësimin se, ndryshe nga variantet e tjera, personat e vaksinuar të infektuar me Delta mund ta transmetojnë virusin,” tha në një deklaratë drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky.
Të premten CDC-së bëri publike përfundimet e një studimi mbi një përhapje të virusit në Masaçusets, ku tre të katërtat e të infektuarve ishin plotësisht të vaksinuar. Ky studim ka luajtur një rol kryesor në një vendim të CDC-së këtë javë për të rekomanduar përsëri që njerëzit e vaksinuar të mbajnë maska në disa situata, tha dr. Walensky.
Në pjesët e botës ku një numër i madh njerëzish ende nuk janë vaksinuar, varianti Delta ka çuar edhe një herë në rritjen e niveleve të vdekjeve dhe shtrimeve në spital.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se sistemet shëndetësore në shumë vende tani po mbingarkohen:
“Përparimet e siguruara me vështirësi janë në rrezik ose po zbehen,” tha ai në një konferencë shtypi.
Eksperti kryesor i urgjencës i OBSH-së Mike Ryan tha në një konferencë për shtyp se megjithatë vaksinat vazhdojnë të mbeten efektive në parandalimin e rasteve serioze dhe vdekjeve: “Po luftojmë të njëjtin virus, por një virus që përshtatet më lehtësisht?.
Edhe në vendet e pasura që ishin ndër të parat që filluan fushata të mëdha vaksinimi, rastet janë shtuar. Ndërsa vaksinat deri tani i kanë mbajtur përqindjet e vdekjeve më të ulëta, popullsitë e mëdha mbeten të prekshme, veçanërisht ata që refuzojnë vaksinat, një problem që është veçanërisht i pranishëm në pjesët e Shteteve të Bashkuara ku votuesit mbështetën ish -Presidentin Donald Trump.
Gati një e treta e të rriturve amerikanë nuk kanë marrë ende dozën e parë. Zonat ku normat e vaksinimit janë të ulëta kanë parë rritje të mprehtë të rasteve javët e fundit dhe autoritetet kanë frikë se shtrimet në spital dhe vdekjet do të rriten.
Specialisti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr Anthony Fauci, i tha agjencisë Reuters se ai priste që vaksinat, të cilat deri tani kanë marrë vetëm miratimin për përdorim urgjent, mund të fillojnë të marrin miratimin e plotë rregullator në gusht dhe se kjo mund të ndihmojë që më shumë amerikanë të binden për të marrë vaksinën.
Në Britani, ku varianti Delta shkaktoi një rritje të mprehtë të infeksioneve muajt e fundit pavarësisht nga një prej fushatave më të shpejta të vaksinimit në botë, një komision që këshilloi qeverinë tha se imuniteti nga vaksinat ka të ngjarë të zbehet me kalimin e kohës, që do të thotë se fushatat e vaksinimit ndoshta do të zgjasin për vite me radhë.
Të martën, CDC, e cila i kishte udhëzuar amerikanët e vaksinuar muaj më parë se nuk kishin më nevojë të mbanin maska, ndryshoi kurs, duke thënë se edhe të vaksinuarit plotësisht duhet të mbajnë maska në situata kur virusi ka të ngjarë të përhapet.
Të enjten, Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje qeverive lokale që të paguajnë njerëzit që të vaksinohen dhe vendosi rregulla të reja që kërkojnë nga punonjësit federalë të ofrojnë prova vaksinimi ose të përballen me testime të rregullta, mbajtjen e maskës dhe kufizime udhëtimi./ VOA
Rreth 200 afganë që kualifikohen për statusin e imigrantit s...
Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhape...
Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jash...
Athina u trondit sot nga një tjetër krim në familje.Një shqi...
“Duhet ta kisha bërë me kohë, ti e di që disa shqiptarë më k...
Fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në SHBA ka mbetur në vend...
Nxitur nga vaksinimet dhe ndihma qeveritare, ekonomia amerik...
Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së mart...
Që kur Gjermania nisi fushatën e vaksinimit, u ndez debati m...
Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera f...
Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër...
Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardali...
Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me ...
Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritu...
Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe...
Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve. Shteti i Ka...
Pentagoni dhe ligjvënësit republikanë shprehën shqetësime të...
“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo ...
Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ...
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...