Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Talibanët u bënë thirrje të hënën afganëve që kanë punuar ndër vite për ushtrinë amerikane dhe forcat e NATO-s në Afganistan të mos “e braktisin” vendin e tyre të shkatërruar nga lufta, nga frika e ndëshkimit prej grupit kryengritës.
Premtimi i Talibanëve vjen ndërsa mijëra afganë të punësuar, kryesisht si përkthyes, nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate gjatë qëndrimit të tyre pothuajse prej dy dekadash në këtë vend, i frikësohen një hakmarrjeje nga grupi e po kërkojnë të emigrojnë në SHBA.
“Talibanët nuk do t’i trazojnë ata, por u bëjnë thirrje t’i kthehen jetës së tyre normale dhe nëse kanë ekspertizë në ndonjë fushë, t’i shërbejnë vendit të tyre“, thanë përfaqësues të talibanëve në një deklaratë dërguar gazetarëve dhe botuar në faqen zyrtare të grupit të hënën. “Ata nuk do të përballen me ndonjë rrezik nga ana jonë“, thuhej gjithashtu në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate pritet t?i tërheqin plotësisht trupat e tyre nga Afganistani deri më 11 shtator. Uashingtoni negocioi një marrëveshje me Talibanët në shkurt të 2020 për t’i dhënë fund asaj që ka qenë lufta më e gjatë ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara jashtë territorit të vendit.
Ushtria amerikane tha javën e kaluar se kishte përfunduar gati gjysmën e procesit të tërheqjes.
Rreth 18,000 afganë janë në pritje të njoftimeve për viza të posaçme emigrimi për në SHBA ndërsa ka shqetësime se administrata e Presidentit Joe Biden mund të mos jetë në gjendje t’i përpunojë dokumentat në kohë. Presidenti Biden ka qenë nën presion në rritje brenda vendit për të përshpejtuar procesin në mënyrë që të shpëtohen afganë të cilëve u rrezikohet jeta për shkak se kanë punuar për ushtrinë amerikane.
Talibanët shprehen në deklaratë se afganët që punuan për forcat e huaja “pushtuese” ishin “mashtruar” dhe se ata “duhet të tregojnë pendesë” për veprimet e tyre në të shkuarën. Në deklaratë thuhej gjithashtu se veprimet e tyre përbënin “tradhti” kundër Islamit dhe Afganistanit.
“Ne i shihnim ata si armiqtë tanë kur qëndronin në radhët e armiqve, por kur ata të braktisin radhët e armikut e të vendosin të jetojnë si afganë të zakonshëm në atdheun e tyre, nuk do të përballen me ndonjë problem”, thuhej në deklaratë. Megjithatë shtohej aty, nëse afganët në fjalë po përdorin mundësitë për ndëshkim “si një justifikim për të mbështetur çështjen e tyre të rreme për të kërkuar azil, atëherë ky është problemi i tyre dhe jo i Talibanëve?, siç thuhej në deklaratë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, tha të enjten e kaluar se SHBA-të janë ?të angazhuara në mënyrë të posaçme dhe se kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj këtyre afganëve trima”.
“Ne gjithmonë jemi duke kërkuar mënyra për të përmirësuar procesin e vizave të posaçme të migrimit, duke siguruar integritetin e programit, mbrojtur sigurinë tonë kombëtare si dhe duke u dhënë mundësi këtyre afganëve“, tha ai për gazetarët.
Zoti Price shtoi se administrata ka miratuar një rritje të përkohshme të numrit të personelit konsullor në ambasadën amerikane në Kabul për të kryer intervista si dhe përpunuar aplikimet për viza. Kjo, tha ai, do të bëjë të mundur që misioni diplomatik amerikan atje t?u japë zgjidhje vonesave në proces të shkaktuara nga reduktimi i stafit për shkak të COVID-19-s dhe bllokimeve të lidhura me të. Zoti Price tha se administrata ka kërkuar nga Kongresi fonde shtesë për 8,000 viza të tjera speciale migrimi.
Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronaviru...
Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vak...
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me varianti...
Nënpresidentja Kamala Harris po zhvillon një vizitë pune në ...
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ...
Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjor...
Në Kosovë u konfirmuan të hënën dhjetë raste të reja me koro...
Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me që...
Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagos...
Mediat greke kanë raportuar për të tjera detaje në lidhje me...
CDU arriti në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt një fitore m...
Papa Françesku shprehu të dielën dhimbje lidhur me zbulimin ...
Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukoz...
Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel kapërcyen ...
Herën e fundit që Evropa mendoi se ishte pranë arritjes së n...
Të dielën, India ka raportuar 114.460 raste të reja me koron...
Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe Meghan Markle, k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Feriza...
Shtetet e Bashkuara janë zotuar të mbështesin Tajvanin me 75...
Një numër ceremonish u zhvilluan të dielën në brigjet e Norm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...