Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka fol...
Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë duket qartë se po mban qëndrime kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Një tjetër detaj që tregon se tashmë kemi një Lulzim Bashë të braktisur dhe të vetmuar janë zgjedhjet e 13 qershorit.
Në këto zgjedhje, Lulzim Basha arriti të mbajë karrigen e kryetarit, edhe pse me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017.
Por, një detaj që bie në sy, është fakti se mesa duket tashmë Lulzim Basha ka humbur mbështetjen e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.
Pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve nga kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, Sali Berisha, nuk ka bërë asnjë reagim publik për zgjedhjet, as për të uruar Lulzim Bashën për fitoren, as për të kontestuar manipulimet, tashmë të bëra publike.
Përkundrazi, Sali Berisha duket se i ka drejtuar një mesazh të koduar Lulzim Bashës, ndërsa ai ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video kur ishte kryetar i PD-së, gjatë një takimi në Korçë.
Sikurse shikohet në videon më poshtë, Sali Berisha në Korçë kishte një mbështetje të jashtëzakonshme, ku tregon qartë se ai është ?njeriu I shesheve?, ashtu siç e ka deklaruar edhe vetë Berisha. Ndërsa në të kundërt, Lulzim Basha zhvillon takime në ambiente të mbyllura, ku mezi i mblidhen 50 vetë. (Lexo këtu)
Video më poshtë flet vetë.
Por, ky nuk është i vetmi qëndrim që Sali Berisha ka mbajtur kundër Lulzim Bashës.
Në një dalje mediatike në 27 maj, Berisha ka komentuar garën për zgjedhjen e kreut të PD-së, për të cilën tha se priste që të shtyhej dhe jo të afrohej data.
Sipas Berishës, PD tashmë kishte detyra të tjera dhe jo të afronte datën e zgjedhjeve.
Dalja e Berishës, dhe qëndrimi që ai mbajti në lidhje me garën për kreun e PD-së, duken qartë se ai tashmë është kundër Lulzim Bashës. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër ka edhe një artikulim të mbajtur pak ditë më parë nga Berisha, ku ky i fundit nuk mohoi mundësinë e rikthimit në krye të PD-së. (Lexo këtu)
Po ashtu Berisha, edhe ditën e zgjedhje, në 13 qershor, ka deklaruar se i qëndron deklaratës së tij.
Duke folur për gazetarët pas votimit, i pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Sali Berisha tha se ?është konsistent në deklaratat e tij.?
Në fakt gjithçka e artikuluar nga Berisha, duken të jenë mesazhe të drejtpërdrejta për Lulzim Bashën.
Gjithashtu kujtojmë këtu edhe qëndrimet e forta të Berishës, në studion e Opininion, ku ai i faturoi Lulzim Bashës çdo vendim politik që ka çuar drejt katastrofës Partinë Demokratike. (Lexo këtu).
Pra, ajo çfarë është e kuptueshme qartë, është fakti se Sali Berisha po e ndëshkon hapur Lulzim Bashën, pas vendimit të DASH, i cili i ndalonte hyrjen në SHBA ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij.
Deklaratat e Berishës, tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.
Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar disa ditë më parë nga DASH./ CNA.al
Foto fakt/ Basha dështon në Korçë
Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën
Faktet/ Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën
Berisha ndërhyn në garën e PD/ Shfaqet kundër Bashës
Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka fol...
Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, der...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin në krye ...
Kryeministi maqedonas Zoran Zaev ka zhvilluar ditën e sotme ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konfere...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para ...
Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të kryetares së Bashkisë së ...
Kaq është vlera, vetëm 362.Ky është numri korrespondues, num...
Kryeministri Edi Rama vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi, ...
Deputetja Fituese e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kom...
Deputetja fituese në zgjedhjet e 25 prillit, Jorida Tabaku k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 2...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në Forumin ekonomik në Ma...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonom...
Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte...
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur për refor...
Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco ka deklaruar se ...
Zgjedhjet e 25 prillit 2021, duket se i dhanë një goditje të...
Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pez...
Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka pranuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...