Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Qeveria e Kubës tha të martën se një person ka vdekur gjatë protestave anti-qeveritare, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut thanë se autoritetet kanë arrestuar më shumë se 100 veta.
Qeveria tha se një 36-vjeçar vdiq të hënën gjatë një përplasjeje midis protestuesve dhe policisë në Arroyo Naranjo, në periferi të Havanës.
Kryeqyteti kuban kishte një prani të madhe policore te martën, dy ditë pasi që demonstruesit atje dhe në pjesë të tjera të vendit, zhvilluan protestat më të mëdha anti-qeveritare në dekada.
Protestuesit shprehën zhgënjimin e tyre me mungesat e ushqimit, çmimet e larta, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe reagimin e qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.
Media shtetërore kubane tha të martën se ish udhëheqësi Raul Castro, ishte takuar të dielën me presidentin Miguel Díaz-Canel dhe pjesën tjetër të udhëheqjes së Partisë Komuniste në pushtet, për të diskutuar mbi protestat.
Presidenti Díaz-Canel dhe zyrtarë të tjerë kanë fajësuar amerikanët në mediat sociale dhe embargon e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për trazirat në Kubë. Sanksionet dhe kufizimet e vendosura nga ish presidenti amerikan, Donald Trump, dhe një rënie e turizmit për shkak të pandemisë, kanë shtuar trysninë mbi ekonominë kubane viteve të fundit.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha në një konferencë të martën se protestuesit “po qëndrojnë përballë regjimit autoritar të Kubës”.
“Nevojat e tyre themelore nuk po plotësohen dhe ata janë kuptueshëm të rraskapitur”, tha zoti Price.
Organizata monitorimit të internetit, NetBlocks, tha të martën se qeveria kubane kishte kufizuar qasjen në një numër rrjetesh sociale, përfshirë shërbimet në Facebook dhe WhatsApp
Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se vendi është përballur me ?mungesë të energjisë elektrike…që ndikon në funksionimin e rrjeteve të komunikimit?.
Zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Kubës që të hapë “të gjitha mjetet e komunikimit”.
“Mbyllja e teknologjisë, mbyllja e rrugëve të informacionit, nuk bën asgjë për të zgjidhur nevojat e ligjshme dhe aspiratat e popullit kuban”, tha ai.
Autoritetet amerikane po dekurajojnë gjithashtu çdo përpjekje të mundshme të kubanëve për t?u larguar nga ishulli drejt brigjeve të Shteteve të Bashkuara.
“Çdo imigrant i kapur në det, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, nuk do të lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara,” u tha gazetarëve Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.
Sekretari Mayorkas tha se aktualisht nuk ka pasur asnjë shenë të rritjes së përpjekjeve të migrimit nga deti.
*Disa informacione për këtë raport u morën nga Associated Press, AFP dhe Reuters./ VOA
Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar...
Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë Agjenci...
Pas Italisë dhe Francës, edhe Greqia do të aplikojë vaksinim...
Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u përpo...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëv...
Brenda një ditë të vetme rreth 1 milion persona në Francë u ...
Tetë raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në K...
“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja n...
Mbi 1500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor në komunën...
Ish-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons...
Helmimi i qindra qytetarëve në Deçan ka bërë që kjo komunë t...
Vijon të rëndohet situata me helmimet në Deçan të Kosovës, k...
Ministrat britanikë kanë konfirmuar se Britania e Madhe do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Qeverisë k...
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryeso...
Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryeso...
Gjykuar nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshm...
Misioni i fundit paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka lënë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...