Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita që në muajin Mars po përballet me shkallën e dytë të Vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Janë 12 denoncime të reja të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vettingut, për Selitën.
Trupa gjyqësore në KPA drejtohet nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vijon të mbledhë dëshmi nëpër institucione.
Ndërkohë, trupi gjykues ka vendosur të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 19.05.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë, për t?i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim?Taksave, informacion nëse në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe a tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit.
Këtë informacion, KPA, pritet ta njoftojë në seancën gjyqësore të datës 17.06.2021, ora 9:00.
Pasuria e dyshimtë
Kujtojmë se Selita përfundoi në KPA pas rekomandimit të ONM-së tek Komisioneri Publik.
Ka qenë komisioneri Florjan Ballhysa, që është marrë me rastin e gjyqtarit Selita
Ballhysa ka kërkuar në KPA, tej riçeljen e hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhë bashkëshortja e tij.
Pronat e listuara si të dyshimta nga Komisioneri Publik janë një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit.
Gjithashtu si e dyshimtë është parë edhe blerja e një automjeti.
Dyshime janë ngritur mbi pasuritë me burime financiare nga bashkëshortja e Selitës.
Kjo e fundit ka përfituar nga shitja e një shtëpie dy-katëshe +papafingo nga familja e saj në Linzë, të investuara më pas në transaksione të tjera pronash.
Kjo pronë është shitur në vlerën e 220 mijë eurove dhe Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa i ka kërkuar KPA, që të hetonte mbi kostot e ndërtimit, ligjshmërinë e burimeve si dhe metodologjinë e përdorur nga KPK në analizën financiare.
Sipas Ballhysës, objekti është vlerësuar me 3 vlera të ndryshme nga KPK, por në analizën financiare është përfshirë vlera më e ulët prej 4.7 milionë lekësh.
Komisioneri Publik e ka atakuar kryegjyqtarin Selita edhe në aspektin profesionalë.
Por, kryegjyqtari i ka mohuar në vijimësi të gjtiha akuzat dhe dyshimet duke i quajtur të pabaza.
Si e kaloi Selita Vettingun në shkallën e parë?
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita u konfirmua në detyrë me datë 18.6.2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Olsi Komiçi kryetar, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi relatore.
Në fakt, gjyqtari Kastriot Selita e ka kaluar Vettingun me votën kundër të kryesuesit të trupës gjykuese Olsi Komicçi.
Në vendimin e përpiluar nga KPK janë zbardhur kundërshtitë e argumentuara të Komiçit.
?Unë cilësinë e anëtarit të trupit gjykues, kam votuar kundër vendimit të datës 18.6.2019 të marrë nga shumica e trupit gjykues, nëpërmjet të cilit është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Selita, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kundërshtitë e mia në lidhje me vendimmarrjen e shumicës së trupit gjykues kanë të bëjnë me vlerësimin e kriterit të pasurisë dhe atë profesional?, deklaron Komicçi.
Sipas tij, në bazë të pikës 3, nenit D, të Aneksit të Kushtetutës nuk identifikohet dhe nuk vërtetohet nga subjekti i rivlerësimit, pra nga Kastriot Selita, burimi i krijimit dhe ligjshmëria për shumën prej 2.900.000 lekësh, përfituar nga subjekti me aktmarrëveshjen e pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore, datë 6.6.2006, miratuar me vendimin e datës 19.6.2006, ?Faza e dytë e pjesëtimit?, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, çka ka çuar në blerjen nga subjekti të apartamentit, ndodhur në Sh., Lezhë, me burime të paidentifikuara e, pra, të paligjshme financiare e për pasojë mungesën e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e apartamentit në Gjirin e Lalzit sipas kontratës së sipërmarrjes të vitit 2012 dhe asaj të shitblerjes të vitit 2015.
?Për rrjedhojë, kemi të bëjmë me një balancë financiare negative në vitin 2006, kur kjo shumë deklarohet për herë të parë dhe në vitet kur kjo shumë është përdorur për të krijuar pasuri, konkretisht në vitet 2010 dhe 2011. Duke mos përsëritur shpjegimet dhe konkluzionet e dhëna si nga shumica e trupit gjykues, ashtu edhe nga subjekti i rivlerësimit, çka janë pasqyruar në vendim, jam kundër konkluzionit përfundimtar të shumicës së trupit gjykues se subjekti i rivlerësimit ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim për paanshmërinë në gjykim,
Në lidhje me këtë konkluzion dhe me vendimmarrjen e shumicës së trupit gjykues, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin dhe konkluzionet e mia në lidhje me kriterin e pasurisë dhe atë profesional, konkretisht: për mungesë burimesh financiare të ligjshme dhe balancë financiare negative në vitet kur janë krijuar këto burime, si dhe kur janë kryer investimet me këto burime financiare, si dhe për cenimin e besimit të publikut për shkak të gjykimit në kushtet e konfliktit faktik dhe atij në dukje të interesit, jap votën time kundër, duke votuar për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Selita, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, në bazë të pikave 3 dhe 5, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016?, ka argumentuar Komicçi.
Ky i fundit ka evidentuar dhe një sërë rastesh ku sipas tij gjyqtari Kastriot Selita ka qenë në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës së tij./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin e sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka zbardhur vendimin për...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vendimmarrjen e m...
Gjykata e Strasburgut ka lënë në fuqi vendimin e 9 Shkurtit ...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar shkallës ...
Ish kreu i Prokurorisë së Për Krime të Rënda, Besim Hajdarma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të ...
Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, gjyqtari Erion B...
Procesi i Vettingut e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur ...
Për më shumë se 3 vjet, nga Shkurti 2018 – Prill 2021, rezul...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po...
Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancav...
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë ...
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra E...
“Të kalosh Vettingun, është si ta kalosh varrin për së gjall...
Lindën si institucione të prodhuara nga reforma në drejtësi,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dyshohet se është përfshirë në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...