VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
CDU arriti në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt një fitore mjaft bindëse. Rezultati zgjedhor tregon: AfD mund të humbasë edhe në Lindjen gjermane, shkruan Rosalia Romaniec.
Frika ishte e madhe. Në sondazhet e fundit parazgjedhore, partia e orientuar djathtas, AfD qëndronte shumë pranë partisë CDU, një herë madje ajo ishte edhe kryesuese. Një fitore e partisë “Alternativa për Gjermaninë” do të kishte shënuar një pikë kthese dhe me këtë edhe një sinjal fatal pak muaj para vendimeve zgjedhore në federatë. Por ky skenar i frikshëm doli si një mirazh i populistëve të djathtë. CDU tregoi, se ajo mund të mobilizojë. Për demokracinë dhe kundër AfD.
Mbështetje për kandidatin e CDU për kancelar
Më shumë se 37% për CDU – shumë më tepër se e kishin parashikuar të gjitha sondazhet. Një marrje frymë lirisht në kor e kristiandemokratëve, sidomos në rrethin e kandidatit për kancelar, Armin Laschet. Fitorja e qartë në Saksoni-Anhalt i jep atij mbështetjen, për të cilën ka aq nevojë urgjente në federatë. Që CDU madje e zgjeroi pushtetin e saj në landin Saksoni-Anhalt, mund të ketë madje një efekt sinjalizues. Në Lindjen gjermane partitë popullore duhet të luftojnë me erozionin. Në Saksoni-Anhalt mund të shikosh, që ai mund të ndalet. Pikërisht për këtë ka nevojë me urgjencë CDU, për të fituar pikë të qëndrueshme tek elektorati në të gjitha landet lindore, kundër AfD.
Lëvizje rezultatesh tek partitë e tjera
Një vështrim tek partitë e tjera tregon zhvillime interesante. Para pesë vjetësh, partia liberale FDP doli nga parlamenti i landit Saksoni-Anhalt. Por tani me një rezultat më shumë se 6%, ajo mund të zëvendësojë edhe të Gjelbrit në një koalicion të mundshëm qeverisës. Pikërisht liberalët u tregojnë Të Gjelbërve kufijtë e veprimit, të paktën në Lindje. Të Gjelbrit kanë bashkëqeverisur në Saksoni-Anhalt, tani ata rrezikohen të dalin nga koalicioni.
Edhe e Majta ka humbur vota në këtë land. Vërtet që partia postkomuniste me 11% mbetet në një rezultat dyshifror, por AfD ka dyfish më shumë vota dhe ngadalë po e zëvendëson të majtën si “partia e lindjes”. Zhgënjimi tjetër i këtyre zgjedhjeve lidhet me socialdemokratët dhe është për t’u shënuar. Partia e dikurshme e punëtorëve dhe parti popullore humb terren politik pikërisht në Saksoni-Anhalt, landin me dobësi strukturore. Një mbrëmje e hidhur për SPD.
Kurse po të hedhësh vështrimin tek CDU-ja është e qartë: Suksesi nuk është meritë e kryetarit të CDU-së dhe kandidatit për kancelar, Armin Laschet. Ai shkon në llogarinë e babait popullor të landit, Reiner Haseloff. Ishte pikërisht ky që nuk e donte Laschet as si kandidat për kancelar. Në Saksoni-Anhalt si në lande të tjera lindore preferohej konkurrenti jokomod nga Bavaria, Markus Söder. Por Haseloff nuk u dëmtua nga angazhimi i fuqishëm i Laschet në fushatën zgjedhore në Saksoni-Anhalt. Edhe kaq gjë do mund të quhej sukses: Një CDU e riforcuar i jep mbështetjen e nevojshme kandidatit, që duhet të mbrohet nga imazhi, se do të vazhdojë politikën e Angela Merkelit. Dhe e pajton Laschet edhe më shumë me Lindjen.
Me më shumë shanse për t’u votuar
Laschet dëshiron të bëjë për vete votuesit e qendrës dhe në të njëjtën kohë të rifitojë ata që e duan Unionin edhe më konservator. Deri më tani kandidati për kancelar i ka vendosur kufirin retorikës me tone të djathta, por u ka lënë hapësirë edhe atyre që lëvizin në zonën gri. Kjo ishte edhe taktika e Reiner Haseloff dhe ajo funksionoi. CDU u perceptua si më luftarake dhe kjo e bën edhe më të votueshme. Konservatorët e djathtë brenda Unionit po bëhen me krahë. Si fillim ata mund të ëndërrojnë. Deri në zgjedhjet e Bundestagut duhet të ndjehen të adresuar sa më shumë votues. Më pas, në varësi të partnerit të koalicionit, letrat do të përzihen sërish./ DW
Papa Françesku shprehu të dielën dhimbje lidhur me zbulimin ...
Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukoz...
Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel kapërcyen ...
Herën e fundit që Evropa mendoi se ishte pranë arritjes së n...
Të dielën, India ka raportuar 114.460 raste të reja me koron...
Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe Meghan Markle, k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Feriza...
Shtetet e Bashkuara janë zotuar të mbështesin Tajvanin me 75...
Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Norm...
Të dielën, Kosova regjistroi një viktimë dhe 11 raste të rej...
1,8 milionë zgjedhësve u është bërë thirrje të dalin në voti...
Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropia...
Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavir...
Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po flu...
Kalifornia dhe Teksasi, dy shtetet më të populluara në Shtet...
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 m...
Pas kthimit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, në Turqi ...
Një numër i madh i rasteve të korrupsionit, të raportuara qo...
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi t...
Në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet të hapet ‘Muzeu ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...