Turizmi skandaloz/ Radhima 5 orë pa drita, pushuesit rrezikojnë të largohen
Në kulmin e sezonit turistik, shqiptarët dhe turistët po për...
Mjeku Kujtim Shabani u nda tragjikisht nga jeta teksa ishte me pushime në Rradhimë të Vlorës. Një dhimbje e madhe e të gjithë familjes, të afërmve, miqve e kolegëve ka qenë e dukshme sot gjatë homazheve. Me qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve, pacientë që janë kuruar nga mjeku, i kanë dhënë lamtumirën e fundit mes lotësh.
Doktor Kujtimi la pas 2 fëmijët dhe bashkëshorten e tij, dhe preu në mes pasionin për degën e neurologjisë. Ai e nisi profesionin e tij direkt pas përfundimit të studimeve në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në Tiranë, dhe prej 17 vitesh punonte në Spitalin Rajonal të Korçës. Kolegët e tij, mjekë, infermierë dhe personel i këtij institucioni e panë edhe njëherë për herë të fundit sot, por që do ta kujtojnë gjatë si shembullin e mjekut human dhe dashamirës. Në shenjë respekti e mirënjohje ata kanë vendosur dhjetra buqeta me lule brenda dhe jashtë sallës.
Pjesa më e madhe e bluzave të bardha, kanë qëndruar në heshtje, mes lotësh, duke mos mundur të flasin asnjë fjalë. “Nuk ka fjalë për atë njeri të mirë!” Këtë e thoshte kushdo gjatë homazheve. Ndërsa kryeinfermieri i urgjencës vendosi që të thoshte disa fjalë, ndonëse tepër i prekur për humbjen e doktor Kujtimit.
“Do të thoja fjalët më të mira për doktorin si njeri dhe si mjek. I papërtuar, i ndodhur në çdo moment, në çdo situatë dhe sidomos me situatën e Covidit arritëm së bashku ta përballojmë me sukses. Ishte i sjellshëm me të gjithë njerëzit, qoftë edhe me pacientët e rrëmbyer, qoftë edhe ata të qetët, nuk mungonte në asnjë moment pranë personelit për të zgjidhur çdo problem që dilte. Na kritikonte edhe ne atëherë kur nuk ecte puna. Ishte vërtet një njeri që do ti mungojë shumë urgjencës në çdo drejtim. Do ti mungojë Korçës! Do ti mungojë të gjithë njerëzve!” – shprehet Elton Koleci.
Humbja e parakohshme e doktor Kujtimit ka shokuar Korçën, qytetarët e saj, krahas të afërmve e kolegëve, edhe pacientët që kanë marrë ndihmë mjekësore nga ai. Kanë qenë të shumtë këta pacientë që i dhanë sot lamtumirën e fundit mjekut human. Mjeku Kujtim Shabani ishte një prej figurave më të dashura në juglindje, një nga mjekët që profesionin e shihte si mision, dhe falë tij qindra qytetarë të prekur nga Covid gëzojnë shëndet të plotë./CNA.al
Në kulmin e sezonit turistik, shqiptarët dhe turistët po për...
Sipas MeteoAlb, paraditja do te jetë në ndikimin e kthjellim...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Sipas MeteoAlb, ultësira perëndimore do të jetë në dominimin...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15-74 vjeç ...
Sipas MeteoAlb, Shqipëria në pjesën më të madhe paraqitet në...
Llixhat e Sarandoporit dhjetë minuta larg Leskovikut, janë p...
Ndonëse termometri shënon 40°C, në Elbasan ka filluar të bj...
Për shkak të një avarie në rrjetet, disa zona në Berat kanë ...
Për ditën e nesërme mbi vendin tonë pritet të depërtojnë mas...
Të ndodhur tashmë në stinën e verës edhe për ditën e sotme v...
Edhe pse nuk është konfirmuar ende prezenca e Variantit Delt...
Temperatuarat e larta të verës, por veçanërisht çregullimi i...
Pediatrja e njohur, Lira Gjika vijon të japë këshilla për pr...
Meteorologu Hakil Osmani i “Meteoalb” ka zbuluar motin për d...
Sipas MeteoAlb, vendi ynë në orët e para të ditës do të jet...
Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba, ishte i ftuar pasdit...
Sllovenia dhe Gjermania vijnë në ndihmë të një vajze që i mb...
Paraditja sot parashikohet me kthjellime në pjesën më të mad...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...