Greqia “qetëson” Serbinë/ Nuk e njohim Kosovën, qëndrimi mbetet i pandryshueshëm
Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,...
Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për një nga momentet më të errëta dhe përgjithësisht të harruara të historisë së Amerikës: masakrën e Tulsës dhe shkatërrimin e një komuniteti vital në 100 vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Vizita e Presidentit Biden të martën, ku ai do të nderojë qindra afrikano-amerikanë të vrarë nga një turmë e bardhë një shekull më parë, ndodh në një kohë kur vendi po kalon një moment reflektimi mbi drejtësinë racore. Vizita do të nxjerrë në pah një kontrast të fortë me sjelljen e presidentit të mëparshëm, i cili ishte vjet në Tulsa.
Zoti Biden do të bëhet presidenti i parë që merr pjesë në ceremoni përkujtimore për ngjarjet që çuan në shkatërrimin e lagjes në qytetin Tulsa, të njohur si Wall Street-i i afrikano-amerikanëve. Më 31maj deri më 1 qershor 1921, banorët e bardhë dhe drejtues të qytetit të Tulsës plaçkitën, vandalizuan dhe dogjën lagjen Grinud.
Presidenti Biden do të zhvillojë takime me të mbijetuarit e masakrës. Rreth 300 afrikano-amerikanë u vranë, mijëra të tjerë u dërguan në kampe internimi të mbikqyrura nga Garda Kombëtare. Tulla të nxira nga zjarri dhe një pjesë e themelit të një kishe janë ndër gjurmët e pakta ende të dukshme sot nga kjo lagje dikur vitale afrikano-amerikane.
Administrata e zotit Biden do të vihet në provë nga përpjekjet që vazhdojnë për të arritur drejtësi racore. Vetë Presidenti Biden do ta kishte pasur të pamundur të fitonte zgjedhjet, nëse nuk do të kishte marrë mbështetjen e afrikano-amerikanëve, si gjatë kandidimit brenda partisë, ashtu edhe në garën me ish-Presidentin Trump.
Megjithë vëmendjen që po i kushtohet në këtë 100-vjetor, masakra e Tulsës është një temë relativisht e re në debatin publik dhe vizita e presidentit do ta sjellë edhe më në qendër të vëmendjes.
Joe Biden, i cili ka qenë nënpresident gjatë mandatit të të vetmit president afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe po ashtu ka zgjedhur të vetmen grua afrikano-amerikane si nënpresidente, nxori një proklamatë duke e shpallur të hënën ?ditë përkujtimore? për masakrën.
Paraardhësi i zotit Biden, Presidenti Donald Trump vizitoi Tulsën vjet në rrethana shumë të ndryshme.
Pas periudhës së pezullimit të aktiviteteve për fushatë si rezultat i pandemisë, Presidenti Trump e rifilloi fushatën me një aktivitet në Tulsa. Vendimi i tij për të zhvilluar një tubim më 19 qershor, një ditë e shënuar për afrikano-amerikanët, kur ata kremtojnë fundin e skllavërisë në SHBA, u përcoll me kritika aq të forta saqë zoti Trump u detyrua ta shtynte aktivitetin. Një ditë më pas, tubimi u shoqërua me protesta si dhe u dallua për pjesëmarrje të ulët brenda dhe jashtë sallës.
Presidenti Trump arriti në Tulsa në një periudhë shumë të ngarkuar për vendin, disa ditë pasi kishte urdhëruar largimin me forcë të protestuesve nga Sheshi Lafayette para Shtëpisë së Bardhë. Protestuesit ishin mbledhur me thirrjet për drejtësi racore pak javë pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë.
Zoti Trump gjatë gjithë presidencës së tij mbajti anën e forcave të rendit dhe u akuzua shpesh për përdorim të retorikës raciste, kur fliste me terma të zymta për zona urbane të Amerikës, që janë përgjithësisht me shumicë afrikano-amerikane./voa
Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi me preside...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer...
Në qoftë se dhuna dhe krimet e mafies siciliane do të identi...
Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kund...
Në vitin e dytë të pandemisë pronarët e hoteleve të vegjël s...
Pandemia e Coronës po i bën të ndjehen më të vetmuar të rinj...
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka ve...
Shqipëria po tenton me të gjitha mënyrat për të shmangur pag...
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Si...
Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo ...
A ka pasur një aksident në laborator? Çfarë e dallon SARS Co...
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, M...
Danimarka u heq sirianëve lejen e qëndrimit, pasi qeveria i ...
Në Kosovë u konfirmuan të hënën pesë raste të reja me korona...
Një avion i kompanisë ajrore Ryanair, që do të fluturonte ng...
Rudolf Elezovic, ish-shefi i policisë së Ulqinit, është zhdu...
Të hënën (31 maj) Komisioni Evropian u propozoi të gjitha ve...
Shërbimi sekret danez i ka ndihmuar shërbimit sekret amerika...
Sot dhe nesër (31 maj – 1 qershor) në Kosovë do të qëndrojnë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...