Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar kandidatët që do të garojnë për postin e kryetarit në 13 qershor. Një palë zgjedhje që në fakt në finalen e tyre do të rikonfirmojnë Lulzim Bashën në krye të PD-së, i cili ka një proces të kontrolluar, që nga kryesia deri tek degët dhe po i zhvillon këto zgjedhje pa bërë më parë analizën e humbjes fatale të 25 prillit. Ku PD, megjithëse regjistroi një rritje, nuk mundi të rrëzonte Edi Ramën, pas tetë vitesh në pushtet.
Kuptohet përgjegjësia së pari kalon tek kryetari i PD-së, i cili për të ruajtur karrigen, është lidhur pas saj dhe organizon një garë të shpejtë dhe formale, pas gati 20 ditësh, thjeshtë dhe vetëm që të qëndrojë si kryetar.
Por, përtej mungesës së rregullave dhe faktit se turpësisht kryetarin e PD-së e zgjedh Jemin Gjana, pati edhe një detaj.
Ibsen Elezi, një nga djemtë e rritur në Partinë Demokratike, njeriu që tronditi Kuvendin e fundit të PD-së me një fjalim yë fortë drejtuar demokratëve, u përjashtua nga gara për kryetar.
Pse e hoqën Ibsen Elezin?
Ibsen Elezi është një njeri i persekutuar, i rritur në Partinë Demoktratike si kryetar forumi, si kryetar dege, një drejtues lokal. Një nga emrat më të fortë, me karrierë në PD dhe vetëm e vetëm me kontribute. Nuk ia dedikon karrierën e tij askujt tjetër, por rebelizmit të tij.
Ibsen Elezi ka qënë një rebel i cili kundërshtoi ashpër Flamur Nokën, deputetin e Kukësit, për klientelizmin e tij, për paaftësinë e tij dhe për përçarjen që i bëri degës së asaj partie. Sot Flamur Noka nuk shkel dot më në Kukës, për të vërtetat e thëna me zë të lartë nga Ibsen Elezi.
Më pas ai organizoi një protestë të fortë, atë për Rrugën e Kombit. Pra, vendosjen e traut, kioncesionit të dhënë nga qeveria, ku Kuksianët duhet të paguanin pesë euro për të kaluar.
Një protestë e fortë që pati edhe akte dhune dhe dhjetëra të rinj kuksianë u burgosën.
Nga ana tjetër kjo protestë nuk i interesonte Lulzim Bashës. Ky i fundit doli kundër protestës. Nga njëra anë bënte sikur e mbështeste dhe nga ana tjetër i fuste ?shkopinj nën goma?. Është rasti kur familjarët dhe bizneset pranë Lulzim Bashës marrin disa qindra metër katëror prona për bizneset e tyre, tek koncesionari i Rrugës së Kombit. Pra, tek Kastrati, i cili së bashku me Salillarin, ishin subjektet që morën koncesionin e Rrugës së Kombit.
Ibsen Elezi atëherë protestoi, Lulzim Basha kishte pazaret e tij, të familjarëve të tij, të bizneseve të tyre.
Më pas të rinjtë kuksianë u lanë burgjeve dhe Ibseni u braktis, u tradhëtua.
Më tej ai vazhdon karrierën e tij politike me përplasje të forta me Lulzim Bashën, me qëndrime të drejtpërdrejta, si një zë kritik dhe i vërtetë, flet në Kuvend fort dhe i kërkon Berishës të reflektojë, ?Partia Demokratike duhet të jetë e hapur, duhet të ketë ndryshime, PD duhet të jetë alternative dhe jo vasale e Lulzim Bashës?.-kanë qënë fjalët e Ibsen Elezit.
Por, çfarë ndodhi
Pas humbjes së dytë të Lulzim Bashës ai kandidon. Është një demokrat që kërkon të garojë. Një ish-i persekutuar i lindur në internim, por nuk lejohet sepse ka bërë deklarata publike, që pretendohet se kanë qënë kundër qëndrimeve të PD-së.
