Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
1,8 milionë zgjedhësve u është bërë thirrje të dalin në votime të dielën (07.06) për zgjedhjen e parlamentit të ri në landin Saksoni-Anhalt. Mund të pritet një garë pikë më pikë mes kristiandemokratëve dhe AfD-së.
Reiner Haseloff duket ekstremisht i nervozuar, ai rrudh ballin e shkund kokën. Që prej dhjetë vjetësh 67 vjeçari me profesion fizikant qeveris në Saksoni-Anhalt dhe sërish është në garë në zgjedhjet e së dielës. Aktualisht ai drejton koalicionin mes kristiandemokratëve (CDU), socialdemokratëve (SPD) dhe ekologjistëve ?Të Gjelbërit”. Por a do të mjaftojnë votat kësaj here për këto parti? Populistët e djathtë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë) janë të fortë. Kjo parti ka qenë gjithmonë e përfaqësuar fort në këtë land. 24 përqind i jepen kësaj partie në sondazhet paraelektorale, kaq shumë vota ka fituar ajo edhe në zgjedhjet e fundit përpara pesë vjetësh.
Në disa sondazhe madje ata ia kalojnë edhe CDU-së. Ndaj Haselhof me fytyrë të tensionuar përsërit në arenën elektorale të Radio-televizionit Rundfunk, atë që ai e ka thënë shumë shpesh: ?Ka një deklarim të qartë: Ky lidhet edhe me personin tim këtu. Unë kam bërë të qartë, se me mua nuk ka bashkëpunim me AfD-në, thotë Haseloff. “Nëse CDU merr një mandat qeverisës, atëherë do të ketë vetëm një koalicion të qendrës me partitë e qendrës.”
Shumë politikanë të CDU-së simpatizojnë AfD-në
Por kjo mund të jetë e vështirë: Koalicioni aktual ? për shkak të përbërjes nga tri parti ? mund ta humbasë shumicën. Vazhdimisht partitë ekstremisht të ndryshme në pozicionet e tyre gjatë qeverisjes kanë pasur përplasje. Nervat janë bërë tel. Jo pak politikanë të CDU-së në Saksoni-Anhalt, kryesisht të krahut më të djathtë brenda degës së CDU-së në këtë land, flasin hapur se do të ishin të gatshëm për koalicion me populistët e djathtë. Haseloff e di, që një hap i tillë do të jepte një sinjal fatal për zgjedhjet parlamentare në nivel federate në shtator me kandidatin kristiandemokrat për kancelar Armin Laschet.
Shpresë për pjesëmarrjen e FDP-së
Sipas sondazheve të fundit, partia liberal-demokrate FDP ka shanse të mira për t’u rifutur në parlamentin e landit. Në një rast të tillë kjo do të ndihmonte, që Haseloff sërish të sigurojë shumicën. Një shumicë dërmuese e zgjedhësve në Saksoni-Anhalt do të preferonte vërtetë një qeveri të drejtuar nga CDU-ja. Por ka edhe shumë skeptikë. Një koalicion prej katër partish, vetëm për ta mbajtur larg pushtetit AfD-në, nuk do të ishte një impuls i mirë as për demokracinë në mbarë Gjermaninë.
Saksoni-Anhalt një terren i vështirë për ekologjistët
Të Gjelbërit që në nivel federate janë në ngjitje, para pesë vjetësh në këtë land arritën me fare pak pikë të përfaqësohen në parlamentin e landit. Ndërsa aktualisht sondazhet flasin për një shifër tek nëntë deri në dhjetë përqind për ekologjistët. Kuotë kjo shumë më e lartë se në zgjedhetj e fundit e madje edhe krahasuar me ndonjë zonë tjetër në Gjermani. Edhe kandidatja ekologjiste për kancelare dhe kryetare e partisë e ka të vështirë fushatën në këtë land. Në paraqitjen e saj në Magdeburg ajo foli për racizmin dhe antisemitizmin që vërehet jo vetëm në Saksoni-Anhalt: Që dje ose pardje këtu dikush është sulmuar, sepse mbante një kipë në kokë, kjo ka të bëjë me realitetin në vendin tonë. E ndaj lipset, që bashkarisht duhet të angazhohemi kundër kësaj. Çdo ditë, në rrugë në vendin e punës.”
Në qytetin Halle në tetor 2019 një terrorist ekstremist i djathtë vrau dy vetë duke tentuar të hyjë në sinagogën e qytetit. Ky akt shkaktoi indinjatë në mbarë botën.
Kundër mbrojtjes së klimës dhe migrantëve është motoja e AfD-së. Përfaqësuesi i kësaj partie në land Kirchner tërheq vazhdimisht vëmendjen me deklarata radikale dhe sulme verbale ndaj njerëzve që kërkojnë mbrojtje në Gjermani. Në një shkrim për gazetën “Volksstimme” ai formulon: ?Njerëzit që kanë emigruar në sistemin tonë social duhet të kthehen sërish në shtëpitë e trye, ata duhet të ndërtojnë vendin e tyre.” Ashtu si shumë përfaqësues të tjerë të partisë së tij ai e kritikon politikën e landit dhe të federatës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Të gjitha partië demokratike, që konkurrojnë në Saksoni-Anhalt e refuzojnë bashkëpunimin me AfD-në. Zgjedhjet në këtë land në qendër të Gjermanisë janë të fundit përpara zgjedhjeve për Bundestagun në shtator, ndaj politika është e fokusuar aktualisht në rezultatet e votimeve në Saksoni-Anhalt. DW
Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropia...
Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavir...
Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po flu...
Kalifornia dhe Teksasi, dy shtetet më të populluara në Shtet...
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 m...
Pas kthimit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, në Turqi ...
Një numër i madh i rasteve të korrupsionit, të raportuara qo...
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi t...
Në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet të hapet ‘Muzeu ...
Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi t...
Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qyt...
Nënpresidentja Kamala Harris do të shkojë të dielën në Guate...
Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ...
Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qyt...
Një sasi prej 2.5 ton kanabis është sekuestruar në Spanjë, g...
Dëme kolosale ka shkaktuar zjarri në fabrikën e prodhimit të...
FBI-ja i ka dërguar urdhër gjykate gjigandit të publikimeve ...
Kina miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac kundër...
Presidenti Joe Biden hodhi poshtë të premten një propozim të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...