web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pediatrja e njohur këshilla prindërve/ Si duhet të silleni me fëmijët

9 Korrik 2021, 17:14, Sociale CNA

Pediatrja e njohur, Lira Gjika vijon të japë këshilla për prindërit, sesi të sillen me fëmijët e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Lira Gjika thekson se fëmija ka nevojë veçanërisht për mbështetjen dhe inkurajimin e të rriturit.

Sipas saj, fëmija nuk duhet të përballet me indiferencën e të rriturit, pasigurinë dhe frikën, duke filluar nga prindërit.

?Fëmija është një univers më vete dhe vetëm ai është protagonist i këtij universi. Por, që ky univers, të zbulohet e zhvillohet edhe nga vetë fëmija, duhet mbështetja dhe inkurajimi i të rriturit. Ndryshe mbetet i largët dhe i pazbuluar. Ndërveprimi I tyre, i rritur i parritur, mundëson njohjen dhe pasuron secilin prej tyre edhe me një mënyrë tjetër të menduari dhe të pranuari të gjërave. Që të ndodhë kjo, fëmija, nuk duhet të përballet me indiferencën, pasigurinë dhe frikën nga i rrituri, duke filluar nga prindërit.”-shkruan Lira Gjika.





Lajmet e fundit nga