“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Na u desh të lexonim të plotë “Analizën” e PD me 13 pika, për të kuptuar se sa shanse ka PD që të vijë në pushtet të paktën në 2025.
Midis pikave dallohen qartë të paktën 2 raste ku PD mashtron publikisht , pa turp dhe pa tru. Ju ftojmë që t?i lexoni “konkluzionet” e PD-së së Luli Bashës, mashtrimin e bërë me dokument zyrtar nga PD si dhe konkluzionet tona për ato që shkruajnë hartuesit e banaliteteve Bashiste.
I marrim me rradhë:
1.Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
Domethënë: sa kohë që Rama është ky që është, PD nuk fiton dot kurrë!
2.Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë.
Domethënë: sa kohë që listat kandidatëve për deputet në PS do i bëjë Rama, PD nuk fiton dot kurrë.
3.Shqetësim më i madh se blerja e votës ishte keqpërdorimi i burimeve të administratës shtetërore, dhe heqja e kufirit midis partisë dhe shtetit, ku evidentohen këto të dhëna.
Domethënë: Sa kohë Rama nuk vendos të shpërndajë ushtrinë e patronazhistëve, PD nuk fiton dot kurrë.
– Rritja e pagave në vitin elektoral për sektorin publik në një fond rreth 63 milion euro;
Punësimi i përkohshëm i rreth 13.000 punonjësve të rinj të shtetit;
Legalizimi i strukturuar në këmbim të votës i më shumë se 10.000 banesave të ndërtuara në mënyrë informale.
Domethënë: Sa kohë Rama nuk vendos të punojë kundra vetes, PD nuk fiton dot kurrë.
– Mbyllja e papritur dhe e paprecedent e kufijve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar diasporën e madhe shqiptare dhe pakicën greke që jeton kryesisht në Greqia të vijë për të votuar.
Domethënë: Sa kohë që do vazhdohë pandemia, Rama ka justifikimin dhe PD nuk fiton dot kurrë.
– Niveli rekord i lartë i prokurimit publik prej 505 milion euro në muajt Nëntor ? Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash publike dhe prokurimet, krahasuar me një mesatare vjetore prej 116 milion për të njëjtat periudhë, në 5 vitet e fundit. Kjo shifër në mënyrë disproporcionale më e lartë pasqyron abuzimin me burimet publike nga qeveria Socialiste për përfitime elektorale vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021.

Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me aktet nënligjore të miratuara nga KQZ, ku qartësisht ndalohej dhënia e koncesioneve ose favoreve publike në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, Qeveria vazhdoi të japë koncesione me vlerë qindra miliona euro, përfshirë por pa u kufizuar në kontratën për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, prokurimin për Portin e Vlorës dhe Portin e Durresi, kontratën per gjurmimin e hidrokarbureve dhe shume te tjera.
Vini re mashtrimet publike të PD:
A- PD nuk kërkoi në asnjë rast bllokimin e ndonjë prokurimi publik nga KQZ. Në KQZ nuk shkoi asnjë ankesë për ndonjë prokurim publik.
B- shprehja “aktet nënligjore të miratuara nga KQZ, ku qartësisht ndalohej dhënia e koncesioneve ose favoreve publike në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve” është mashtrim publik.
Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, përfaqësuesit e opozitës në KQZ (Komisioni Rregullator), çliruan qeverinë nga pengesa e qartë e Kodit Zgjedhor, duke limituar atë kufizim vetën në projektet që do të kishin financim nga fonde “të lëvruara rishtazi në periudhën 4 mujore përpara datës së zgjedhjevë”.
Domethënë: sa kohë që Rama nuk vendos vetë të bllokojë prokurimet, PD nuk fiton dot kurrë.
– Investigimet zbuluan se si numri i banorëve në një lagje të Tiranës u rrit nga 8.000 në 22.000 nga Nëntori 2020 deri në 5 mars 2021.
Vini re:
Asnjë emër prej këtyre 22.000 shtetasve nuk u prezantua në KQZ, asnjë ankimim, asnjë pretendim as nga PD, as nga përfaqësues të PD në KQZ.
4.Asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar, përfshirë ato që u zhvilluan gjatë zgjedhjeve 2016, 2017 dhe / ose 2019, të cilat vazhdon të ushqejë ndjenjën e përhapur të mosndëshkimit të krimeve të lidhura me zgjedhjet, duke nxitur kështu përhapja e tyre masive në vitin 2021.
Domethënë: sa kohë që Rama nuk dënon vetveten, PD nuk vjen dot kurrë në pushtet.
5.Mazhoranca socialiste ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe shkeli Marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në kuadrin e Këshillit Politik, duke i krijuar Partisë Socialiste avantazhe të padrejta elektorale, për shkak ndryshimi i formulës së konkurimit në koalicione, ulte peshën e partive politike të koalicionit opozitar, apo krijonte kushtet për të dalë me lista të veçanta të partive brenda koalicionit opozitar.
