Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Helmimi i qindra qytetarëve në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit ?Hidrodrini?.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Musa Berisha tha për Radion Evropa e Lirë se fluksi i pacientëve me simptoma të helmimit ka vazhduar të jetë i madh mbrëmë dhe sot.
?Gjatë gjithë natës ka pasur fluks jashtëzakonisht të madh. Fatkeqësisht edhe gjeografia e terrenit ka ndryshuar prej dje dhe nuk bëhet fjalë vetëm për 11 fshatra, por edhe fshatra të tjera përreth?, tha ai.
Kujtojmë se paraprakisht sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shëndetësisë, nga dita e shtunë e deri më sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë kërkuar ndihmë shëndetësore rreth 1 mijë pacientë, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.
Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.
Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi ndërsa Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit që të mos konsumojnë ujin nga “Hidrodrini”, derisa të përcaktohet shkaku i helmimit.
Qytetarë të Deçanit për Radion Evropa e Lirë kishin rrëfyer për simptomat e helmimit dhe dyshimet mbi papastërtinë e ujit që vinte nga ujësjellësi.
Marramendje e të vjella i kapluan edhe gjashtë anëtarë të familjes Lushaj nga fshati Shaptej në Deçan të dielën, më 11 korrik.
Shkumbin Lushaj tha se uji në rubinetin e shtëpisë, që furnizohet nga ujësjellësi, nuk është i pastër tash e një javë, ndërsa që nga dita e shtunë, kanë vërejtur simptoma të lehta të helmimit.
?Kemi që disa ditë që uji nuk po vije normalisht i pastër, por është i turbulluar. Të shtunën në mbrëmje filluan disa prej simptomave, por nuk i mora si serioze. Ndërsa të dielën filloi marramendja, vjellja, diarreja… të cilat përveç meje i prekën edhe të gjithë anëtarët e familjes time?, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Lushaj është njëri ndër qindra banorë të disa fshatrave në Deçan, që përjetuan simptoma të ngjashme, duke ngritur alarmin te stafi mjekësor në QKMF.
Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.
Edhe Zenel Kadrijaj nga fshati Rastavicë, tregoi për Radion Evropa e Lirë se ditëve të fundit, kishin vërejtur ndryshime në dukjen e ujit të pijes.
?Tek uji e kemi vërejtur që e ka pasur ngjyrën më të mbyllur dhe një natë më pas ka pasur sasi të madhe të klorit?, tha ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media të hënën tha se janë duke bërë përpjekje maksimale për gjetjen e shkaqeve të këtij helmimi dhe deri më tani të gjitha dyshimet janë vetëm hipoteza.
Sipas tij, kanë dyshime edhe për një skemë të qëllimshme. Ai nuk elaboroi për këtë, por tha se duhet t?i lihet organeve të hetuesisë./REL
Vijon të rëndohet situata me helmimet në Deçan të Kosovës, k...
Ministrat britanikë kanë konfirmuar se Britania e Madhe do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Qeverisë k...
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryeso...
Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryeso...
Gjykuar nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshm...
Misioni i fundit paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka lënë ...
Mijëra kubanë protestuan të dielën në demonstratat më të mëd...
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm ...
Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një...
Pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, po bën realitet ëndrrën e sa...
Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situ...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të dielën ...
Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e ti...
Izraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tre...
Shkupi ka zbardhur projektin për të ashtuquajturin “Tramvaj ...
Disa zjarre kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA-së, në...
Ngjitur krah më krah – sikur të mos ketë më të nesërme. Vizi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...