Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, banorët refuzojnë të evakuohen
Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ...
?Njeriut do t?ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo mbiemrin. Nuk mund t?i mbushim ambasadat e as ministritë me kushërinj?, kishte thënë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së mandatit të dytë si kryeministër.
Kurti kishte premtuar një kulturë të re të qeverisjes, që nuk do të kishte punësime partiake e familjare.
Këto premtime, sipas opozitës dhe shoqërisë civile, janë anashkaluar nga qeveria, që sipas tyre, në emër të çkapjes së shtetit, është duke bërë një kapje të re.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se punësimet partiake dhe familjare e kanë përcjellë Kosovën ndër vite.
?Kemi pasur jo vetëm familjarë, por ka edhe militantë të shumtë që janë duke u akomoduar në pozita të ndryshme, e që tërë këto procedura, fatkeqësisht po mbahen të fshehta?, tha ajo.
Opozita akuzon LVV-në për kapje të shtetit
Sipas saj, me ndërrimin e pushteteve janë ndërruar edhe personat në pozita kyçe në institucione shtetërore, praktikë kjo që ishte kritikuar në masë të madhe edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë është në pushtet.
?Fatkeqësisht, të njëjtën strategji, ta quaj ashtu, të njëjtat veprime është duke i bërë aktualisht edhe Lëvizja Vetëvendosje. Kanë ardhur në pushtet pikërisht duke i kritikuar këto veprime që i kanë bërë qeveritë e kaluara. Është premtuar një çkapje e shtetit, mirëpo nuk është treguar se do të kapet prej tyre?, tha ajo.
Demolli-Nimani tha se sikur të kishte një proces të rekrutimit të mirëfilltë dhe në bazë të meritave, qoftë edhe vëllai i kryeministrit nëse e merr një pozitë, por që e ka kaluar një proces të mirëfilltë dhe meritor për atë pozitë, do të ishte e pranueshme.
Albana Rexha nga Demokraci Plus (D+), tha për Radion Evropa e Lirë se çdo vendim që e lejon dikën pa kompetencë të jetë pjesë e një institucioni, e cenon integritetin e vetë institucionit, por edhe të qeverisë që është në pushtet si dhe e dobëson zhvillimin e demokracisë në vend.
Sipas saj, shoqëria civile dhe gazetarët duhet të bëjnë dallime për emërime politike, siç janë ato në kabinete dhe në organizma të ndryshëm këshillëdhënës, me punësimet klasike në shërbim civil dhe në borde të ndërmarrjeve të ndryshme.
?Çkapja e shtetit nuk duhet të orientohet në këtë formë, vetëm me zëvendësimin e këtyre bordeve, andaj po mendoj që ne si shoqëri civile duhet me qenë shumë të zëshëm?, tha ajo.
?Nëse punësimi është i bazuar plotësisht vetëm në afërsi politike apo lidhje familjare, paraqet pengesë shumë të madhe për zhvillimin e vendit, e sidomos kur të gjitha këto, jo merita, afërsia politike dhe lidhja familjare shoqërohen edhe me njerëz jokompetentë për atë detyrë për të cilën e kanë marrë?, shtoi Rexha.
PDK: Kapja e shtetit me ?praktikantë?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur të gjitha parimet me të cilat i ka fituar zgjedhjet.
?Është një situatë vërtetë e rëndë dhe delikate, në dëm të institucioneve të pavarura dhe të asaj që është quajtur çkapje e shtetit, kur në parim tani po kemi një kapje të re me njerëz krejtësisht të papërgatitur, fillestar në punë dhe me lidhje tipike familjare?, tha deputeti Shala.
Sipas tij, vendimet e marra nga qeveria për këto punësime, duhet të anulohen.
?Shumë nga ata që kanë qenë në procese rekrutimi, do të apelojnë përmes linjave gjyqësore dhe unë besoj që do të kemi shumë padi në drejtim të institucioneve të vendit për shkak të shkeljeve ligjore që po bëhen, dhe në këtë relacion dëmi do të jetë edhe ekonomik në raport me buxhetin e shtetit?, tha Shala.
Në programin qeverisës 2021-2025, thuhet se ?do të zhvillohet një sistem kredibil dhe transparent të ngritjes së kapaciteteve në shërbimin civil, që siguron rekrutimet dhe avancimet të bazuara në meritokraci dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët?.
Kush ia pa hairin Qeverisë Kurti 2?
Me të marrë udhëheqjen e qeverisë, emri i parë që u raportua si i punësuar nga pushteti aktual, ishte i xhaxhait të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca.
Ky i fundit, që ishte edhe kandidat për kryetar të Lipjanit, u emërua këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.
Këshilltar politik u emërua edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, Sami Uka. Ai u emërua këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosuni, u emërua këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, Fadile Dyla u emëruar si u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Së fundi, Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga pushteti kanë përfituar edhe familjarë të deputetëve të Listës Guxo, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Në Ministrinë e Shëndetësisë, u punësua djali i axhës së deputetit, Haxhi Avdyli, Emrush Avdyli.
Të martën më 27 korrik, në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik është emëruar Driton Vela, ish-kandidat i LVV-së për deputet, i cili është vëllai i Blerim Velës, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani.
Akuzave të opozitës dhe shoqërisë civile si dhe pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, nuk u janë përgjigjur zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
As pas dy ditë pritjeje, zyra për media e partisë në pushtet, nuk ka kthyer përgjigje lidhur me punësimet që kanë ndodhur që nga marrja e pushtetit më 22 mars të këtij viti./rel
Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ...
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha...
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalim...
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal...
Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën ...
Një pastor në Tenese është i lodhur nga vënia e maskës me de...
Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup shpal...
Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shofer...
Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat...
Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i ...
Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vak...
Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielë...
Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Kroaci, ku h...
Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të r...
Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në...
Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infek...
Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë de...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...