Francë, nderim për të rënët në Betejën e Normandisë në qershor 1944
Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Norm...
Shtetet e Bashkuara janë zotuar të mbështesin Tajvanin me 750 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit. Njoftimin e bëri një delegacion dypartiak i përbërë nga tre senatorë amerikanë që mbërriti në Tajvan të dielën. Vizita zhvillohet ndërkohë që Tajvani akuzon Kinën se e ka penguar në përpjekjet për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash. Qeveria tajvaneze thotë se kjo është pjesë e fushatës së vazhdueshme të Pekinit për të mbajtur ishullin të izoluar.
Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë Tajvanit 750 mijë vaksina, si pjesë e planit të Uashingtonit për të shpërndarë doza në të gjithë botën. Kjo sasi e dhuruar është një ndihmë e madhe për ishullin, i cili po lufton me një rritje në rastet me koronavirus.
Senatorja demokrat Tammy Duckworth nga Ilinoisi, bashkë me dy kolegët e saj: demokratin Christopher Coons nga Delauer dhe republikanin Dan Sullivan nga Alaska ishin për një vizitë tre orëshe në ishull.
Tre senatorët amerikanë thanë se vizita e tyre tregon se Tajvani ka mbështetjen dypartiake të SHBA. Tajvani përballet me një mungesë vaksinash dhe ka rëndësi gjeopolitike për Uashingtonin.
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen tha se vaksinat do të ishin një ndihmë e madhe në luftën e tyre kundër virusit.
“Ne jemi shumë mirënjohës për administratën Biden që na zgjati dorën për të na ndihmuar dhe që vendosi Tajvanin në grupin e parë të vendeve për të dhuruar vaksina. Ne gjithashtu falënderojmë tre senatorët, të cilët janë të pranishëm këtu, në përpjekjet e tyre të mëdha për të ndihmuar. Janë kohë të vështira për Tajvanin dhe ndihma juaj do të gdhendet në zemrat tona?, tha presidentja e Tajvanit.
Vetëm rreth 3% e 23.5 milionë banorëve të ishullit janë vaksinuar dhe pjesa më e madhe e tyre vetëm me një dozë.
Tajvani ka akuzuar Kinën se po përpiqet të bllokojë që në ishull të futen vaksinat e dhuruara. Pekini nga ana tjetër e mohon këtë, ndërsa ka thënë se mund t?i dhurojë Tajvanit vaksinat e prodhuara në Kinë. Por qeveria në Taipei ka shprehur vazhdimisht shqetësim për sigurinë e tyre.
?Unë jam e lumtur të njoftoj se Tajvani do të marrë 750,000 doza vaksinash, si pjesë e dozave të para të dhuruara. Ishte kritike për Shtetet e Bashkuara që Tajvani të përfshihej në grupin e parë që merr vaksinat, sepse ne njohim nevojën tuaj urgjente dhe ne e vlerësojmë këtë partneritet?, tha senatorja demokrate Tammy Duckworth.
?Vitin e kaluar, një pandemi globale erdhi nga Wuhan në Kinë, që u karakterizua nga mungesa e transparencës dhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar nga Partia Komuniste Kineze. Sot, në kontrast dramatik, Shtetet e Bashkuara po drejtojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë. Për të sjellë një lehtësim nga kjo pandemi globale duke dhuruar dhjetëra milionë vaksina shumë efektive në të gjitha pjesët e botës, përfshirë Tajvanin?, tha senatori republican nga Alaska, Dan Sullivan.
Të premten, Japonia i dorëzoi Tajvanit rreth 1.2 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit, duke sjellë dhe reagimin e ashpër të Kinës.
Partia Komuniste e Kinës nuk e ka kontrolluar kurrë Tajvanin, por ajo e shikon këtë vend-ishull si pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se një ditë do ta fusë nën kontroll, edhe me forcë nëse është e nevojshme.
Pekini ka ushtruar presione ekonomike, ushtarake dhe diplomatike mbi Tajvanin në vitet e fundit dhe e mban atë të izoluar nga organet ndërkombëtare, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ishulli është vetë-qeverisur që nga fundi i luftës civile në Kinë në 1949. Tajvani ka flamurin, monedhën dhe ushtrinë e tij, por nuk njihet si vend sovran nga OKB. VOA
Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Norm...
Të dielën, Kosova regjistroi një viktimë dhe 11 raste të rej...
1,8 milionë zgjedhësve u është bërë thirrje të dalin në voti...
Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropia...
Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavir...
Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po flu...
Kalifornia dhe Teksasi, dy shtetet më të populluara në Shtet...
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 m...
Pas kthimit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, në Turqi ...
Një numër i madh i rasteve të korrupsionit, të raportuara qo...
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi t...
Në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet të hapet ‘Muzeu ...
Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi t...
Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qyt...
Nënpresidentja Kamala Harris do të shkojë të dielën në Guate...
Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ...
Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qyt...
Një sasi prej 2.5 ton kanabis është sekuestruar në Spanjë, g...
Dëme kolosale ka shkaktuar zjarri në fabrikën e prodhimit të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...