Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate, dhunës arbitrare të policisë greke e dëbimeve ilegale. Ekspertët kërkojnë një sistem të pavarur kontrolli.
Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në rrugët e Greqisë. Ajo jeton nga viti 2018 në Selanik dhe punon për organizatën “people on the move”. Fjala është për mbështetjen e migrantëve që jetojnë legalisht ose ilegalisht në Greqi. Hope rrëfen, se që nga shpërthimi i pandemisë, gjendja e refugjatëve është keqësuar dukshëm. “Ka dënime për të pastrehët, që qëndruan jashtë gjatë lokdaunit.” Sipas Hope Barker azilkërkuesit janë mbajtur në kampe apo janë burgosur në mënyra të tjera, pavarësisht nëse kishin dokumente apo jo.
Hope Barker është pjesë e organizatës që monitoron dhunën në kufij, “Border Violence Monitorinig Network, BVMN, një organizatë e pavarur që regjistron gjendjen e migrantëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin. Në një kohë që vëmendja e opinionit botërore është përqëndruar në ishujt si Lesbos dhe kampin e ri Mavrovouni, që në media njihet si “Kara Tepe”, policia greke vepron në veri të vendit jashtë vëmendjes së mediave. Ndërkohë migrantët raportojnë për rrëmbime nga policë në mes të rrugës apo nga kampi i afërm Diavata. Jo vetëm kaq. Organizata për të drejtat e njeriut, si BVMN ngrenë akuza të rënda kundër autoriteteve greke të sigurisë. Në gjashtë burgjet e dëbimit brenda Greqisë, ish-të burgosurit raportojnë për dhunë strukturore dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.
Arrestime arbitrare
Shumë migrante dhe migrantë jetojnë në Greqi në rrugë. Në zonat e prostitucionit pranë stacionit të Selanikut ata fshihen natën në shtëpi të braktisura apo trena të dalë nga përdorimi, gjithmonë me frikën e policisë. Frika kryesore: dëbimi ilegal në Turqi, që do të thotë që autoritetet greke i çojnë ata në kufirin e lumit Evros, merren nga kontrabandistë të huaj, që me gjasë bashkëpunojnë me autoritetet greke, dhe dërgohen pastaj në bregun turk. “Unë kam dokumenta. Por na duhet të fshihemi, sepse ndryshe policia na kap.” thotë Reza, një 23 vjeçar nga Afganistani. Në orët e mbrëmjes ai kërkon një vend për të fjetur bashkë me të njohur të tij. “Kam katër muaj që jetoj këtu dhe kërkoj punë, po nuk gjej asgjë.”
Edhe migrantëve, të cilëve iu është njohur azili nuk gjejnë dot punë apo strehim në Greqi. Veç dëbimeve ata kanë frikë edhe nga dërgimi në ndonjë nga burgjet e dëbimit. Një ish-i burgosur i burgut të dëbimit, Paranesti në veriun grek, rrëfen për organizatën, BVMN, se “të burgosurit kanë shumë pak për të ngrënë, atyre nuk u jepet veshje dhe goditen apo ofendohen rregullisht.” Nëse ata ankohen për rojet për këtë gjendje, atëherë vijnë policë të maskuar dhe i rrahin keq. Ai vetë thotë, se është rrahur disa herë.
Hope Barker thotë, se ky nuk është një rast i vetëm. Metodat e autoriteteve greke të sigurisë janë brutale, si në kampe ashtu edhe në burgjet e dëbimit apo kthimet ilegale. Migrantët kanë raportuar për keqtrajtim me orë. “Njerëzve iu është rruar koka. Këto nuk janë thjesht dëbime, kjo është shumë e dhunshme.”
Avokati i Popullit pa mjete dhe kompetenca
Qeveria greke hesht për këto akuza ose i hedh poshtë ato. Avokati i Popullit, Andreas Potakis ka publikuar një raport, ku ai shprehet për disa raste. Ai kritikon mungesën e mjeteve për të kryer hetime më të gjera dhe të kompetencave. Potakis i ka bërë thirrje autoriteteve të policisë të hetojnë vetë këto akuza, por përgjigja që ka marrë është, se hetimet e brendshme kanë konfirmuar, se nuk ka pasur shkelje të ligjit nga policët grekë.
Dimitris Koros, avokat në Këshillin e Refugjatëve të Greqisë kritikon ashpërsimin e ligjit të azilit në Greqi. Policia, sipas këtij ligji, mund të arrestojë edhe azilkërkues me dokumente të vlefshme për shkeljet më të vogla ligjore dhe t’i dërgojë në burgjet e dëbimit, edhe pa vendim gjykate. “Kjo është një botë paralele me sistemin e së drejtës penale”, thotë Koros për Deutsche Wellen. Për të këto ligje janë ekstreme.
Europa si fortesë
Në Greqi po merr formë fortesa Europë. Burgjet e dëbimit brenda vendit, hotspotet e reja në ishuj: Të gjitha këto komplekse të sigurisë së lartë financohen me fonde europiane. Edhe në qendrën e mirëseardhjes dhe identifikimit, Diavata po ngrihet një mur tre metra i lartë, me porosi të Organizatës Botërore të Migracionit, IOM, organizatë e refugjatëve të OKB. Në dokument flitet vetëm për një “gardh”. Në një takim me shtypin të organizuar më 26 maj, Gianluca Rocco, drejtues i IOM për Athinën shprehet se qendrat e mirëseardhjes do të mbeten të hapura. Pyetjes së Deutsche Welles, nëse IOM e di, se gardhi, për të cilin flitet, në fakt është një mur betoni, Rocco i përgjigjet. “IMO administron një projekt, që financohet nga BE. Ky projekt mbështet autoritetet greke në administrimin e 31 kampeve në brendësi.” Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete të ndërtimit dhe mirëmbajtjes. “Ka pasur një kërkesë të qeverisë greke për të ngritur një gardh në Diavata dhe në tre vende të tjera.” IOM e ka vlerësuar këtë dhe e ka informuar Athinën për mundësitë.
Për të mënjanuar shkelje të tjera të ligjit, Hope Barker, aktivistja për refugjatët kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur të kontrollit nga organizatat që e njohin mirë situatën e migrantëve. “Ky duhe të financohet nga Komisioni Europian në mënyrë të pavarur. Përveç kësaj duhet të ketë kontrolle të paparalajmëruara në kufij.” Vizitat e paralajmëruara, si ajo e Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët, UNHCR nuk mjaftojnë për të siguruar, që policët grekë në vendin anëtar të BE, Greqi t’i përmbahen së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi./ DW
Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të pu...
Sipas një hulumtimi, origjina e koronavirusit nuk është naty...
Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifi...
Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish ...
Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-b...
Në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floydit ndërsa mb...
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të ...
SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e k...
Tetë persona janë plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm, ...
Hetimet për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, disa javë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë...
Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras dh...
Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ke...
Antony Blinken përfundoi vizitën e tij të parë si sekretar a...
Ish-senatori John W. Warner nga Virxhinia, i njohur si burrë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të m...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi disa nga krerët e ...
Krerët e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar kryemin...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërku...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të mërkurën n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...