Punonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, rapo...
Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afganistanit do të kenë sukses, apo qoftë edhe të mbijetojnë, pas largimit të trupave të fundit amerikane dhe atyre të koalicionit nga ku vend. Ky është vlerësimi i prerë i një zyrtari të lartë të NATO-s.
“Ne duhet të ballafaqohemi me realitetin, sigurisht që ka shumë pasiguri. Vendimi për t’u larguar sjell rreziqe“, i tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg një audience virtuale të hënën përpara takimeve në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila mbikëqyr trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, deri tani janë tërhequr pothuajse gjysma e trupave amerikane dhe forcat e fundit, kontraktuesit civilë dhe pajisjet e vendosura atje do të largohen nga Afganistani jo më vonë se fillimi i muajit shtator.
Tërheqja e vetë NATO-s, që përfshin rreth 7,000 trupa, është gjithashtu “në rrugën e duhur”, tha zoti Stoltenberg, duke mbrojtur vendimin për t’i kthyer forcat në atdhe, pas gati dy dekadash lufte me Talibanët dhe grupet terroriste si al-Kaida dhe Shteti Islamik.
“Të mos harrojmë se në një farë mënyrë ky është një zhvillim gradual“, tha zoti Stoltenberg. “Jo shumë vite më parë, kishim më shumë se 100,000 trupa në një operacion të madh luftarak“.
“Gjatë këtyre viteve ne kemi qenë në gjendje të ndihmojmë e trajnojmë forcat afgane të sigurisë në mënyrë që ata të jenë përgjegjës për sigurinë në vendin e tyre“, shtoi ai.
Megjithatë dyshimet në lidhje me aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të funksionuar pa këtë mbështetje thelbësore në terren nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s, vazhdojnë të mbeten.
Prej fillimit të tërheqjes së trupave amerikane muajin e kaluar, forcat talibane kanë marrë nën zotërim të paktën shtatë qarqe në vend, disa prej të cilave pa hasur në ndonjë rezistencë.
Në një raport të lëshuar javën e kaluar nga Ekipi i Monitorimit të Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin paralajmërohej se komandantët talibanë kanë pozicionuar gjithnjë e më shumë forca për të marrë me forcë, atë që nuk mund të marrin përmes negociatash “atëherë kur trupat e huaja që po largohen nuk do të jenë më në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive për shkak të numrit të ulët të tyre”.
Kryekomandantët ushtarakë amerikanë janë shprehur gjithashtu të shqetësuar në lidhje me “aftësinë e ushtrisë afgane për t’u përballuar apo rezistuar” sapo forcat dhe kontraktuesit amerikanë të largohen.
Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi të hënën se edhe pse forcat e NATO-s po largohen nga Afganistani, aleanca do të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare dhe se gjithashtu do të mbajë një prani civile në Kabul për të këshilluar forcat afgane të sigurisë dhe për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë kapacitetet e tyre.
Shtetet e Bashkuara janë zotuar gjithashtu të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare për forcat e sigurisë afgane.
Në buxhetin e propozuar të Presidentit Joe Biden për vitin fiskal 2022 përfshihet një shumë prej 3.3 miliardë dollarësh ndihmë për forcat afgane, një rritje e lehtë mbi nivelet aktuale të financimit.
Të dielën një zëdhënës i qeverisë afgane tha se SHBA-të kanë premtuar të ruajnë të njëjtin nivel financimi të paktën deri në vitin fiskal 2023./voa
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, rapo...
Talibanët u bënë thirrje të hënën afganëve që kanë punuar nd...
Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronaviru...
Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vak...
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me varianti...
Nënpresidentja Kamala Harris po zhvillon një vizitë pune në ...
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ...
Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjor...
Në Kosovë u konfirmuan të hënën dhjetë raste të reja me koro...
Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me që...
Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagos...
Mediat greke kanë raportuar për të tjera detaje në lidhje me...
CDU arriti në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt një fitore m...
Papa Françesku shprehu të dielën dhimbje lidhur me zbulimin ...
Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukoz...
Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel kapërcyen ...
Herën e fundit që Evropa mendoi se ishte pranë arritjes së n...
Të dielën, India ka raportuar 114.460 raste të reja me koron...
Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe Meghan Markle, k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Feriza...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...