"Në zgjedhjet e PD pati shkelje"/ Kadilli: Nuk do të pranoj pozicionet e...
Fatbardh Kadilli ka folur sërish për zgjedhjet për kryetarin...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Tiranë Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet në selinë blu, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e kandidatit Fatbardh Kadilli, i cili u shpreh se edhe pse humbi nuk do të largohet nga PD.
Në një intervisatë për Fax News, Këlliçi deklaroi se askush nuk është i tepërt në PD, duke i shtrirë dorën kështu kandidatëve që morën pjesë në zgjedhje Edith Harxhi, Fatabardh Kadilli dhe Agron Shehaj të vazhdojnë të kontribojnë.
?Askush nuk ka përse të largohet dhe më vjen mirë për këtë deklaratë. Unë e njoh personalisht zotin Kadillin. Ka 3 dekada që militon në PD. Që bën betejat e tij personale, gjithmonë kuadër të programit të PD. Më vjen mirë që ka mbajtur këtë qëndrim, sepse ka një eksperiencë të vyer. Askush nuk është i tepërt në PD. Ka individë që gabojnë në PD.
Nuk mbizotëron kulti i individit në Partinë Demokratike. Kjo është një kulturë vetëm në Partinë Socialiste. Më vjen keq që kam parë atë shfaqje të shëmtuar në Kongresin e 80 vjetorit të Partisë së Punës dhe jo në 30 vjetorin e PS-së. Një parti që ka ndryshuar emrin nga Partia e Punës në PS,? tha Këlliçi.
Për sa i përket procesit të zgjedhjeve dhe ankesave të Agron Shehaj, Këlliçi deklaroi se procesi ka qenë i rregullt dhe se vëzhguesit apo komisionerët kanë firmosur të gjithë rezultatin.
?Nuk mund të komendoj mbi pritshmëritë. Kam qenë i barazlarguar nga kandidatët. Por ajo që dua të them është se ky është një rezultat që flet pastër, qartë. PPE kanë inkurajuar PD që të vazhdojë betejën e saj për një Shqipëri ku mbizotëron shteti i së drejtës. Më vjen mirë që nuk ka pasur kontestim për rezultatin. Në 76 qendrat e votimit të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit kanë firmosur dhe kanë pranuar rezultatin. Përkundër shumë deklaratave të kandidatëve që mund të jenë ankuar për parregullsi.
Unë si anëtar i komisionit zgjedhor jua them me përgjegjësi absolute që për çdo ankesë që kemi marrë nga çdo kandidat i jemi përgjigjur në kohë reale. Nuk ka pasur asnjë shqetësim të ngritur që nuk ka marrë përgjigje. Ka patur pakënaqësi, por do të ftoja kandidatët të jenë të vërtetë dhe të kenë vetëm një kauzë. Bashkimin e PD dhe forcimin e saj. Nuk ka asnjë demokrat që nuk e kupton që nuk kemi luksin të humbasim asnjë kandidat?, u shpreh ai.
Në fund, Këlliçi u pyet dhe për ftesën e Ramës për bashkëpunim. Ai u përgjigj prerë duke thënë që Rama duhet të largohet një orë e më parë.
?Shkaktari i të gjithë kësaj keqqeverisje nuk mund të jetë njëherazi zgjidhja për problemet e shqiptarëve. E vetmja mënyrë nëse Edi Rama vërtetë shqetësohet për mirëqenien e vendit, të hapë rrugën, të japë dorëheqjen dhe të largohet një orë më parë. Gjatë qeverisjes së tij janë vjedhur 7.2 miliardë euro. Këto provokime për të përçarë qytetarët nuk i ha as dreqi . Këta janë tentativa për të përçarë PD-në?, përfundoi Këlliçi./CNA.al
Fatbardh Kadilli ka folur sërish për zgjedhjet për kryetarin...
Lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, se Lulzim Basha ka...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, ka deklaruar...
Deputetja e zgjedhur Grida Duma, ka komentuar deklaratën e f...
Ashtu si CNA.al e denoncoi një ditë më parë, procesi zgjedho...
Të dielën, gazetari i emisionit Stop në Tv Klan, Klintoni sh...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani u shpreh se Lu...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani i ka cilësuar ...
Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një ...
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë u rizgjodh...
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis ran...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, dha sot lajmi...
Fatbardh Kadilli ka reaguar pasi humbi në garën e brendshme ...
Edith Harxhi ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së gar...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvi...
Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjan...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajo...
Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike u mbyllën di...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...