Domethënë: Sa kohë që Rama nuk punon për PD, PD nuk do vijë dot purrë në pushtet.
6.Shumica qeverisëse kontrolloi edhe procesin e vendimmarrjes së KQZ-së, duke ndërhyrë politikisht në ndryshimin e paraqitjes që ishte rënë dakord të fletëve të votimit në minutën e fundit , duke shkaktuar një konfuzion tek votuesit.
Vini re: matetiali thotë që ishte rënë dakord për paraqitjen e fletës së votimit. kush kish negociuar per paraqitjen e fletës së votimit?
Oerti me Damjanin? Luli me Ramën?
Nëse dy palë kishin rënë dakord për paraqitjen e fletës së votimit, do të thotë që KQZ, ka vepruar si organ i pavarur.
Domethënë: sa kohë që Ramën nuk e pyeska KQZ, PD nuk vjen dot në pushtet.
7.Vetëm pak ditë para zgjedhjeve qeveria vendosi të mbyllë kufirin me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut nën pretekstin COVID-19, duke bërë kështu votën e emigrantëve shqiptarë të pamundur. Kjo u reflektua në pjesëmarrjen e ulët në votime në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ky argument përmendet dy herë. Ndaj do ish e udhës që PD si parti serioze, mos përsëriste gjëra nga 2-3 herë, se pastaj do dukej sikur thjesht ka dashur të mbushi fletën.
8.Në të gjitha Raportet e të 12 qarqeve jepen evidenca të plota, me raste konkrete dhe të detajuara, sesi rezultati i zgjedhjeve në qark është ndikuar në mënyrë masive nga katër elementët kryesor të masakrës zgjedhore, që janë:
Blerja masive e votave, kryesisht në zonat rurale dhe në lagjet e varfëra të qyteteve;
Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë me një mision të qartë, vënien në zbatim të skemës së blerjes së strukturuar të votave, mbledhjes së kartave të identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, si dhe intimidimin dhe dhunimin e mbështetësve të opozitës;
Shpërdorimit masiv të burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit, në favor të partisë në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj administratës publike, presionin përmes zyrave shtetërore për bizneset dhe personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, krijimit të favoreve shtetërore në këmbim të votës, etj.;
Shpërdorimit të autoritetit të Policisë së Shtetit në favor të partisë në pushtet, duke mos krijuar kushte të barabarta të garës, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
Këto argumenta janë të përsëritura nga 2-3 herë në dokument. I sugjerojme PD që ta rishikojë materialin, ta përmbledhë dhe të përmblidhet dhe vetë nga pak.
9.Në termat e rezultatit zgjedhor, Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42 % të mandateve totale. Krahasur me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37 % të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %). Konkretisht, Partia Demokratike në 2021 ka marrë 165,784 vota të vlefshme më shumë se në vitin 2017.
Sipas pikës 9, konkluzioni është që PD paska fituar!
Domethënë: sa kohë që PD ka fituar, Rama rri Kryeministër.
Këto janë konkluzionet për konkluzionet e analizës në PD.
Sa kohë që Rama është në pushtet, PD nuk fiton dot kurrë. Më qartë se kaq, nuk flisnin dot.
Për Lulin zakonisht 7 × 7 bëjnë 42 ndersa pas 25 prillit 7 × 7 bejne 77, ky është përfundimi i këtyre të dhënave kontradiktore dhe analizës skandaloze dhe të nxituar të Bashës që i shërben thjesht dhe vetëm humbjes se radhës./CNA.al
PD bën bilancin e zgjedhjeve/ Nga ?patronazhistët? te blerja e votës, zbardhen 13 konkluzionet
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e kryesisë së Partisë...
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e kryesisë së Partisë...
Raport kontradiktor, pa fakte dhe që vjen pas një analize të...
Pasditen e sotme është zbardhur analiza prej 13 pikash e Par...
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e zgjedhjeve të 25...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për sh...
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli përsëriti sot thi...
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar sot ...
Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me projekti...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Dashnor KaloçiPublikohen disa dokumente arkivore me siglën “...
Sekretari i PD për çështjet ligjore Çlirim Gjata është ndalu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e mjekëve në mb...
Policia e Korçës bën të ditur se ka finalizuar operacionin e...
Një operacion policor i zhvilluar në Korçë, ka çuar në prang...
Ish -Presidenti Bujar Nishani ka shenjëstruar Kryeministrin ...
Gazetari Elton Qyno i është rikthyer aksionit të SPAK në Lus...
Viktoria, vajza e vogël e kryetarit të Partisë Demokratike ...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se si pss projekt...
Pas rrëzimit të propozimeve për ndryshimet statutore në PD, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...