Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit po rritet, njofton Instituti Robert Koch. Qeveria gjermane po shtrëngon frenat nga frika e valës së katërt të pandemisë së Coronës.
Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit Corona prej pushuesve jashtë vendit. Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.
Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut.
Infektimet jashtë vendit
Infektimet me virusin Corona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch (RKI). Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI. Fjala është për të paktën 81 përqind e personave të infektuar. Në periudhën prej 28 qershorit deri më 25 korrik janë raportuar 3.662 raste të infektimeve jashtë vendit.
Në raport thuhet se variantet e virusit të klasifikuar si shqetësuese mbizotërojnë ndërkohë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Evropës. Në Gjermani numri më i madh i të infektuarve është nga virusi Delta. Sipas RKI, incidenca shtatë-ditore në Gjermani aktualisht po rritet, veçanërisht tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturt, në grupet e moshave nga 10 deri 34 vjeç./DW
Athina u trondit sot nga një tjetër krim në familje.Një shqi...
“Duhet ta kisha bërë me kohë, ti e di që disa shqiptarë më k...
Fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në SHBA ka mbetur në vend...
Nxitur nga vaksinimet dhe ndihma qeveritare, ekonomia amerik...
Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së mart...
Që kur Gjermania nisi fushatën e vaksinimit, u ndez debati m...
Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera f...
Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër...
Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardali...
Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me ...
Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritu...
Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe...
Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve. Shteti i Ka...
Pentagoni dhe ligjvënësit republikanë shprehën shqetësime të...
“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo ...
Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ...
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha...
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalim...
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...