Por, a mund të ishte Ibseni pro Lulzim Bashës kur ai i tradhëtonte kuksianët për Rrugën e Kombit?
A mund të ishte Ibseni pro Lulzim Bashës, kur ky i fundit i tradhëtonte banorët e Unazës së re?
A mund të ishte Ibseni pro Lulzim Bashës, kur Lulzim Basha flinte dhe ndërkohë shembej Teatri?
A mund të ishte Ibseni pro Lulzim Bashës, kur ky bënte pazare me Edi Ramën dhe ndante pushtetin?
A mund të ishte ky pro Lulzim Bashës, kur Lulzim Basha do të merrte 16 milionë euro, në një gjyq formal, për familjarët e tij?
A mund të ishte Ibseni pro Lulzim Bashës, kur kreu i PD-së shiste mandate deputetësh dhe e mbushte partinë me sharlatanë dhe palaço nga më qesharakët që e çuan opozitën në një humbje për herë të tretë?
A mund të jetë Ibseni dhe të pranojë që Lulzim Basha të jetë 12 vite kryetar i partisë, ndërkohë që deklaronte se do ta kufizonte në tetë vite mandatin e kryetarit?
Prandaj, Ibseni nuk mund të ishte kurrë pro Lulzim Bashës, jo vetëm për këto që thamë ne, por edhe për shumë arsye të tjera.
Ndaj dhe Luli ia ka frikën sepse në një përballje me të do të merrte ndoshta jo fitoren, por Ibseni të paktën do të fitonte moralisht garën, duke ia thënë në sy të vërtetat në çdo takim, në çdo degë demokratësh. Jo duke i bërë gjyqin publik, por duke i thënë ato të vërteta që Lulzim Basha nuk do t?i dëgjojë, por që janë ato të vërtetat që duan t?i dëgjojnë dhe t?i thonë me zë të lartë të gjithë demokratët.
Prandaj dhe Ibseni nuk u la të garonte. Ai u hoq nga gara sepse doli kundër Lulzim Bashës për Rrugën e Kombit dhe pazareve që ai bëri me koncesionarin dhe tradhëtiove që Lulzim Basha iu bëri të rinjve protestues. Doli kundër Lulzim Bashës për pazaret e tij me Edi Ramën duke dëmtuar dhe shkatërruar më tej Partinë Demokratike. Pa folur këtu edhe për shitjen e kësaj tsë fundit tek kryeministri, për interesat e qëndrimin e tij në pushtet, duke përdorur si një mall pazari, thjeshtë dhe vetëm për pasurimin e tij personal.
Ndaj dhe Ibseni është kundër Lulzim Bashës. Ndaj dhe Ibseni nuk u la të kandidonte, sepse Ibseni është i djathtë, nuk është Lulzim Basha. Ibseni është i vërtetë, kurse Lulzim Basha është falso. E pra, të dy nuk mund të garonin.
Por skualifikimi i tij tregoi edhe një detaj tjetër. Lulzim Basha e ka frikë Ibsenin./ CNA.al
Gazetari konfliktual, njeriu i pozicionuar politikisht në kr...
Komisioni Hetimor ka miratuar me shumicë të votave administr...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tr...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar Partinë Demo...
Komisioni Hetimor parlamentar, i ngritur për shkarkimin e pr...
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka mbështetur de...
Komisioni Hetimor i ka kërcitur dhëmbët presidentit Ilir Met...
Pas përplasjeve me amerikanët, presidenti Ilir Meta, duket s...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Komisionit Hetimor p...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rindërti...
Vendimi i DASH-i,t për ish-Presidentin Sali Berisha dhe fami...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se askush nu...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur sot mbledhjen ...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim...
Ish kreu i PD-së të Kukësit Ibsen Elezi ka reaguar sërish di...
Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga, ndërsa komenton...
Ish kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko, ka deklaruar se ...
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Partinë Demokratike....
Skandalozi Sokol Balla kërkon RTSH-në. Mandati 6-vjeçar i dr...
Ka nisur në Komisionin e Ankesave dhe Saksioneve shqyrtimi i...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...