Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur ?merrte shpatën? dhe mbronte opozitën, tashmë është kthyer hapur kundër kësaj të fundit, për më tepër duke mos kursyer edhe lajkat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në disa shkrime të publikuara në gazetën ?Koha Jonë?, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës, por tashmë duket se nuk po kursen as atë që dikur i shërbente me devotshmëri, presidentin Ilir Meta.
Në një editorial të publikuar sot në gazetën e Nikoll Lesit, i bëhet një jehonë e madhe Reformës në Drejtësi, dhe dy ambasadorëve, atij të BE, Luigi Soreca dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Por, nga ana tjetër, duket se Lesi po kërkon edhe burgosjen e presidentit Meta.
?Reforma në Drejtësi ndodhet në hapat e fundit të saj dhe pa mbështetjen e Yuri Kim dhe Luigi Soreca, mund të dështonte. Sidomos ambasadorja amerikane nuk fal cilindo politikan që fut gurë ndër rrota kësaj Reforme.
?Rruga e Elbasanit? e di mjaft mirë se cilët luajnë me dy porta, por ndëshkimet nga SPAK dhe gjykatat e reja, nuk do të vonojnë!?-shkruhet në gazetën e Nikoll Lesit.
Kujtojmë këtu, se Presidenti Ilir Meta ka pasur përplasje të forta me ambasadën e SHBA, dhe mesazhi i Lesit duket të jetë mjaft i qartë, kur shkruan se ?Yuri Kim do mbahet mend si ambasadorja ?që realizoi Reformën në Drejtësi dhe që ndikoi në penalizimin e politikanëve VIP të korruptuar?.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Reforma në Drejtësi mbetet jetike për Shqipërinë. Natyrisht që pushteti i Drejtësisë është një nga tre pushtetet e pavarura në një shtet demokratik, por në kushtet e vendit tonë, ky PUSHTET mund e duhet të reformojë dy pushtetet e tjerë, atë legjislativ dhe ekzekutiv.
Flasim në kushtet e Shqipërisë, ku legjislativi dhe Ekzekutivi kanë patur dhe kanë probleme me zbatimin e ligjit dhe moralin politik. Pushteti i Drejtësisë duhet të jetë i pavarur, bile ai duhet të jap drejtësi kur vijnë në hetim apo në bankën e të akuzuarit deputetë apo ministra, por të gjithë e dijmë se në Shqipëri drejtësia ishte nën varësinë e pushtetit politik e sidomos atij Ekzekutiv. Ndaj vendosja e drejtësisë mungoi dhe sakatoi krejt demokracinë e këtyre 30 vitëve.
Nisur nga ky konstatim SHBA dhe BE vendosën ta marrin vetë në dorë Reformimin e Drejtësisë Shqiptare. Ish-ambasadori amerikan Lu dhe ish-ambasadorja e BE, zj. Vllahutin vendosen në rrjesht para katër vitëve e kusur gjithë klasën politike dhe i futën në ?vathën ?e parlamentit, me zor. Ata e dinin se shumica e deputetëve, janë të korruptuar dhe nuk kishin si të kundërshtonin urdhërin e tyre për të votuar Reformën në Drejtësi. Në një shtet normal demokratik ajo që bënë dy ish-ambasadorët nuk është aspak normale, pasi teorikisht flitet për shtet të pavarur shqiptar, por duke ditur se si e kanë bërë çorap këtë vend politikanët shqiptarë, tash dhjetra vite, ata diktuan që deputetët të votonin Ndryshime në Kushtetutë, bile të votonin pa bërë zë Reformën në Drejtesi.
Dhe vetëm kur ti shikoje deputetët varg si ?specat? që shkonin, pa dëshirë, për ta votuar reformën në drejtësi. Pas këtij veprimi urdhërues Lu-Vllahutin, filloi Reforma, por gjatë udhës ndeshi njëmijë makinacione mafioze politike nga të dyja krahët politikë, që ta bllokonin ose dështonin.
Erdhën dy ambasadorët e rinjë, Yuri Kim e SHBA dhe Luigi Soreca i BE, të dy më të vendosur për Reformën në Drejtësi. Insistuan, këmbëngulen, u përballen me lojëra e makinacione politike shqiptare, por asnjeri nga dy ambasadorët nuk u dorëzua. Ata e dijnë se pa Reformë në Drejtësi nuk ka ndëshkim të politikanëve të korruptuar, pa reformë në drejtësi nuk qeveri të përgjegjshme; Yuri Kim dhe Luigi Soreca e njohin mjaft mirë terrenin shqiptar. Ndaj nuk ndalojnë deri në zbatimin e plotë të kësaj Reforme.
Ambasadorja amerikan Yuri Kim, duke qenë edhe ambsadorja e shtetit më të fortë e më demokratik në Botë, ka një fuqi absolute në këtë Reformë. Ajo flet prerë dhe pa asnjë hezitim për këtë Reformë. Edhe në një aktivitet për këtë reformë, ku të pranishëm ishin krerët e KLGJ dhe KLP, kryediplomatja amerikane tha se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës.
Ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se ?Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara?.
Më tej ajo shtoi se ?SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t?ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve?.
Më pas Yuri Kim shtoi se ?Ne e kuptojmë trysninë, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t?i paguajnë brezat e ardhshëm?, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.
Ndërsa dje ambasadori Soreca takoi nënkryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për ti dhënë mbështetje të hapur nga BE.
Reforma në Drejtësi ndodhet në hapat e fundit të saj dhe pa mbështetjen e Yuri Kim dhe Luigi Soreca, mund të dështonte. Sidomos ambasadorja amerikane nuk fal cilindo politikan që fut gurë ndër rrota kësaj Reforme.
?Rruga e Elbasanit? e di mjaft mirë se cilët luajnë me dy porta, por ndëshkimet nga SPAK dhe gjykatat e reja, nuk do të vonojnë!
Çdo ambasadorë amerikan në Tiranë ka një histori të veçantë në Tiranë. Ambasadori Uilliam Eduin Rajerson mbahet mend si ?ambasadori i rrëzimit të komunizmit shqiptar?, ambasadorja amerikane Mariza Lino si ?ambasadorja që rrëzoi Sali Berishën?, etj. Ndërsa Yuri Kim do mbahet mend si ambasadorja ?që realizoi Reformën në Drejtësi dhe që ndikoi në penalizimin e politikanëve VIP të korruptuar?.
Deputeti Selami Jenisheri ka bërë deklarata të forta sot në ...
Deputeti Ralf Gjoni ka folur me tone mjaft të forta sot në s...
Përplasjet në PS-në e Vlorës, duket se vijonë të thellohen. ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka ironizuar de...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në sea...
Shqipëria nuk arriti të marrë një datë për konferencën ndërq...
Zgjedhjet e 25 prillit 2021, i dhanë një tjetër goditje, Par...
Një tjetër projekt-vendim do të futet në rendin e ditës sot ...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të më...
Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bas...
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendo...
Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit...
Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë duket qartë se po mban...
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka fol...
Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, der...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin në krye ...
Kryeministi maqedonas Zoran Zaev ka zhvilluar ditën e sotme ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konfere...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...