Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Presidenti Joe Biden ishte të martën në Tulsa të Oklahomës për të shënuar 100 vjetorin e masakrës të vitit 1921 që shkatërroi një komunitet afrikano-amerikan. Më shumë se 300 vetë u vranë dhe qindra shtëpi dhe biznese u shkatërruan pasi një turmë e bardhë sulmoi lagjen.
Biden, duke folur në Qendra Kulturore Greenwood, nderoi viktimat.
“Për një kohë të gjatë, historia e asaj që ndodhi këtu u tregua me zë të ulët, e rrethuar nga errësirë,” tha presidenti.
“Por vetëm sepse historia nuk është treguar me zë të lartë, nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Dhe megjithëse errësira mund të fshehë shumë, ajo nuk zhduk asgjë. Disa padrejtësi janë kaq të tmerrshme, kaq të hidhura, saqë ato nuk mund të zhduken, sado që të përpiqen njerëzit”, tha presidenti Biden.
Gjatë fluturimit për në Tulsa, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti planifikonte “të hidhte dritë mbi atë që ndodhi dhe të sigurohej që Amerika e njihte plotësisht historinë “.
Ajo tha se zoti Biden do që që amerikanët ta dinë historinë e skllavërisë, diskriminimit racor dhe të strehimit në Amerikë.
Më parë, Shtëpia e Bardhë tha se po ndërmerr përpjekje “për të ndihmuar në mbylljen e hendekut të pasurisë racore dhe të rifillojë të investojë në komunitetet që janë lënë pas nga politikat e dështuara “.
Ai tha se qeveria do të akordojë fonde në programe për të zgjeruar blerjen e pasurive të patundshme dhe për të mbështetur biznesin e vogël në komunitete me ngjyrë dhe të diskriminuara.
Zoti Biden është presidenti i parë që mori pjesë në ceremoni përkujtimore për ngjarjet që çuan në shkatërrimin e lagjes në qytetin Tulsa, të njohur si Wall Street-i i afrikano-amerikanëve. Më 31 maj deri më 1 qershor 1921, banorët e bardhë dhe drejtues të qytetit të Tulsës plaçkitën, vandalizuan dhe dogjën lagjen Greenwood.
Presidenti Biden u takua me të mbijetuar të masakrës. Rreth 300 afrikano-amerikanë u vranë, mijëra të tjerë u dërguan në kampe internimi të mbikqyrura nga Garda Kombëtare. Tulla të nxira nga zjarri dhe një pjesë e themelit të një kishe janë ndër gjurmët e pakta ende të dukshme sot nga kjo lagje dikur vitale afrikano-amerikane.
Administrata e zotit Biden do të vihet në provë nga përpjekjet që vazhdojnë për të arritur drejtësi racore. Vetë Presidenti Biden do ta kishte pasur të pamundur të fitonte zgjedhjet, nëse nuk do të kishte marrë mbështetjen e afrikano-amerikanëve, si gjatë kandidimit brenda partisë, ashtu edhe në garën me ish-Presidentin Trump.
Megjithë vëmendjen që po i kushtohet në këtë 100-vjetor, masakra e Tulsës është një temë relativisht e re në debatin publik dhe vizita e presidentit do ta sjellë edhe më në qendër të vëmendjes.
Joe Biden, i cili ka qenë nënpresident gjatë mandatit të të vetmit president afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe po ashtu ka zgjedhur të vetmen grua afrikano-amerikane si nënpresidente, nxori një proklamatë duke e shpallur të hënën ?ditë përkujtimore? për masakrën.
Paraardhësi i zotit Biden, Presidenti Donald Trump vizitoi Tulsën vjet në rrethana shumë të ndryshme.
Pas periudhës së pezullimit të aktiviteteve për fushatë si rezultat i pandemisë, Presidenti Trump e rifilloi fushatën me një aktivitet në Tulsa. Vendimi i tij për të zhvilluar një tubim më 19 qershor, një ditë e shënuar për afrikano-amerikanët, kur ata kremtojnë fundin e skllavërisë në SHBA, u përcoll me kritika aq të forta saqë zoti Trump u detyrua ta shtynte aktivitetin. Një ditë më pas, tubimi u shoqërua me protesta si dhe u dallua për pjesëmarrje të ulët brenda dhe jashtë sallës.
Presidenti Trump arriti në Tulsa në një periudhë shumë të ngarkuar për vendin, disa ditë pasi kishte urdhëruar largimin me forcë të protestuesve nga Sheshi Lafayette para Shtëpisë së Bardhë. Protestuesit ishin mbledhur me thirrjet për drejtësi racore pak javë pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë. Zoti Trump gjatë gjithë presidencës së tij mbajti anën e forcave të rendit dhe u akuzua shpesh për përdorim të retorikës raciste, kur fliste me terma të zymta për zona urbane të Amerikës, që janë përgjithësisht me shumicë afrikano-amerikane./voa
Gjatë një dekade të luftës në Siri janë vrarë rreth gjysmë m...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas i përmbahet qënd...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar diskut...
Ministria e Drejtësisë e Kosovës (MD) synon që përmes rishik...
Autoritetet maqedonase pothuajse në çdo dy javë po bëjnë leh...
Qeveria italiane ka ndarë 50 milionë euro të cilat do të shk...
Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremonitë përkujt...
Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi me preside...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer...
Në qoftë se dhuna dhe krimet e mafies siciliane do të identi...
Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kund...
Në vitin e dytë të pandemisë pronarët e hoteleve të vegjël s...
Pandemia e Coronës po i bën të ndjehen më të vetmuar të rinj...
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka ve...
Shqipëria po tenton me të gjitha mënyrat për të shmangur pag...
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Si...
Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo ...
A ka pasur një aksident në laborator? Çfarë e dallon SARS Co...
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, M...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...