Pas 25 vitesh, bosi “përbindësh” i Cosa Nostra-s shijon sërish lirinë
Në qoftë se dhuna dhe krimet e mafies siciliane do të identi...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha të martën në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.
Gjatë një konference të përbashkët për media së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Sa i përket qëllimit përfunditar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, tha Palmer.
Në një letër që presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, më 19 prill, presidenti amerikan tha se është i vetëdijshëm që për përmbylljen e dialogut kërkon “fleksibilitet dhe kompromise të vështira”.
I pyetur që të komentojë lidhur me kompromiset e mundshme, Palmer tha se u takon palëve që të diskutojnë dhe të vendosin për to.
“Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga SHBA-ja e BE-ja, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, tha Palmer.
Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer tha se ky asociacion duhet të formohet ashtu siç palët janë marrë vesh.
Lajçak, në konferencën e përbashkët për media me Palmerin, tha se takimet e zhvilluara në Prishtinë ishin të dobishme dhe tha se qëllimi i kësaj vizite dyditore ishte që të sigurohet që takimi Kurti-Vuçiq të jetë i suksesshëm.
Palmer dhe Lajçak më 31 maj zhvilluan takime me liderët institucionalë dhe politikë në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë, por duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, rregullimin e brendshëm kushtetues dhe shtetëror si dhe funksionalitetin e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe BE-së për dialogun është ?i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm?.
Ndërkaq, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan nga Palmeri një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
SHBA-ja, gjatë administratës së Donald Trumpit kishte emëruar Richard Grenellin të dërguar të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Në kuadër të përpjekjeve amerikane për normalizimin e marrëdhënieve, më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë u arrit një marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy shteteve. Kjo marrëveshje, veç tjerash, parasheh disa projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, autostrada mes dy shteteve dhe lidhjet hekurudhore./REL
Në qoftë se dhuna dhe krimet e mafies siciliane do të identi...
Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kund...
Në vitin e dytë të pandemisë pronarët e hoteleve të vegjël s...
Pandemia e Coronës po i bën të ndjehen më të vetmuar të rinj...
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka ve...
Shqipëria po tenton me të gjitha mënyrat për të shmangur pag...
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Si...
Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo ...
A ka pasur një aksident në laborator? Çfarë e dallon SARS Co...
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, M...
Danimarka u heq sirianëve lejen e qëndrimit, pasi qeveria i ...
Në Kosovë u konfirmuan të hënën pesë raste të reja me korona...
Një avion i kompanisë ajrore Ryanair, që do të fluturonte ng...
Rudolf Elezovic, ish-shefi i policisë së Ulqinit, është zhdu...
Të hënën (31 maj) Komisioni Evropian u propozoi të gjitha ve...
Shërbimi sekret danez i ka ndihmuar shërbimit sekret amerika...
Sot dhe nesër (31 maj – 1 qershor) në Kosovë do të qëndrojnë...
Kjo do të jetë certifikata digjitale e vaksinimit që hap rru...
Sekretari amerikan i Transportit Pete Buttigieg tha të dielë...
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka njoftuar se...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...