Takim Lukashenko-Putin, në mes të tensioneve të Bjellorusisë me Evropën
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të ...
Në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floydit ndërsa mbahej i arrestuar nga policia në Mineapolis, një ngjarje që shkaktoi protesta në të gjithë botën, ligjvënësit amerikanë nuk kanë arritur ende të miratojnë një legjislacion gjithëpërfshirës të reformës policore.
Nëntë minuta dhe njëzet e nëntë sekonda ? kaq u desh që polici i bardhë të shkaktonte vdekjen e George Floydit ? Ngjarja mobilizoi miliona protestues në të gjithë botën.
Por, megjithë vendosjen e një afati nga Presidenti Joe Biden – Kongresi amerikan është ende duke u përpjekur të miratojë ligjet e reformës policore, që do të mbajnë emrin e George Floydit, pikërisht një vit pas vdekjes së tij.
“Ajo që është e rëndësishme është që kur të arrijë në tryezën e Presidentit Biden, të jetë një ligj thelbësor. Kjo është shumë më e rëndësishme se sa respektimi i afatit. Ne do të punojmë derisa të kryejmë detyrën?, thotë ligjvënësja demokrate Karen Bass.
Pika kryesore e diskutimeve në negociata? Koncepti i imunitetit të kufizuar që mbron oficerët e zbatimit të ligjit nga paditja për shkelje.
?Ne kemi qenë të angazhuar ngushtë me negociatorët dhe palë të tjera në Kongres. Ne gjithashtu kemi respektuar hapësirën që u nevojitet negociatorëve për të patur këto diskutime dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët “, tha zëdhënësja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Ligjvënësit nuk mundën të arrinin një marrëveshje verën e kaluar për të njëjtat arsye, në kulmin e protestave mbi vdekjen e Floydit. Familja e tij e shënoi këtë përvjetor me presidentin Biden mes njoftimeve se Shtëpia e Bardhë po kërkon një marrëveshje me sindikatat e policisë për legjislacionin.
?Ne nuk mendojmë se duhet të jetë njëra palë kundër tjetrës. Të gjithë duam procedura më të mira policore. Të gjithë duam thjesht një polici, ku njerëz si George Floyd të kenë mundësi të marrin frymë pa pasur gjurin në qafë”, thotë Benjamin Crump, avokat i familjes Floyd.
Familja Floyd është gjithashtu duke u takuar me negociatorët kryesorë të legjislacionit – senatorin demokrat Cory Booker dhe senatorin republikan Tim Scott.
“Mendoj se duhet të flas vetëm për atë që kam jam i sigurtë dhe kam besim se jemi duke bërë përparim”, tha senatori republikan Tim Scott.
Nëse miratohet, ligji mund të përfshijë gjithashtu një regjistër kombëtar të shkeljeve të kryera nga policët dhe ndalimin e praktikës së shtrëngimit të fytit dhe bastisjeve pa autorizim./voa
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të ...
SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e k...
Tetë persona janë plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm, ...
Hetimet për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, disa javë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë...
Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras dh...
Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ke...
Antony Blinken përfundoi vizitën e tij të parë si sekretar a...
Ish-senatori John W. Warner nga Virxhinia, i njohur si burrë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të m...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi disa nga krerët e ...
Krerët e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar kryemin...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërku...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të mërkurën n...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Joe Biden d...
Ata ndanë dhimbjen, qeshën së bashku në Zyrën Ovale, dhe fol...
Mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonomin...
Sipas gazetarit Enver Robelli ndryshimi i presidencës së SHB...
Më shumë se gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë...
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i kërkojë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...