Tirana pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Mijëra shqiptarë frekuentojnë pishinat gjatë ditëve të nxehta të verës dhe kryesisht në fundjavë. Në të gjithë vendin ka rreth 200 pishina, shumica e tyre në Tiranë.
Ndryshe nga plazhet, pishinat kanë një risk më të shtuar të përhapjes së infeksioneve. Por, sa të sigurta janë këto ambiente në vendin tonë?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka si detyrim inspektimin e pishinave para dhe gjatë sezonit turistik.
Mungesa e regjistrit të monitorimit të ujit të basenit
Mungesa e rregullores së brendshme në dy gjuhë (shqip, anglisht)
Mungesa e sinjalistikës për thellësinë e basenit.
Çdo pishinë sipas rregullores duhet të ketë një person përgjegjës që mat cilësinë e ujit 2 apo 3 herë gjatë ditës. Administratori Arjan Fetishaj na tregon se niveli i klorit dhe Ph në pishina duhet të ketë parametrat e ujit të pijshëm.
?Niveli i klorit zakonisht të pishinat duhet të jetë 0.2-1.5 ppm. Gjatë një dite kontrolli i klorit bëhet 2-3 herë. Në momentin që nuk i kam parametrat e ujit të rregullta unë e mbyll vetë pishinën. Pra në momentin që një administrator e sheh që cilësia e ujit nuk është në rregull është më e ndershme t?i thuash publikut që sot është e mbyllur?, tha Arjan Fetishaj, administrator pishine.
Por edhe higjiena dhe kujdesi personal janë ndikues të cilësisë së ujit, për këtë arsye në çdo ambient pishine duhet të jetë e vendosur qartë rregullorja, ku ndër të tjera përcaktohet se qytetarët duhet të përdorin ujin natyral të dushit para dhe pas daljes nga pishina.
?Është një moshë 15-17 të cilët i shkelin shumë rregullat, vrapojnë nëpër pishinë, vriten dhe kjo më jep një ndjesi negative te kjo pjesa e menaxhimit tim?, shtoi ai.
Moszbatimi i rregullores nga ofruesit e këtij shërbimi por edhe qytetarëve ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e pushuesve.
Në shumicën e rasteve sipas dermatologes Violeta Dajçi qytetarëve u irritohet lëkura për shkak të parametrave jo të duhura të klorit.
?Më së shumti këto lloj alergjish shfaqen tek fëmijët e vegjël. Ndodh që lëkura e tyre irritohet nga kontakti me ujin me klor dhe mund të acarohet. Rekomandohet që të gjithë të shpërlahen sapo dalin nga pishina?, tha dermatologia Violata Dajçi.
Pas frekuentimit të pishinave rritet gjithashtu mundësia për infeksionet mykotike në lëkurë.
?Kryesisht shfaqet myku në zonën e këmbë, por edhe në gjithë sipërfaqen e lëkurës. Në pjesën më të madhe të rasteve personat që shfaqin myk në këtë periudhë janë ato që kanë frekuentuar pishinat?, shtoi ajo.
Dermatologia këshillon që për të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet që secili prej nesh të ketë një kujdes më të shtuar të higjienës vetjake./euronews
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka dhënë alarmin për mungesë...
Moti i qëndrueshëm do të jetë mbizotërues duke sjellë kthjel...
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv,...
Shqipëria në Ultësirën Perëndimore do të jetë me kthjellime ...
Nga nesër në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anticovi...
MeteoAlb parashikon se orët e para të ditës do të jenë në pj...
Humbjet ekonomike janë duke u rritur në shtetet në zhvillim,...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh ...
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar ditën e sot...
Moti i qëndrueshëm do të vijojë të jetë prezentë në Shqipëri...
Ilir Dehani, nënkryetar i ‘Shqatës së prindërve të fëmijëve ...
Megjithëse gjatë viteve të fundit ka patur përpjekje për zbu...
Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb ka bërë me dije viji...
Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në mbizotërim e motit t...
Ditën e nesërme moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pje...
Ministri i Turizmit Blendi Klosi komentoi edhe incidentin e ...
Ministri Blendi Klosi, i ftuar pasditen e sotme në “Kjo javë...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet ku ka ndëshkuar një num...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...